05 Janar 2025

Njerëzit që kanë fjet nëpër shilte po udhëheqin me shtetin

Shkruar nga Flora Morina

Na kanë bërë bajat politikën, shkencën, kulturën punën e ekspertit. Gjë nuk është mbet pa u bërë bajatë?

Duke iu falënderua kësaj klase politike dhe këtyre partive  në Kosovë. Shkenca u bë hajgare, hulumtimi cirk?

Këta njerëz kanë mbërri  aq shumë sa që asnjëri prej tyre nuk dinë çka flasin?Flasin për shkencën, flasin përligjet ndërkombëtarët.

Kur të shkoni më konkuru  për punë e shikojnë çfarë mbiemri e ke a po përputhet më ndonjë mbiemër të ndonjë politikani?

Ka të atillë në panel që kur je  duke folur në intervistë e nxjerrin letrën nga xhepi me marr vesh se mos je kandidati që duhet më u përkrahë?

Derisa flisni ata as nuk dëgjojnë se nuk jeni kandidati që duhet t pranohet në punë?

Pothuaj flet badihava se nuk është asajde i bëjnë nga tre pyetje sa për të thënë  dhe të përcjellin!Me të vërtetë çka më lyp në këtë vend me u marr me shkencë kur njerëzit e partive epin mësim ne të, e ata vet e kanë kryer në mënyrë të çuditshme  fakultetin e kanë doktoruar të shefi i tyre partiak. Shefi ia ka bërë vendin në fakultet?

Kur të dëgjosh shefi ta gjen zgjidhjen për punë ose në fund të mandatit të dërgon në përfaqësi diplomatike?

Kur edhe fakulteti i mjekësisë bëhet që çdo kush të regjistrohet s’ka lidhje ndoshta nota mesatare sa me pas ndokënd  të politikës me të shty përpara?Shkenca, arti, politika, fakulteti,  biznesi janë nocione që këta njerëz e kanë bërë lëmsh?Çka din këta njerëz çka është fakulteti?

Madje po thonë  se diploma është sa për sy e faqe se në këtë vend s’ka çka të vyen?

Nuk është e rastit falsifikimi i diplomave mbi 500 sosh në universitetin publik në Pejë edhe kush e di sa janë në UP e lere në ato universitetet publike tjera që janë  hapur nëpër Kosovë me fushata politike? Pse është kjo?Qysh me shpëtua Kosova prej degradimi i mëtejmë?

Sa tragjike me dëgjua tuli njeri tu fol për politik?Paramendoni sa fakultete ekonomike ka shteti  i ynë e sa oda ekonomike ka?Oda ekonomike me emra të shteteve të mëdha e lidhje s’kanë me ekonomin?Se me pas nuk na kish mbytë fukarallëku?

OJQ ekonomike sa të duash me emra të shumtë,  përplot analiza ekonomike a gjendja ekonomike e tmerrshme? Varfëria mos vet?

Kryet të dhembë kur ta dëgjosh një njëri që mban qëndrimin e hekurt  e te tregon se çfarë politike fiskale po donë me bërë Kosova? E çfarë masa ekonomike do të ndërmerr kryeministri?

Në pritje ....? Përderisa një ministër që e ka bërë shefi i vet  thotë se shpejti Kosovën do ta njehë Rumania. Hahahaa, në anën tjetër bredhë masë shefit vet teposhtë e përpjetë më të nëpër dynja me i përkthye...te fletë për liberalizëm duke lexua në internet çka domethënë liberalizëm?

Mos vet deri ku kemi mbërri? Veç rrena është e vërtetë në Kosovë, këtu nuk është vend për të vërtetën?

Është vend i partive dhe njerëzve të varfër që po bojnë politik e populli po i voton me marr vota? 

Njerëz që kanë flejt  nëpër shilte e tash të tregojnë si duhet me zgjidhë probleme sociale ekonomike dhe të tregojnë se çka është shkenca, e ata se din as edukata fizike çka është?

Njerëz të cilët e lan fshatin me llamë e zëvendësuan me llampa moderne, disa kanë ndërtuar edhe shtëpia në pronën  publike universitare e do e kanë shti në punë djalin e vet hiq më pak se profesor universiteti dhe vet ministër për këtë temë?

Askush nuk merr vesh çka thotë e ky njeri pritet me reformuar sistemin  e edukimit! Qysh? Po kujdesin krahas qytetarëve  që e kënaqën edhe për fëmijët e tyre?

Njerëzit e varfër pa punë,  pa asnjë shpresë për të gjet punë kund ? E ata merren vesh se kush në cilin bord dot shkojë në detyrë? S’ka lidhje zanati, krejt kanë bërë fakultet të kryerë, madje Kosova prin  në rajon me mastera te politikës?

Përderisa euron e ka kapluar inflacioni për çdo ditë shporta po vjen tu u reduktua? Po vjen koha e laknurve? e këta tu treguar se mirë po bëhet në Kosovë? Rryma të sos duke u fry fatura? Qysh me pas  mirëqenie sociale në këtë shtet?

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)