03 Janar 2025

Ndarja në blloqe apo profilizon partitë politike në Kosovë

Shkruar nga Kushtrim Gashi

Termat parti e majtë dhe e djathtë në jetën e përditshme i dëgjojmë shpesh nga mediet e shkruara dhe ato elektronike, nga analistet, nga politikanet, e sidomos në fushata zgjedhore. Në të vërtetë cili është dallimi ndërmjet tyre?

Këto terma sipas fjalorit politik të oksfordit kanë lindur gjatë revolucionit francez, ku deputetet që ishin për republikë, kundër monarkisë u uleshin në të majtë të Kryetarit të Asamblesë Kombëtare, kurse përkrahësit e monarkisë, në të djathtë.

Në kohën e sotme e majta më shumë mbështetet në barazinë sociale, ndërsa e djathta në drejtësinë sociale.

Megjithëse me kalimin e kohës ka ndryshuar, e majta më shumë mbështetet nga punëmarrësit dhe nga shtresa e mesme, ndërsa e djathta nga kapitalistet dhe punëdhënësit.

Partitë e majta më shumë janë të lidhur me shtetin e mirëqenies, kurse ato të djathta me tregun e lirë.

Edhe parlamenti evropian ndahet në parti të djathta sikurse Partia Popullore Evropiane dhe parti e majtë, Aleanca Progresiste e Socialisteve dhe Demokrateve.

Në Britani të Madhe, Partia Laburiste përfaqëson të majtën, ndërsa Partia Konservatore të djathtën.

Në SHBA, si e majtë cilësohet Partia Demokratike, kurse Partia Republikane si e djathtë. Demokratet njihen si liberal, ndërsa republikanet si konservator.

Në Shqipëri, e majta identifikohet me Partine Socialiste, ndërsa e djathta me Partinë Demokratike.

Në Kosovë, partitë politike vetëm sa kane filluar të profilizohen. PDK-ja pas luftës është cilësuar si e majtë ndoshta edhe nga shkaku se ishte e afërte me Partinë Socialiste në Shqipëri. Por kohëve të fundit PDK-ja e konsideron veten si të djathte, gjë që e kanë potencuar edhe krerët e saj.

Partia e dytë më e madhe në Kosovë, LDK-ja konsiderohet po ashtu si parti e djathtë. LVV, si partia e tretë në vendin tonë vlerësohet si parti e majtë. AAK-ja, si parti e themeluar në vitin 2000 konsiderohet si parti e djathtë. Nisma për Kosovën ende e pa profilizuar.

Para disa muajsh, menjëherë pas zgjedhjeve, partitë në vendin tonë u ndan në dy blloqe, por ndarje e cila nuk ishte e njëmend. LVAN-i më shumë ishte një bllok i krijuar nga inati se sa një alternative për qeverisje.

Por, çfarë po ndodh tani?

Pas protestave të fundit që më shumë po bëhen për përfitime politike se sa për kauza në cilat po thirren, po shihet qartë se prapë partitë në Kosovë janë nda në dy blloqe.

Ketë herë për dallim nga hera e kaluar kemi bllokun e partive opozitare, të cilat me anë të protestave kanë synim rrëzimin e qeverisë ose në rastin me të keq mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme dhe blloku i partive të pozitës që realisht kanë qëllim mandatin e fituar nga zgjedhjet demokratike ta qojnë deri në fund!

Duke marrë parasysh që partitë opozitare po i udhëheq LVV, si parti e majtë, atëherë a do të thotë kjo se AAK-ja që është në rënie dhe Nisma që është në shuarje janë duke rrëshqitur drejtë një koalicioni parazgjedhor të majtë dhe nën sqetullën e Lëvizjes Vetëvendosje! Tani për tani mbetet të shihet ama rruga që kanë zgjedhur i qon drejtë saj.

Blloku tjetër i përberë nga dy partitë e mëdha, PDK-ja dhe LDK-ja si parti të djathta, por edhe si rivale të përbetuara duket se nuk kanë zgjidhje tjetër pos shndërrimin e koalicionit pas zgjedhor në koalicion parazgjedhor në zgjedhjet e ardhshme lokale apo parlamentare.

Se çarë do të ndodh është akoma herët të dihet, por që tanimë partitë janë ndarë në dy blloqe është mese e qartë dhe mbetet të shihet se si do të rrjedhin ngjarjet më tutje!

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)