Maskimi i sllavo-maqedonasve është antishqiptarizmi dhe jo bashkim-vëllazërimi
Shkruar nga Albert Ramadani
Skenat e fundit të Betejes së Kumanovës dhe të protestave të sllavo-maqedonasve (opozitë dhe pozitë) na bën të reflekton fuqishëm se cila është fytyra reale e shtetit sllavo-maqedonas në raport me shqiptarëtA mun d të ekzistojë ky shtet pa shqiptarët? Jo!
A respektohen të drejtat e shqiptarëve? Jo vetëm se nuk respektohen por shteti sllavo-maqedonas praktikon një politikë te fortë të apartheidit ndaj popullsisë shqiptare.
Cila është shpëtimi? Reformat në shtetin sllavo-maqedonas apo ndarja? Ndarja, nga vet fakti se iu dha një shansë këtij shteti me marrëveshjen e Ohrit, ajo nuk u përmbush dhe gjatë viteve ishte vetëm një kufomë e gjallë dhe e pavarrosur e cila përfundimisht ka vdekur me rastin e Betejes së Kumanovës.
Skenat e tmerrshme e ndërhyrjes te forcave polico-ushtarake sllavo-maqedonase në lagjjen e banuar nga shqiptarët në Kumanovë, vrasjet e civilëve nga ana e makinerisë së IRJM-së dëshmojnë fytyren e vërtetë te sllavo-maqedonasve është antishqiptarizmi dhe jo bashkim-vëllazërimi.
Klithmat e shfarosjes së shqiptarëve për një orë të shizofrenës Jankullovska e dëshmuan se barbarët përtej Karpatëve akoma kanë këto instinkte vrasëse për asgjësim të popullit shqiptar dhe për spastrimin etnik.
Por Zaevi? A është më mirë Zaevi sesa Gruevski? Jo! Zaevi është produkt i atij regjimi që në 1997 i arrestoi dhe i burgosi shqiptarët për flamurin kombëtar.
Dëshmia e shtypit se Zaevi është takuar me Gruevskin për të biseduar se cilat do jenë bombat e rradhës tregon të vërtetën se ky skenar i bombave ka qenë një strategji e improvizuar kundër Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, në kuadrin e luftës psikologjike kundër tij.
Zaevi sillet me falsitet. Ai nuk i do shqiptarët, don vetëm ti përdor vetum për të mirën e shpëtimit të krijesës artificiale sllavo-maqedonase.
Si Josip Broz Tito, edhe Titoja i ri Zaevi, me këto protesta të opozitës, synon të shpëtojë me anë të bashkimit të flamujve shtetin sllavo-maqedonas.
Strategjia e tij është sjellja e flamurit shqiptar me flamurin sllavo-maqedonas me anë të shizofrenëve partiakë, siç ishte rastin i nje mashtruesi maqedon me plis, flamur shqiptar dhe flamur sllavo-maqedonas që e kumtuan disa media edhe ato shqiptare.
Por edhe këto protesta dëshmuan fytyrën antishqiptare të Zaevit. U këndua himnin maqedonas, por jo edhe ai shqiptar, ndërsa Zaevi ngushëlloi maqedonasit për policët e vrarë në Betejen e Kumanovës, por jo edhe për shqiptarët e rënë në këtë Beteje.
Gjithashtu, pjesëmarrja e maqedonasve në numër aq i madh në protestat e Gruevskit, prania e flamurit serb në këto protesta dhe mungesa e flamurit shqiptar në këto protesta dëshmon se vellëzër për sllavo-maqedonasit nuk janë shqiptarët, por vetëm serbët dhe së bashku ata kanë një fytyrë antishqiptare me ideo-fashiste.
Shpëtimi për shqiptarët nuk është as Gruevski dhe as Zaevin. Por shpëtimi për shqiptarët në Maqedoni, nje bashkëpunimi dhe harmonimizim me faktorin ndërkombëtar SHBA,BE-NATO.
/Autori, është Hulumtues i Krizave Ndër-etnike në Ballkan/