08 Janar 2025

Mentalitet i odave

Shkruar nga Zejdush Kastrati

Prezantohet alamet profesoruniversiteti, me titullin,  që shumica  ia kanë lakmi.Vërtet edhekolegët e ish studentët e tij japin vlerësime,  se, profi, ishte dhe  është  ekspert  shumë  i mirë i lendes që ligjëronte në fakultet.

Punoi,  vetëm 4-5 vite pas përfundimit të luftës, dhe u largua(apo e larguan) ngaUniversiteti, me arsyetimin,  që sipas tij,  del, se  nuk pranoi te  ishte vegël e politikajve t shumtë,  t\'i bënin presion për të kaluarstudetë, por,  sa është kjo e verteta, nuk mund të them asgjë.

Meqë,kishte një ordinancë afër shtëpisë sime, isha takuar disa herë,  dhe  gjithnjë, ishte,  shumë i zëshëm e kritik,  ndaj shumë fenomeneve endodhive,  me të cilat,  po ballafaqohet Kosova,  dhe,  ama asnjë herë,  nuk ia kishte zënë goja,  të thoshte,  diçka pozitive, për ketë vend,dhe ketë Kosovë.

Në veçanti, vitin e fundit,  ishte mjaft aktivedhe në rrjetet sociale me  shkrime te shkurtra, me tema shumëaktuale,  të cilat,  në thumb,  kishin Institucione dhe individë ngakasta politike, e që shumë here,  ishin edhe shumë të qëlluara dhe  tëkapshme për opinionin, por nganjëherë,  edhe me,  vlerësime “alla partizançe”.

Kohëve të fundit, nuk isha  takuar, ndoshta,  afërdy muaj,  dhe para disa ditësh,  kur po shkoja  në punë, u ktheva neordinancën e tij, dhe  akoma pa e përshëndetur mire,  ma pritishkurt:”Ku je bre ti,  apo tutesh me u taku me mua apo çka ke humb….”!

“Psete tutem” ia ktheva”. Nuk mu pergjegj fare në pyetjen time, porshtoi:”Paj a po me lexon çka po shkruaj unë dhe  si po i trajtoj temat  me interes për Kosovën dhe vendin”.

”Pse Ju gazetarët poheshtni,  dhe po frikoheni”, ”Fol me  drejtorin tënd ne televizion dhema jepni një emision,  sepse  vetëm unë dij  se si bëhen emisionet emirëfillta ”, e shumë çka foli e foli në superlative,  dhe  gjithnjë në veten e parë, profi,  të cilin në fillim,  vetëm e dëgjoja, sepse  nuklejonte kurrsesi të kyçesha në bisede.

”Eja e pijmë nga një kafenë kafiterinë tonë të  preferuar dhe bisedojmë”,  me tha,  duke mëorinetuar të ulem në tavolinën në këndin e lokalit, dhe akoma pa u ulurmire vazhdoi:  ”Serbia po kthehet në Kosovë,  dhe kjo është një punë ekryeme,  sepse ne,  spo dimë të bëjmë shtet, dhe s\'ka forcë qe e ndal,  këtë proces.”.”Kemi mbaruar,  dhe fajin,  e kanë këta liderë që nuk  kanë ba asgjë, ama asgjë gjatë këtyre viteve të pasluftës”.
   
Ndërkohë  filluan ta thirrnin në telefon,  klientët të cilët interesoheshin përrezultatet,  dhe,  kur përgjigjej profi,  sjellja dhe komunikimi me ta,  ishte shumë miqësor,  por  ndërkohë,  kuptohet, caktoheshin  edhetermine për takime e konsultime.

Më në fund u kyqa edhe unë,  dhei thashë,  se vërtet ke shumë të drejt për shumë qështje e  shqetësime,por nuk është cdo gjë zi.

Sa i përket kthimit të Sërbisë, farenuk besoj, por fatkeqeisht  ka shumë të tillë,  qe kanë mbetur,  me kokëe mendje  nga Serbia,  dhe ndoshta kanë  edhe nostalgji për atë pushtete atë kohë, por unë dyshoj, se  Serbia është ketu mbrenda,  dhe nuk kashkuar akoma, por është mire,  që pos kritikës që gjithnjë po e bejmë,  kuptohet,  duhet  edhe të investojmë e  ta duam këtë vend,  e jo vetemta vjelim e vjedhim,  dhe sejcili,  me punë  e angazhime konkrete, nëprofesionin e vet,  duhet te koontriuboj, për të mirën e ketij  vendi qëështë i vetmi per ne.

“Jane SHBA-të,  ato që  kanë investuaredhe me herët,  por në vaqanti,  këto 15 vitet e fundit në Kosovë,andaj,  mos u brengos profi “i thash, ” sepse,  kjo superfuqi botërore,  nuk lejon,  që ti deshtojnë, këto projekte,  edhe pse ne nuk poveprojmë si duhet”, por, ” ne duhet të këndellemi dhe sejcili ta bëjmëpunën që na takon,  aty,  ku punojmë dhe veprojmë, kuptohet,  edhe dukekritikuar, por  me të vetmin qëllim, që të vetëdijsohemi,  dhe vetëmatehere kur kemi fakte dhe deshmi”.

”Çfare ShBA-je” more ma preu  shkurt,  dhe cfare lirie,  na pruri kjo superfuqi,  kur  a spo e sheh,  se  në cfarë gjendje jemi,  dhe se,  kemi dështuar plotësisht”ma ktheu  profi…

Nuk e zgjati  më shumë,  por u zgjua nga vendi,  dhedolëm  jasht drejt ordinacës së tij,  sepse,  e ftoi dikush,  dhembeta,  që për shumë qeshtje tia shfaqi mendimin tim,  edhe pse,  do takasha shumë vështirë,  sepse, ka kohë,  që  ishte bërë shumë “mediatik”dhe  i kishte hyrë vehtja” në qejf”,  sepse, ate cka e thoshte, profi,sipas tij,  ishte gjithnjë një gjë shumë e vërtet dhe punë e kryeme,dhe  qe nuk  ka vend,  për ta  kontestuar, andaj, u ndamë, jo fortmiqësisht, por pa idhnim.

Meqë është pasionant  i rrjetevesociale,  dhe është edhe lexues i rregullt i shtypit, vendosa  tipergjigjem për disa  qeshtje,  që  me siguri deri me tash, nuk i janëthëneë, por që  mendoj,  se është mire,  ti thuhen:

- Profi, qëpo sheh cdo gjë zi,  gjatë këtij 15 vjeqari, është i vendosur dhe banonnë shtepinë e tij përsonale,  me te mirën,  ne Lagjen e Universitetit,te cilën e ka blerë,  ne perudhën e  pasluftes, e cila për momentin,  mund te llogaritet,  edhe  afër 1 milion euro vlerë.
 
- Profi,  edhe sa ishte në marrdhënje pune në Universitet, por ne veqanti psalargimit nga procesi mësimor kishte ordinancë private,  në të cilën,  sipas nje kolegu te tij,  deri para disa vitesh,  fitonte,  prej 15-2omije euro ne muaj, dhe disponon edhe dy ordinance tjera,  ne dy qytete,  të Kosovës.

- Profi,  për momentin,  vozit veturen xhip, modeli i fundit i prodhimit japonez,  me  vlerë,  mbi 5o mije euro.

-Profi,  ka disa vite, që ka  derguar ne studime,  femiun e tij neSHBA,  dhe kuptohet,  edhe ky shkollim, kushton,  bukur  shtrenjtë.

-Profi,  bënë jetën më luxoze,  se cdo koleg i tij,  dhe ate, është,  frekuentuesi më i rregullt,  i hoteleve dhe plazheve e restoraneve  shume  atraktive anemban bregdetit shqiptar e me gjerë,  te cilat iposton,  edhe përmes fotove, në rrjetetet sociale.

- Profi, qëaq shumë po kritikon  dhe po sheh vetëm” zi e më zi”,  të gjitha,  këtoqë i ceka më lartë,  i ka ba gjatë këtij 15 vjeqari, dhe nuk dua ta luajrolin e prokurorit apo hetuesit,  e ta akuzoj se ka keqpërdor fondeshtetërore apo burime  të dyshimta, por,  se a  ka paguar tatime dhe saka kontribuar me obligimet qe  duhet ndarë nga këto fitime,  për shtetinqe po e vajton aq shumë,  është mire,  që të kalkuloj  njëherë mirë emire,  edhe këtë çështje,  e pastaj, te kërkoj edhe më zëshëm,  llogari,  nga ku gjysmë shtet,  qe  po udhëhiqet,  nga ata,  që më sëpaku,  po e duan,  e më se shumti, po e vjedhin e plaçkitin.

-Dhe për fund,  miku im dhe  i nderuari Prof, unë e di,  se edhe ti e dinshumë më mirë se unë,  se shteti nuk behët me pallavra,  dhe me fjalëtë bukura e mesazhe,  qe krijojnë edhe turbulencë emocionale,  me  ngjyrime  folklorizmi patriotik, por, vetëm,  me veprime konkrete, dukedhënë kontributin personal, mund te reflektojmë,  më së miri,  se sa,  eduam,  dhe si e duam,  këtë shtet,  e këtë vend, për të cilin, japim jetën, vetëm,  kur na zen rakia, daulli e çiftelia,  dhe ate, dikund,  larg frontit te luftës…

Kësaj radhe kaq profi…
 


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)