03 Janar 2025

Marre duhet me iu ardhë

Shkruar nga Flora Morina
 
Shpresa u humbë ngadalë, po shuhet edhe vullneti po shuhen ëndrrat për një jetë të mirë dhe dinjitoze në Kosovë, vullneti ka rënë, korrupsioni, varfëria, mos zhvillimi ekonomik problemet sociale e shëndetësore në Kosovë kanë bërë që të zhgënjehen qytetarët e saj.

Lufta për pushtet  e VV dhe pozitës qeveritare vazhdon më një intensitet të njëjtë por asnjëra prej tyre nuk mund të  ngjallin shpresën e qytetarëve të humbur e tretur në rrugët  hungareze.

Shitja e pasurisë, marrja pa pagesë një vjeçare nga ndërmarrjet ku kanë punuar,  shumë njerëz  e  lëshuan  vendin e tyre të punës për shkak se ata nuk mund të sigurojnë fëmijët e tyre që në të ardhmen do te kenë një jetë dinjitoze.

Mjaft më, me familjarizim, shteti u bë si të ishte pronë familjare e këtyre njerëzve të partive politike  pa dallim, askush nuk brengoset për askënd, por si me arrit qëllime me sundua më parën publike dhe me plaçkit sektorin privat.

Me fjalë nuk epet shpresa por me punë, ishte dal edhe presidentja me i vizitua qytetarët, problemi më i madh i saj ishte çka me thanë?

Fjalë dhe retorik boshe a? S’ka më retorik duhet t e ketë veprime  konkrete për të arrit ndryshimin e gjendjes ekonomike, sociale dhe shëndetësore.

Shpresa vdes e fundit, familjet që braktisin  Kosovën morën me vete fotografit apo i bartën në ifon për të pa miqtë e tyre dhe familjarët,  se mendja e tyre ishte katandisur se më nuk kthehen këtu.

Marre duhet të iu vij të ashtuquajturve politikan që kanë bërë pasuri në kurriz të popullit dhe kanë sjellë pakënaqësinë dhe dëshpërimin, çudi ishin dal të opozitës e kritikojshin pozitën ata janë edhe më të këqij se pozita.

Këtu lypset një debat i mirëfilltë ne mes pozitës dhe opozitës për të ndal trenat, autobusët për Evropë jo më kërcënime por me masa premtuese ekonomike të menjëhershme, duhet të ulen dhe të debatojnë në kuvend për të gjet zgjidhje ose propozuar  zgjidhje emergjente duhet të ndalin trendin e familjarizimit të shtetit dhe përftimit nga qytetari, nuk është e rastit pse qytetarët janë lodhur nga nënshtrimi dhe   sundimi partiak.

Nuk mund të imagjinohet lufta për pushtet në një vend ku dëshirojnë qytetarët e saj të lëshojnë shtetin,  kjo  gjendje ngjason si të ishte viti 1990 atëherë ikja ndodhi për shkak dhunës serbe e tash për shkak korrupsionit, pa perspektivës  ekonomike e sociale. Ku të shkojë njeriu sot?

Të dal e të bredhë rrugëve dhe stacioneve të trenave Evropës, kjo s’ka me të vërtetë kurrfarë kuptimi?! Edhe politikanët  e tillë batakçi nuk e meritojnë me votën e qytetarëve, kjo skenë politike ka bankrotuar kaherë politikisht.

Nuk mbahet shteti me hajni dhe me familjarizim e parti, mbahet me punë dhe disiplinë ligjore dhe ekonomike, këto gjera mund të ndalën, kanë mundur të ndalen shumica e gjerave negative por s’ka pas vullnet për të ndryshuar fare asgjë.

Tash jemi ku jemi nëpër rrugët e Evropës në kërkim të një shprese që s’ka gjë as prej kësaj pune !Më rëndësi është se iu bë më dije  njerëzve të këtyre partive se durimi humbi e shpresa kaherë.   
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)