Në vend që të eksportojmë produkte ne eksportojmë njerëz
Politika bëhet bajat atëherë kur ska rezultat për qytetarin por ka për individët. Politika bëhet edhe më bajat kur individët bëjnë vepra të shëmtuara dhe përfitojnë prej qytetarëve dhe votës së tyre.
Politika bëhet e dëmshme kur njerëzit ikin nga shteti për shkak korrupsionit dhe ska kush ta ndal atë.
Se gjerat skanë shkuar mirë në politikë te ne këto 15 vjet, edhe kjo po dihet. Por se ka shkuar edhe aq mbrapsht skemi mundur ta marrim me mend?
Askush nuk e dëshiron një politikën e cila sështë politik por interes individual. Nuk është politik apo e mirë publike, ku përfitues janë qytetarët e saj e jo individët.
Se kemi menduar këtë gjë që do të ndodhë në këtë hapësirë të vogël gjeografike ku punësimi është partiak e familjarë, ku partitë protestojnë për vete por jo për qytetarët. Partitë luftojnë pa skrupllt për pushtet e në anën tjetër flasin për demokraci.
Politika e jashtme - diplomaci familjare. Me e keqja prej më të këqijave është protesta për më rrëzua njëra tjetrën e në realitet të gjithë janë të njëjtë.
Jemi mësuar të shohim edhe gjera tjera në një shtet kaq të vogël paramendoni aplikojnë për borde të ndërmarrjeve publike 3000 veta e prej tyre 99% janë partiak, asnjëri prej tyre ska lidhje me profesionin apo në shumicën e raste, për ombudsperson aplikojnë pensionistet?
Këto gjera marramendëse dhe pa kuptim ndodhin në demokracitë tonë të dashur. Kurrë nuk ditën të ndalën duke kërkuar pushtet individual dhe punë familjare, e askujt nuk i shkojë mendja se në Kosovë jetojnë njerëz me 70 cent për ditë. Jeta e përditshme e qytetarëve të varfër është 70 cent, për një pjesë 3 euro për ditë, e pjesa tjetër e vogël 500 euro për ditë?
Si të mendojnë njerëzit pozitivisht në këtë shtet?A mbahet shpresa gjallë që gjen një punë një njëri i cili ska krah politik?
Për çka ai të kryej fakultet? Për çka i duhet atij fakulteti kur punë ska fare? Tjetra a sështë interesant ku mbi 90% e regjistrojnë fakultetin dhe krejt e kryejnë në afat rekord, a nuk është edhe më interesant ku partiakët janë punësuar në UP dhe universitete tjera politike të dalura nga zgjedhjet dhe epin mësim vet?
Deri kur kështu ia kanë mësy?A e din këta përgjigjën ? Asnjëherë deri tash nuk u zgjidhë ndonjë problem i qytetarëve me peshë?
Ska përparim ska gjë ,por ka monopol dhe kontroll të fortë mbi gjithçka?A nuk është interesant ku mediat bëjnë politik dhe mendojnë se ata duhet ti dëgjojnë njerëzit,mblidhen gazetaret e flasin ndërmjet veti për politik?
Gazetarët tentojnë të tregojnë se edhe ata e din politikën dhe kanë harruar se ata janë këtu për të informuar ndërsa për analistë janë shkollat që duhet kryhen ose te kenë përvojat politike.
A sështë interesant kur avokatët që as nuk janë palë procedurale merren me politik dalin e flasin politik e më së paku për avokatur?
Një pyetja çka është ky vend?Për çka po u dashka të gjithë te merren me politik ? A nuk paska nevojë që të punësohen në sektor privat?
A jemi ne duke kërkuar ekonomi tregu apo jemi duke kërkuar shteti partiak e familjar?
Shumë pyetje për tu përgjigjur por askush për këto pyetje të shumta ska përgjigje ?Sepse nuk kanë vakt më u marr më këto pyetje?
Janë duke u pasuruar për vete dhe janë ka hapin vende te reja pune për familjarët e tyre. Ne duhet të mbushën mend sa nuk kanë mbush mend BE dhe SHBA, ose po mbushën mend ose si kem punët mirë.
Në vend të eksportit të mallrave ne po eksportojmë njerëz? Kush nuk ka ne Evropë dhe shtete tjera.
Eksport i njerëzve pa pare duke i lutur shtetet me i pranua azil?Edhe kjo bënë vakti me neve. Deri kur kështu?