Mashtrimi me Komuna
Shkruar nga Muhamet Bytyçi
Zgjedhjet e vitit 2014 ishin zgjedhjet për Kuvendin e Republikës. Kishte kaluar një vit nga zgjedhjet lokale, dhe në vend që të mendojë për përmbushjen e premtimeve të nivelit lokal të cilat në vitin 2013 i kishte bërë, Hashim Thaçi tashmë po vazhdonin me premtimet gënjeshtrat e radhës.
Dhe rezultati ishte ai që e pamë. Mbase shoqërisë tonë më shumë po i pëlqejnë rrenat e bukura se sa e vërteta e realitetit të hidhur ku na kanë sjellur pikërisht këto gënjeshtra!
Nuk dua të shtjelloj asnjë premtim tjetër që bëri ishkryeministri Thaçi, përveç premtimit se aty ku ka parë apo dëgjuar se kishte më shumë se 1000 vota iu premtoi komuna të reja dhe punësime në ato komuna.
Premtimi për Komuna ishte një nga mashtrimet më të mëdha që ky person dhe ndjekësit e tij nga PDKja bënë gjithandej Kosovës.
Në fushatën të cilën Thaçi e nisi si zakonisht para kohës së paraparë me ligj, me premtimet sa të mëdha, aq edhe të pamenduara, Thaçi i qëndroi besnik shprehjes thënies sa më e madhe të jetë rrena, gjasat janë më të mëdha të besohet.
IshKryeministri ishte zotuar para banorëve të Rugovës, Gjonajt, Zhegrës, Kievës,Hogoshtit,Komoranit se nuk do të ketë fuqi politike që do të mund ta pengojë formimin e komunave të reja apo më mirë komunave të fushatës.
Qeveria e tij madje kishte folur për themelimin e këtyre komunave të reja. Krejt kjo kishte ndodhur pak muaj para datës së zgjedhjeve. Qytetarët e mjerë të gënjyer e zhgënjyer kishin filluar përsëri ti besojnë dhe ta votojnë.
Partia e Thaçit kishte arritur të mbetej në pushtet në disa Komuna, dhe të dalë e dyta në disa komuna tjera.
Premtimet ishin të lloj llojshme, por premtimi për komuna të reja i mbulonte plotësisht, dhe mashtrimi si i tillë ishte sa masiv aq edhe i admirueshëm.
Thaçi uronte për komuna të reja kudo ku shkonte, apo më saktë manipulonte, sepse edhe Thaçi e di se në Kosove ende nuk është bërë një studim i mirëfillt se sa komuna na duhen, çfare modeli të organizimit lokal duhet te kemi, sa komuna duhet të kemi, sa kanë qëndrueshmëri komunat aktuale, dhe sa kanë mundësi qëndrueshmërie komunat e reja.
Që nga fushata lokale kanë kaluar dy vjet, por rajoni i Hasit me Rugovën e Gjonajn, Zhegrën e Gjilanit, Kievën e Malishevës etj, vazhdojnë të mbajnë statusin e fshatrave.
Kjo sepse vendimi i Hashim Thaçit për to ishte vendim i ngutshëm dhe i pa analizuar, vendim që kishte për qëllim përfitimin e votave, e jo
përmirësimin e jetës së qytetarëve, por mbi të gjitha ishte vendim pa asnjë analizë, joserioz dhe tallës me njerëzit e atyre anëve.
Thaçi atëbotë kryeministër, por edhe kryeministri aktual Isa Mustafa premtonin gjithçka, premtonin kudo.
Thjesht duheshin vota. Vota nga qytetarët tashmë të gënjyer disa herë, por që kishin harruar shpejt nga fakti se media në shërbim të
regjimit portretizonin Thaçin ndryshe, bile i ishin lyer pas disa njerëz te medieve dhe shoqërisë civile që dukeshin aq pervers tek ia shpërlanin dhe maskonin mashtrimet duke provuar të paraqesin përmes tij një ndryshim, një ndryshim për të cilin as nuk angazhohen ata e as që e kanë besuar ndonjëherë.
Mashtrimi me komuna ishte një formë për ta vazhduar pushtetin mashtrues! Për tu realizuar komunat e reja duhet të bëhet plotësimi dhe ndryshimi i Ligjit për Kufijtë Administrativë,Ligji për Vetqeverisje lokale, duhet planifikime buxhetore dhe duhen analiza të mirëfillta për qëndrueshmëri dhe funksionalitet.
Rruga deri të komunat e reja dhe ndryshimet e duhura është e gjatë dhe as që është menduar seriozisht ndonjëherë nga këta qeveritarë. Themelimi i këtyre komunave nuk është sot në planin e dy kryeministrave mashtrues, nuk duket gjëkundi në agjendën e
qeverisë PDK-LDK, qeveri kjo që veç maskimit e gënjeshtrave nuk i ka sjellur gjë të mirë as qytetarëve, as komunave as shtetit.
Megjithëse e dinte këtë fakt, edhe në fushatën e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2014, Thaçi vazhdoi tu premtojë banorëve të disa fshatrave e lagjeve se do tua kthejë vendbanimet në komuna.
Banorëve të Kijevës, që është pjesë e Komunës së Malishevës, Thaçi ua kishte bërë punë të kryer themelimin e komunës.
Ai madje kishte thënë se Komuna e Kijevës dhe funksionimi i saj do të jenë model për komunat e reja të Kosovës. As sot e asaj ditë asgjë nuk është bërë në atë drejtim.
Përveç Kieves, i njejti tregim vlen edhe për Zhegrën, Hasin, Gjonajn, Komoranin, Rugovën e Pejës dhe Hogoshtin.
Thaçi dhe pasusit e tij në vend që të mendonin e angazhoheshin për premtimet e tyre, ata gjithë kohës po merren me Asociacionin e Komunave Serbe, athua se mosthemelimi i tij të jetë problemi kryesor që e kanë sot qytetarët e Kosovës, apo të ketë qënë Asociacioni premtimi kryesor i fushatave të tyre.
Thaçi, tani Ministër i Jashtëm ka harruar premtimet për Komuna, punësim e zhvillim.
Nëse e ndjekim dhe e besojmë logjikën e premtimeve të tij, do të duhej të presim që Hashim Thaçi të jetë bëhet Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, e jo Ministër i Jashtëm, edhe pse fatkeqësisht ai vetëm për të jashtmit punon.