Qentë me të drejta, po njerëzit, skanë të drejtë sigurie
Shkruar nga Avni Tafili
Me ligjet e Kosovës qentë endacakë, qofshin apo jo të rrezikshëm, nuk duhet mbytur. Është krim kundër kafshëve. Dhunë ndaj tyre.
I pyes ligjvënësit: Po dhuna e qenve ndaj njerëzve, çka është?
Brenda vitit kanë ndodhur tre-katër raste, ku qentë kanë sulmuar njerëzit, sidomos fëmijët, e që për pasojë prej tyre edhe kanë vdekur.
E prej tyre që kanë mbetur të gjymtuar.
A jeta e njerëzve është më me vlerë apo e qenve? Kush jep llogari kur qentë mbysin fëmijë?
Shpresoj që edhe shoqatat për të drejtat e kafshëve të reflektojnë, edhe të japin zgjidhje konkrete, meqë janë aq shumë të shqetësuar për qentë e tyre, e ti lënë mënjanë retorikat e tyre absurde.
Le të shqetësohemi më tepër për jetët e njerëzve para jetës së qenve.