Media lakuriq
Shkruar nga Saranda R. Shala
Komunikimi si ndërveprim përmes simboleve dhe gjuhës, konsiderohet ndër proceset më të rëndësishme jetësore të njeriut.
Ne çdo ditë komunikojmë në rrugë, në shkollë, shtëpi, kudo që jemi, madje njeriu komunikon dhe me veten e tij edhe në situata më të skajshme të vetmisë.
Mjetet e komunikimit si shtypi, radio, televizioni, internet etj.kanë ndryshuar me kalimin e viteve duke sjellë progres në kulturën dhe shoqërinë tonë.
Esenca e tyre është të përçojë mesazhin apo informacionin qoftë perms komunikimit verbal apo jo verbal, madje ndikimi i tyre është aq i fuqishëm dhe jo kot konsiderohet si Pushteti i katërt në botë.
Përveç kodimit dhe dekodimit të mesazhit, një pjesë e njerëzve fillojnë të krijojnë vartësi nga media dhe televizioni duke qëndruar me orë të tëra pranë ekraneve.Po ashtu jemi dëshmitarë që një pjesë e mediumeve në transmetimet e tyre nuk respektojnë as Kodin Etikë të Gazetarisë.
Transmetohen ngjarje dhune, lajme të paverifikuara, video deri në ndërhyrjet më intime , fotografi që nuk të ngjajnë me një gjendje normaleapo të shendoshë të personit, thjesht sytë e një qytetari nuk po shohin asgjë më shumë sesa një gazetari postmoderne pornografie.
Për të tërhequr opinionin gjithmonë në mode ka qenë zhveshja , por që cullkhanja(lakuriqësia), duhet të shprehet dhe në dhënie lajmesh, ishte vërtet një befasi për opininoin mbarë shqiptar.
Një lloj kombinimi i komunikimit verbal dhe joverbal kemi pas rastin të shohim kohëve të fundit te moderatoret e një televizioni shqiptar, ku të folurit transmetohet tetëdhjetë përqind nga ana e emocioneve, perms gjuhës objektive , shprehësit e ndjenjave, apo dhe shenjave.
Dhënia e lajmeve përmes kthizës dhe pa sytjena ku zbulohen gjinjtë, tregon që tek transmetuesit publik ka rënie në shikueshmërinë e lajmeve, dhe kredibiliteti i tyre ka humbur efektivitetin e tij. Rëndësi më nuk paraqet cilësia e lajmit, por lakuriqësia e lajmit.
Shikuar në një prizëm tjetër më të thellë, veshja jep dhe infromacione të tjera për pamjen. Veshja poashtu zbulon diçka më shumë rreth emocioneve, sjelljeve dhe diferencimit tone.
Ky efekt ka dy anë: se si ndjenjat tona ndikohen dhe se çfarë ndiejmë nga veshja jonë. Një stil i veshjes së moderueseve është i lire apo i detyruar, kjo përveç që i vë në siklet ato, ndikon dhe në rehatin emocionale shpirtëror të individit .Gjendja ekonomike dhe konkurrenca, çfarë nuk i shtyen njerëzit të bëjnë për ti kënaqur sytë e shikuesit.
Nje trendy të tillë nuk përjashtohet mundësia ti ikë as Kosova, pasi kopjimi për të imituar të tjerët qoftë dhe kur janë gabim, është evident gjithmonë. Nga ndikimi i medias, fëmijët dhe të rinjtë shpeshherë janë ata që pësojnë më së shumti. Mos kontrolli i tyre familjar dhe mbivlersimi i aftësive të tyre, se tashmë janë rritur, nuk arrijnë të perceptojnë dot çfarë është e pranueshme dhe çfarë nuk është.
Prandaj duke jetuar në një kulturë, e cila po transformohet dita-ditës, duke jetuar në një shoqëri konsumi, media do të duhej që përveç transmetimit të informacionit, të ketë kontroll në përmbajtjen e programit, pasi televizioni si model mund të krijojë, më tepër imazh në opinionin publik.
/Autorja është e diplomuar në gazetari dhe vijon studimet master në, Psikologji klinike dhe shëndeti/