05 Janar 2025

Lufta për lista a për Kosovë

Shkruar nga Ilir Desku

Siç duket skandalet në Kosovë nuk kanë të ndalur! Bile bile ato janë bërë pjesë e përditshmerisë sonë sa qe kanë kaluar në një gjë pothuajse krejtësisht normale, rutinë hesapi.

Njejtë sikur ajo tërapia e mjekut, pra nëse nuk degjojmë për një skandal nuk do të na shkon dita mbarë.

Mjërisht kjo është për të ardhur keq se në çfarë gjendje ndodhet Kosova 15 vjet pas luftë.

Kohëve të fundit jemi dëshmitarë të një procesi mjaftë të ndjeshëm, procesit të verifikimit të statusit të veteranëve, invalidëve, dëshmorëve, pjesëmarrësve dhe të internuarve të luftës së UÇK-së.

Për këtë madje u formua edhe Komisioni Qeveritar i cili kishte për detyrë të garantoj korrëktësi dhe përgjegjësi gjatë verifikimit dhe përpilimit të listave.

Edhe përkundër formimit të këtij komisioni qeveritar për verifikim të statusit të veteranëve, invalidëve, po shihet qarte se ka pasur manipulime të shumta me lista.

Në shumicën e listavë kemi emra të atyre qe kurrë nuk kanë qenë në luftë, ndërsa disa nga ata të cilet kanë qenë në vijën e parë të frontit emrat e tyre nuk figurojnë në ato lista, këtu kemi edhe raste kur vet komandantet e disa njësivë nuk figurojnë farë në listë.

Ky proces po vazhdon të kontestohet më të madhe edhe nga shoqëria civile por edhe nga veteranë të luftës të cilët nuk po mund të besojnë se në mesin e tyre ka edhe emra të atyre që kanë qenë larg luftës (dikush nepër pllazhë të Ulqinit e Durrësit, apo edhe në Bllacë), dhe nuk kanë të bëjnë fare me luftën.

Mirëpo ka edhe me keq, ka edhe raste absurde ku në listë figuron emri i përsonave të cilët në kohën e luftës i bie të kenë qenë 8 vjeçar.

Vërtetë qudi!

Në fillim u publikuan vetëm disa lista, por edhe përkundër publikimeve të pjesëshme në rajonet e ndryshme të Kosovës kanë vazhduar kritika dhe reagimi i atyre qe nuk figuronin në listë ishtë i menjëhershëm.

Pati akuza e kundërakuza lidhur me atë se çfarë po ndodh më të vërtetë, pati premtime se do të pastrohen këto lista mirëpo një gjë e tillë nuk po ndodh.

Dhe nuk do mënd së ky proces i verifikimit të veteranëve të luftës së UÇK-së rrezikon të dështojë në tërësi, pasi që listat jo që nuk u pastruan, por u fryen tej masë, në disa raste dhe atë nga vetë komandantët e disa njësive, me ose pa dashjen e tyre.

Gjatë një bisede me një mik timin i cili kishte qenë pjesëtar aktiv i UÇK-së ai me tha se druantë se ndoshta emri i tij nuk do ti figurontë në listë.

Është mekat të degjosh se si ata qe kanë qenë ushtarë kanë dronë se vendin e tyrë në këto lista do ta zë dikush tjetër.

Lind pyetja se a thua sikur në kohën e luftës të ishin kaq shumë ushtarë sa po pretendohet qe janë sot nuk besoj qe do kishim nëvojë për ndërhyrjën e NATO-s dhe aleatëve të saj, sepse Kosovën do ta çlironim vetë.

Është për qudi së si disa komandant nuk po mundkan ti njohin ish ushtarët e tyre.

Apo kjo po i bjen qe as ata nuk kanë qenë farë në luftë, apo edhe më keq, mos ndoshta janë të manipuluar edhe ata????

Shpesh kemi degjuar edhe arsyetimin se janë bërë gabime tëknike në lista.

Do doja që të sqarohëj për publikun se çka do të thotë “Gabim Teknik”.

Me sa e di unë gabim teknik do të thotë kur dikujt ja shkruan emrin ose mbiemrin apo ndonjë date gabim e jo të shpikësh e të fusësh në lista njerëz me emër e mbiemër dhe qe kurrë nuk kanë qenë pjesë e UÇK-së.

Fatëkeqësisht në këto lista kanë hyrë ata qe kanë pasur lidhje familjare me subjekte të ndryshme e qe janë shpërblyer nga partia për kontributin e dhënë pikërisht për parti, të tjerët që kanë dhënë para, ka edhe asi “veteran” qe janë plagosur në ndonjë ahëng familjar. besa besa ka edhe të vetëquajtur invalid të cilët kanë pësuar në aksidente komunikacioni pas luftë.

Është turp që njerëz të cilët asnjë ditë të vetmë nuk ishin në luftë të bëhen të barabartë me ata që gjymtyrët e trupit të tyrë.ua falën lirisë së Kosovës.

Me këtë po kuptohet qe disa paskan luftuar vetëm për përfitime materiale e jo për shtet.

Me këtë po njolloset dhe po fyhet nderi i atyre qe ranë për këtë Kosovë, i atyrë qe lanë gjymtyrët në beteja.

Por një jam i sigurt se lufta e drejtë e UÇK-së dhe e atyre qe luftuan për ta ç’liru këtë vend nuk do të njolloset kurrë nga disa burravecë dhe profiterë të cilët thirrën në emër të vlerave të luftës.

Dëshiroj të besoj se shteti dhe organët gjegjëse do të merren seriozisht me këtë qeshtje dhe manipulantët e vërtetë të ndiqen penalisht për deklarime të rreme sepse në të kundërten do të njollosej imazhi i veteranit dhe invalidit të vërtetë.

Lavdi deshmorëve dhe atyre qe ranë për këtë tokë.
Respekt dhe nderime gjithmonë veteranëve dhe invalidëve të vërtetë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)