03 Janar 2025

Marketingu telefonik

Shkruar nga Lulzim A. Beqiri

Marketingu telefonik është përdorimi me një synim të caktuar i telefonit, për komunikimin me klientët.

Marketingu telefonik si një instrument i marketingut direkt nuk mund të jetë efektiv sa kontakti i drejtëperdrejt personal.

Marketingu telefonik është shumë me pak i kushtueshem se sa format tjera te marketingut. Dallojm dy lloje të marketingut:

1.    Marketingu telefonik aktiv
2.    Marketingu telefonik pasiv

Nëse marketingun telefonik kryhet nga një ose dy njerëz që kujdesen për të ju telefonuar klientëve, apo klientve potencial që kompania synon ti ketë në listen e saj të blerjës, në interval të rregullt , atëherë  bëhet fjalë për marketing telefonik.

Shitja aktive telefonike ka të bëjë me shitjen e produkteve dhe shërbimeve përmes telefonit, telefonuesi i telefonon konsumatorve duke ofruar oferta special për klientët potencial, dhe rrjedhimishtë ia shpjegon dobit dhe përfitimet që konsumatori do ti ketë me rastin e blerjes së produktit të reklamuar. Dobit e blerjes përmes telefonit janë kosto më e ultë e blerjës, koha më e shpejt për të blerë, transporti i produkteve etj.

Hartimi i tekstit të marketingut telefonik kërkon kohë të njëjtë si të hartohet  një letër reklamuese, andaj duhet kujdes në hartimin e tekstit dhe mundësin e përgjigjjeve që konsumatori kërkon ti jepet në momentet që deshiron ti ketë.

Kompanit të cilat shesin produkte me anë të telefonit, duhet të hartojnë strukturë të bisedes, dhe marketeret e duhet të njohin edhe psikologjin e blersëve, andaj duhet hartuar biseden në atë menyrë që të ndahet i kënaqur konsumatori.

Një bisedë telefonike duhet të ketë këtë përmbajtje:

Ø    Përshëndeteni
Ø    Prezentohuni me emër dhe mbiemër
Ø    Prezentoni kompanin
Ø    Sigurohuni që të jetë personi i duhur
Ø    Drjetohuni bashkëbiseduesit me emër dhe mbiemër
Ø    Referohuni nëse keni bërë telefonat të fundit ose ofertë
Ø    Blerja eventuale
Ø    Arritja e marrëveshjeve eventuale

Përmbledhja dhe marrja e lejës për të përfunduar biseden nëse klienti nuk ka diçka për të shtuar, dhe në fund përsëritni edhe një herë marrëveshjen, pastaj është etike ta falenderoni për kohën dhe blerjen, pastaj përseri merrni leje për ta mbyllur biseden( Johann. G).

Në Republikën e Kosovës, ka mungesë të njerëzve të  cilët janë profesional në menagjimin e shitjeve telefonike, është e domosdoshme që një shites telefonik të ketë parasysh këto elemete:

1.    Zgjidhni fjalë të thjeshta
2.    Mos kushtëzoni
3.    Prezentime të sakta të produktit
4.    Perdorimi i fjalëve positive për produktin
5.    Mos kundershtoni në rast se klienti kerkon sqarime detale
6.    Avantazhet e produktit
7.    Biseda duhet të jetë piktoreske, dhe gjuhësisht e pastër

Marketingu telefonik pasiv është marketingu ku kompania pret që ti telefonojë kompanis,  marketingu telefonik pasiv ka për qëllim marrjen e porosive  nga marketing me katalog, marrja e porosis postare, shitja direkte, shitja e shërbimeve, rezervime, konkurse etj.

Stafi i marketingut telefonik duhet ti ketë disa karakteristika përsonale:

1.    Të ketë zë të këndshëm
2.    Të folur të qartë
3.    Besuëshmeri
4.    Qendrim Pozitiv
5.    Hijeshi personale
6.    Elekuencë
7.    Nivel të lartë përqendrimi

Kur nuk keni mundësi për të takuar një përson, ju sigurisht shfrytëzoni rrugët e tjera të komunikimit. Prandaj përdorni këshillat apo rregullat e mëposhtme për të ndërtuar marrëdhënie dhe komunikim të mirë dhe të qartë edhe përmes bisedave telefonike.

Asnjëherë mos bëni biseda telefonike për biznes pa e ditur saktësisht se për çfarë jeni duke u marrë vesh konkretisht.

Duhet pasur parasysh se shumë barriera shmangen kur takoheni personalisht, por shumë të tjera krijohen nëse e kryeni një punë përmes telefoni.

Kur jeni përballë me bashkëbiseduesin, ju e keni vëmendjen e plotë ndaj tij, për dallim nga kontaktet me email, telefon apo kanal tjetër komunikimi.

Shumica e punëve edhe në biznes sot kryhen përmes telefonit. Por, duhet pasur kujdes që gjatë një bisede telefonike me personin tjetër përqëndrohuni dhe dëgjoni çfarë thotë ai. Sepse, shumica e njerëzve nuk mund ta dëgjojnë se çfarë është duke thënë personi tjetër.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)