07 Janar 2025

Politika e Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor

Dr. Erhan Turbedar

Sllovenia është njëra prej vendeve të rëndësishme e Bashkimit Evropian që mund të ndikoj në zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

Sllovenia është njëra prej vendeve të rëndësishme e Bashkimit Evropian që mund të ndikoj në zhvillimet në Ballkanin Perëndimor. Ky vend, i cili ka marrëdhënie historike, ekonomike dhe politike me vendet e Ballkanit, në njërën anën mundohet të rris ndikimin e saj politik dhe ekonomik në këtë rajon dhe në anën tjetër përpiqet ti gjejë zgjidhje problemeve aktuale në rajon. Herë pas here duket se Sllovenia është në kërkim të veprimit në emër të Brukselin në marrëdhëniet me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Për një kohë të gjatë Sllovenia është duke përsëritur se Ballkani Perëndimor është çështja prioritare në politikën e jashtme të saj. Qeveria e Sllovenisë, e cila më 12 mars 2010 hodhi hapa konkrete në këtë kuadër, miratoi një komunikatë ku shprehet synimi për zhvillimin dhe forcimin e marrëdhënieve me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe që përmban mendime se çfarë duhet të bëjë në drejtim të vendeve të këtij rajoni. Me qëllim të shprehjes së angazhimit dhe marrëdhënieve të saj me Ballkanin, Sllovenia në vitin 2010 u anëtarësua në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

Sllovenia herë pas here mirëpret edhe mbledhjet e përfaqësuesve të lartë të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Posaçërisht nën çatinë e një platforme të quajtur edhe si Procesi Brdo, Sllovenia prej vitit 2010 e këtej organizon mbledhje në nivel të lartë ku shqyrtohen çështjet e rëndësishme në lidhje me Ballkanin Perëndimor. Në ditët e sotme Procesi Brdo është kthyer në një mekanizëm të rëndësishëm që mbanë në jetë prezencën e Sllovenisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Tani është e mundur që interesimin e Sllovenisë me Ballkanin Perëndimor ta shpjegojmë edhe me arsye ekonomiko-politike. Sipas autoriteteve sllovene, investimet e drejtpërdrejta të Sllovenisë në Ballkanin Perëndimor arrin në 9 miliardë euro, ndërsa vëllimi i tregtisë së jashtme të saj me vendet e Ballkanit Perëndimor ka tejkaluar shifrën e 6 miliardë eurove. 18% të eksportit të saj të përgjithshëm Sllovenia e bën në vendet e këtij rajoni. Ndërkaq tani Sllovenia mundohet të rris edhe më shumë fitimet e saj ekonomike.

Kur bëhet fjalë për arsyet politike Sllovenia, duke u nisur nga përvoja e saj historike me ish-Jugosllavinë dhe marrëdhëniet me vendet e rajonit, veten e percepton si një “ekspert të Ballkanit Perëndimor”, ndërsa përpiqet të luaj një rol më të madh në rajon. Kohëve të fundit tërheq vëmendjen edhe vizita e zyrtarëve të BE-së dhe SHBA-së në Slloveni para se të vizitojnë vendet e Ballkanit Perëndimor. P.sh. ish-Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Catherine Ashton, e cila vizitoi vendet e Ballkanit në shkurt të vitit 2010, para se të filloj me vizitë në rajon ajo fillimisht vizitoi Slloveninë. Ndalesa e parë para vizitës në Bosnje-Hercegovinë, Serbi dhe Kosovë në prill të vitit 2010 të Zëvendëssekretarit të shtetit të SHBA-së, James Steinberg dhe Ministrit të Jashtëm të Spanjës, Miguel Angel Moratinos, ishte Sllovenia. Zhvillimet në këtë drejtim janë tregues se Uashingtoni zyrtarë dhe Brukseli e kanë pranuar Slloveninë si një aktor të rëndësishëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Zyrtarët slloven në përgjithësi bëjnë fjalë për nevojën e mbajtjes së gjallë të interesit të shoqërisë ndërkombëtare për Ballkanin Perëndimor që stabiliteti të jetë i qëndrueshëm në këtë rajon. Posaçërisht tërhiqet vëmendja në nevojën për monitorim nga afër të zhvillimeve në politikën e brendshme të Bosnje-Hercegovinës, problemit të emrit që jetohet mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe të problemeve aktuale mes Kosovës dhe Serbisë. Përveç kësaj Sllovenia vazhdimisht tërheq vëmendjen në nevojën për mbajtje të gjallë të perspektivës së anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian me qëllim që stabiliteti në këtë rajon të jetë i qëndrueshëm. Sllovenia gjithashtu shprehë gatishmërinë për ndarjen e përvojave të saj në lidhje me anëtarësim në NATO dhe BE me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Mund të thuhet se Sllovenia kontribuon edhe në punimet për çështjet e sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Ky vend merr pjesë me 300 trupa në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë. Përveç angazhimit të trupave të saj në misione paqeruajtëse në Ballkanin Perëndimor, Sllovenia merr pjesë edhe në udhëheqjen e misioneve të NATO-s dhe BE-së në këtë rajon.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)