09 Janar 2025

Përfitimet nga reklamimi në facebook

Shkruar nga Lulzim A. Beqiri

Reklamat në internet janë mënyra efikase për t’ia përcjellë mesazhin klientëve të mundëshëm, duke ju lejuar që të depërtoni në një klientelë më të madhe dhe duke ulur ndjeshëm shpenzimet e marketimit.

Reklamat në internet jo vetëm që ndihmojnë për të shtuar trafikun në një faqe të caktuar interneti por edhe ndikojnë pozitivisht në shitjet me mënyra tradicionale, pasi shërbejnë si burim për të përhapur emrin dhe iden  e kompanisë ose produktit të cilin ju dëshironi tv reklamoni.

Evuluimi i marketingut ka kaluar përmes tri fazave të cilat marketeret i quajnë, marketing 1.0, marketing 2.0 dhe marketing 3.0.

Marketingu 1.0, ose epoka e orientuar ka produkti, në epoken industriale ku thelbin e teknologjisë e përbënte makineria industrial, marketingu i orjentur shërbente, për shitjen e mallrave dhe shërbimeve konsumatorve që mund ti bleninë ato.

Synimi kryesor ishte që  produktet të përmirësoheshin, për të arritur deri te çmimet sa më të lira, dhe të bëheshin sa më të shitëshme.

Henri Ford thoshte “Çdo klient mund të ketë një makinë të lyer me çfardëdolloj ngjyre që ai dëshiron , përsa kohë që ajo është e zezë.” Pra ky është kuptimi i marketingut 1.0.

Marketingu 2.0, ose marketingu i orientuar ka klienti,  Konsumatorët e sotshëm është vështirë të kënaqen, janë më të mençur, më të vetëdijshëm për cilësinë, çmimin, përmbajtjen, kërkojnë më shumë, harrojnë më vështirë dhe i ofrohen shumë alternativa nga konkurrentë tjerë me oferta të njëjta apo edhe më të mira.

Te marketing 3.0, kompanitë tregun e shohin krejtësisht human me mendje, zemër dhe shpirt, te marketing 1.0, kompanitë tregun e shohin si masa e blerësve me nevoja fizike,  konsumatorë më të zgjuar me mendje dhe zemër e shohin tregun kompanit që aplikojnë marketingun 2.0.

Koncepti i marketingut 1.0, është zhvillimi i produktit, diferencimi te marketing 2.0 dhe vlerat te marketing 3.0.

Marketing 1.0, si parim ka specifikimin e produktit, kurse te kompanit që janë në pozicionin e Marketingut 2.0, parim  kryesor kanë pozicionim të produktit dhe te korporatës, ndresa Marketingu 3.0, parim primar ka misionin, vizionin dhe vlerat e kompanisë.

Ndërveprimi te marketingu 3.0 ka bashkëpinimin e shumë vetave me shumë veta, e që është e kundërta me marketingun 2.0 ku ndërveprimi me konsumatorë është bashkëpunimi një me një, ndërsa marketing 1.0 transaksion një ndaj shumë klientve.

Teknologjia është kudo dhe bashkë me të edhe rrjetet sociale. Nga një kërkim të bërë nga “ Pew Internet “, në gusht të vitit 2012, është gjetur se 69% të rritur nga e gjithë bota, janë të kyqur në rrjetet sociale.

Disa nga rrjetet sociale më të përdorura nga njerëzit janë Facebook-u, duke vazhduar me LinkedIn, Twitter, YouTube, Pinterest, Instagram, Tumblr dhe shume blogje të tjera.

Vetëm në rrethin ku ne jetojmë kemi një shoqëri të gjerë e cila përdorë rrjetet sociale. Imagjinoni sikur ju të kishit një biznes në kuadër të të cilit do të donit të reklamonit oferta të ndryshme, një nga mënyrat më të mira, më efektive dhe më të përodura në kohët e fundit, është marketingu përmes rrjeteve sociale.

Përfitimet janë të shumta sa i përket reklaminimit përmes rrjeteve socioale, sidomos facebook.
Përfitimet janë:

1.    Facebook është webside numër 2 më i vizituar ( pas google.com)
2.    Facebook i lejon reklamuesit  të synojnë  një grup të veçantë të njerëzve
3.    Facebook lejon biznesin  tuaj të ndërveprojnë direkt me klientët tuaj në mënyrë që ju të ndërtoni besnikërinë dhe imazhin e markes .
4.    Facebook është platformë ku mund të përdoret për promovimin e profukteve të reja
5.    Reklamat në facebook janë më fleksibile
6.    Përdoriesit e facebook nuk vizitojnë internetin vetëm për të konsumuar informacione
7.    Reklama përmes facebook vizitohet shumë herë në ditë
8.    Facebook i lejon reklamuesit për të blerë hapësirë
9.    Reklamimi në Facebook mund të jetë shumë i lirë, dhe të arrini audiencën e synuar
10.    Aftësia për të arritur përdoruesit smartphone etj.

Edhe në Kosovë si në çdo vend të botës, facebook luan rol të rëndesishëm në shitjen e produkteve dhe shërbimeve që kompanit kosovare reklamojnë përmes rrjetit social i cili në Kosovë ka mjaft popullaritet, sidomos të pjesa e moshes mesatare.

Facebook ka aktualisht mbi
2 milijard përdorues në mbar botën, dhe ka një kosto të reklamimit rreth 23.7 milijardë dollarë, ka mbi 4.5 milijardë pëlqime.

Në Republikën e Kosovës janë më shumë se 1.1 miljon llogari të hapura në internet që është diku 77% e totalit të popullësisë. Pra është një mundesi e mirë për bizneset kosovare që të rrisin shitjet duke përdorë këtë rrjet social mjaf me ndikim në vendin tonë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)