02 Maj 2024

Projektet serbe për shpernguljen e shqipetarëve dhe kolonizimi i Kosovës 1918 - 1941

Shkruar nga Mr.sc. Metush Zenuni

I. Si në pushtimet e mëhershme të Kosovës nga Serbia e vjetër, edhe Mbretëria e re SKS, pas vitit 1918, vazhdoi me projektet e saj famëkeqe kundrejt popullit shqiptar per zhdukjen e tyre, shpërnguljen dhe largimin me dhune si janë elaborati i njohur i akademikut serb, Vasa Çubriloviç: "Iseljavanje Arnauta (Shpërngulja e shqiptarëve), i datës 7 mars 1937, pastaj elaboratin e akademikut tjetër serb Ivo Andriç, më 30 janar 1939 etj. 

Ne  keto elaborate, perderisa  historiani akademik serb, Vasa Çubriloviç, ne projektin e tij shperngulja e arnauteve, merret me ceshtjen e shqiptareve ne Jugosllavi, shkrimtari Ivo Andriq merret me ceshtjen shqiptare ne pergjithesi.

Sipas direktivave te akademikeve serbe, Vasa Çubriloviç dhe Ivo Andriç, diplomacia jugosllave kundër qenies shqiptare të Kosovës historike do të mbështetej me vrasje të personaliteteve shqiptare, shpërnguljen e shqiptarëve myslimanë në Turqi dhe sjelljen e koloneve serb, per te ndryshuar perqindjen e popullsise ne Kosove ne favor te serbeve.

Gjate punes sime studimore, jame marre  me analizimin e ketyre elaborateve, te temave qe ato kane ngritur dhe te pasojave qe kane pasur prej tyre sa populli shqiptar, poaq edhe populli serb. Pos Cubrilloviqit dhe Andriqit, projekte te tilla kane hartuar edhe Minstri i jashtem Jugosllav, Ivan Vukotiq, avokati, Stevan Moleviqi etj.

II. Çetshtja agrare ne rajonin e Kosoves eshte e lidhur ngusht me ceshtjen nacionale, perkatesisht me barazine e shqiptareve si qytetar te Jugosllavise se asaj kohe.

Pas themelimit te mbreterise SKS, me 29 nentor 1918, Kuvendi i SKS-se, me propozim te Partise Socialdemokrate Kroate, miratoi konkluzionin mbi reformen agrare ne te cilin konfirmoheshin parimet themelore  dhe jepeshin udhezime per zbatimin e saj ne te gjitha vendet qe kishin hyre  ne perberje te shtetit SKS.

Perderisa ne vitin 1918, 78% e popullsise jetonte me bujqesi, ishte krejt e natyrshme qe reforma agrare te ishte nje nga masat e para te shtetit te ri.

Megjithate reformat agrare nuk ishin te njejta ne te gjitha rajonet dhe per te gjitha kombet. Perderisa ne Serbi behej fjale per sherimin e bujqesise nga plaget e luftes, ne Maqedoni dhe Bosnje – Hercegovine, duheshin zhdukur gjurmet e fundit te feudalizmit Osman.

Ne kete kuader, reforma agrare ne Kosove ishte ne sherbim te kolonizimt te dhe shpernguljes se shqipetareve.

Pushteti serb, permes reformes agrare vazhdoi rikonolizimin e Kosoves, si nje proces i pandashem nga dhuna, terrori dhe shpernguljet qe perdorte pushteti i ri kunder shqiptareve etnik.

Dhuna u shoqerua me shpronesim masiv te fshataresise shqiptare, dhe krahas shperguljes me dhune, kolonizimi i tokave te saj me element sllave te ardhur, ishin drejtime te veprimeve te sinkronizuara  nga qarqet drejtuese te Beogradit, qe synoni krijimin e kushteve per permbysjen e raportit etnik ne viset shqiptare.

Grabitja e tokes se shqiptareve ne favor te elementit sllav, e kishte zanafillen ne vitin 1878, kur serbia pushtoi sanxhakun e Nishit. Ne vitin 1912, teatri i  veprimeve u zhvendos edhe me tej ne drejtim te trojeve shqiptare.

Per pak kohe, qindra familje kolonesh serbe e malazez depertuan ne Kosove te mbeshtetur materialisht  e juridikisht nga regjimi.

Permasat me te medha procesi i shpronesimit dhe i kolonizimit  arriti ne mes te dy luftrave boterore, kur Kosova dhe trevat e tjera shqiptare, te aneksuar me pare nga Serbia dhe Mali i zi, u inkuadruan ne Mbreterine e Jugosllavise.

Ne vitet 1918 – 1941, organet shtetrore, permes reformes agrare, duke shfrytezuar mungesen e tapive, shpronesuan ne mase fshataresine shqiptare, tokat e pjesmarresve ne Levizjen Kombetare, tokat e ashtuquajtura te braktisura dhe kullotat e perbashketa, u sekuestruan gjithashtu dhe tokat qe fshataret i kishin blere te cifligaret gjate Luftes se Pare Boterore etj.

Shpronesimit nuk i shpetuan as institucionet fetare shqiptare, madje nuk u kursyen as varrezat katolike dhe myslimane te shqiptareve. Gjate periudhes 20 vjecare ne viset shqiptare u sekuestrua rreth 300 000 ha toke bujqesore.

Ajo iu dha koloneve sllave te ardhur nga vise te ndryshme te Jugosllavise. Politika agrare konolizuese, sikur tregojne te dhenat qoi ne shpronesimin ne mase dhe ne varferimin e fshataresise shqiptare.

Si pasoje e kesaj dhune, dhjetra mijera familje u detyruan te shperngulen nga atdheu i tyre, per ne  Turqi per tu hapur vend koloneve te ardhur sllav dhe me kete, ndryshoi edhe struktura etnke e popullsise. Keshtu nga 90% qe zinte popullsia shqiptare ne Kosove ne 1912,  ky numer u zvogelua nen 70% ne 1941.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)