10 Dhjetor 2024

Për Open Balkan presioni duhet të jetë mbi Serbinë e jo ndaj Kosovës

Shkruar nga Safet Gërxhaliu

Për qëllime hegjemoniste në Ballkanin Perëndimor krijohen iniciativa rajonale të emëruara dhe të riemëruara në forma të ndryshme dhe të gjitha këto iniciativa krijohen shumë më tepër për të penguar se sa për të zhvilluar Ballkanin Perëndimor nga fakti që shtetet anëtare të kësaj iniciative nuk janë të barabarta e në veçanti diskriminohet Kosova qoftë në aspektin politik, integrues, ekonomik, social dhe kulturor.

Bëhen në emër të proceseve integruese e në fakt ato i pengojnë këto procese. Presioni për këto iniciativa e në rend të parë për “Open Balkan” duhet të bëhet nga ana e ideatorëve të kësaj ideje mbi Serbinë që të pranojë Kosovën si të barabartë dhe jo gjithënjë Kosova të jetë e sulmuar për mos pjesëmarrje në këtë iniciativë dhe në veçanti është për t’u brengosur qasja dhe diskursi i kryeministrit të Shqiperisë, Edi Rama i cili çdoherë e fajëson Kosovën për mos pjesëmarrje dhe asnjëherë nuk investon për të bindur Serbinë që të sheh realitetin e Ballkanit Perendimor më ndryshe e në veqanti ta prezantojë këtë ide si kreative, inovative, zhvillimore dhe futurologjike.

Procesi i Berlinit ka qenë një ndër iniciativat më premtuese për Ballkanin Perëndimor që përveq mbështetjes politike për ballkanin perëndimor ka siguruar edhe fonde të shumta për të zhvilluar këtë rajon qoftë në aspektin ekonomik, sundim të rendit dhe ligjit ,kulturor, arsimor dhe të përshpejtojë proceset integruese që Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e barabartë e ndërtimit të Europes se ardhshme dhe jo të jetë pengesë e zhvillimit të saj.

Në Samitin e Procesit të Berlinit të mbajtur në 2020 në Sofje të Bullgarisë dhe pjesësisht në Shkup të Maqedonisë së Veriut, u nënshkruan tri marrëveshje historike për Europën dhe Ballkanin Perëndimor dhe për ardhmërinë dhe fuzioniminë e tyre.
 
E para ka të bëj me agjendën green, e dyta ka të bëj me katër liritë e lëvizjes së personave, mallit, kapitalit dhe shërbimeve në Ballkanin Perëndimor pa bariera dhe e treta marrëveshje ka të bëjë me tregun e përbashket rajonal. Implementimi i këtyre marrëveshjeve do të ishte garancë e një stabiliteti dhe një ardhmërie të sigurt të Ballkanit Perëndimor drejt një Europe të dëshiruar, por si duket ky projekt përmbajtësor e pengojë, Rusinë dhe Kinën dhe dëshiruan ta minojnë përmes Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut duke krijuar të ashtuquajturin "Open Balkan".

Këtë iniciativë nuk e përkrahën: Mali i Zi, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina dhe strategjinë e kësaj ideje nuk e lexoj askush përveq atyre që e dizajnuan qoftë në Moskë, Peking apo Bograd.

Nuk mund të këtë iniciativë rajonale në qoftë se shtetet anëtare nuk janë të barabarta dhe me këtë qasje dhe me këtë vokabular që vjen nga Serbia përballë Kosovës është vështirë të normalizohet.

Serbia ka vendosur 48 baza operuese ofensive nga ato, 28 janë baza ushtarake dhe 20 sosh të xhandarmërisë rreth kufirit të Kosovës dhe askush nuk reagon ndërsa kritikohet Kosova pse e refuzon në një iniciativ të dizajnuar mu nga Serbia.

Nuk mund të zhvillohet Ballkani Perendimor vetëm me rritje të eksporteve të Serbisë në Ballkanin Perëndimor dhe me rritjen e turizmit në Shqipëri e në veçanti shtimin e numrit të   turistëve nga Serbia.

Ballkani Perëndimor është shumë më kompleks përmbajtësor dhe duhet të anlizohet nga një dimension gjithëpërfshirës, racional dhe jo selektiv dhe diskriminues.

Presioni është orientuar ndaj Kosovës dhe është e vërtetë që Kosova s’ka nevojë për politikë refuzuese, por për politikë argumentuese dhe këtë argumentim për barazi që kërkon Kosova në iniciativa rajonale me plotë të drejtë duhet ta mbështes edhe Shqipëria e në veçanti Edi Rama.

Çdo sulm i zotit Rama ndaj Kosovës dhe ministrit Kurti është faktorizim permanent i Serbisë dhe i presidentit Vuqiq, por në dëm dhe në kurriz të perspektivës së Kosovës.

Nuk e kam besuar që Kosova dhe Shqipëria si dy shtete të një populli të ndarë do të jenë aq larg e kaq afër. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)