06 Dhjetor 2024

Patriotizmi është streha e fundit e horrave

Shkruar nga Zejdush Kastrati

Me 1999, gjatë luftës në Kosovë nuk u pata larguar por qendrova deri në përfundim të saj, pra 76 ditë të bombardimeve të NATO-së isha në Gjilan.

Nuk isha në uniformë dhe as që kisha ndonjë armë për të luftuar apo mbrojtur as familjen dhe as vehtën.

Qendrova në Kosovë e nuk ika jashtë, jo pse isha trim, por mendoja se bombardimet e NATO-së, për 3-4 ditë do ta gjunjëzojnë Serbinë dhe do jetojmë të lirë!

Të shumtën e kohës gjatë ditës qendruam bashkë në një shtëpi në lagjen “Banja”, dy mjeke, një  drejtor i një ndërrmarrje shoqërore në Gjilan, dy argjentarë dhe një gazetar i një mediumi, ndërkombëtar, por që ishte i traumatizuar nga koha e izolimit qe kishte përjetuar vetëm disa muaj para luftës.

  Meqë raportoja për një medium afer 20 dite u angazhova edhe unë në ketë profesion dhe takova  edhe dy tre persona aktivistë të subjekteve politike të asaj kohe për të marrr ndonjë informatë se çka po ndodh në teren, por përgjegjia ishte së nuk kanë info për momentin, kurse pas përfundimit të luftes, po të njejtit u rreshtuan në rendin e parë të atyre të luftes!

Nga i vetmi person atë kohë që arrita të marr info për situaten në teren ishte Sadudin Berisha, kryetar i deges se LDK-së në Gjilan i cili edhe në ato rrethana mbante hapur zyrën qendrore në “Gavran,” edhe pse kishte përfolje nga me te ndryshmet për ketë person pse mbante hapur zyren, por unë mbaj mendim shumë pozitiv për ketë njeri edhe sot.

Vetëm fal zotit apo fatit shpetova nga vrasja, meqë përjetova momentin kur me shtrinë për tokë, me vunë kembën në gjoks dhe vetëm pritej zbrazja e një rafali automatiku nga tre serbe paramilitare në Lagjen  “Banja”, tek rruga për Stanishor ku isha me nipin  tim (V. M ) duke shkuar në shitoren e Agimit, por si duket, 100 DM,  që me moren nga xhepi i këmishes, përcaktuan fatin tim të mbesi gjalle!

  Qe te evokoj ate kohe ,me provokoi nje veprim i ketyre diteve ,kur njeri nga mjeket qe ishte pothuaj gjithe kohen me ne, promovoi momentin e marrjes se certifikates si veteran i luftes,gje qe pas nje hulumtumi arrita te njohtohem se edhe mjeku tjeter  dhe  biznesmeni moren keso certifikata , edhe pse te shumten e rasteve qendruam bashke ne nje vend .

  Jam i “ befasuar” se si nuk e paskam  ditur se, ato dite te veshtira,bile jeta ime paska qene ne duare te sigurta !!!

Ju “lumte”, patriota ..!

E urrej shume luften .

  Nuk thuhet rastesisht, patriotizmi eshte streha e fundit e horrave !

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)