09 Janar 2025

Lufta në Siri nuk është kauza e jonë dhe në ISIS

Shkruar nga Erald Selca

Personalisht dhe si cdo njëri normal në ketë botë jam kundër cdo lloj lufte dhune, gjenocidi apo spastrimi etnikë, ka ma tepër se disa vite që në regjimi i kryekriminelit sirian Asad po terrorizon popullatën civile në luftime me forcat opozitare, ku më se keqi po pesojnë si zakonisht në luftra civilet e pafajshëm fëmijët, gratë, pleqtë etj.

Qëllimi i këtij shkrimi tim sensibilizues është një reagim ndaj atyre që mobilizojnë rininë tonë të shëndoshë SHQIPTARE- europiane e paster si loti, të padjallëzuar për të luftuar për ideale dhe kauza të huaja të cilat nuk kanë bejnë fare me ne me popullin shqiptar, me popullin tonë i cili është një nga kombet më vjetër në botë se bashku me irlandezet, latinet dhe arabet .

Shqipëria dhe viset e saja gjinden mu në mes zemres Europes, por si komb i vogël por trim gjithmonë kemi kaluar nëpër katrahura pushtime përendimit dhe lindjes ama përkunder kësaj e kemi ruajtur identitetin tonë kombëtar as romaku,as bizantini,osmanllinjet, bullgaret,grekët,serbosllavet dhe nazifashistet nuk munden të na tjetersojnë në idealet tona, pavaresisht se me 1878 dhe në vitin e mallkuar për ne 1913 na copetuan trevat tona etnike në dëmin tonë dhe në të mirë të fqinjeve, me te drejtë shkrimtari ynë me famë botërore  Ismail Kadare vitin e kobshëm për ne shqiptarët, vitin 1913 e quan viti i mbrapshtë në një nga romanet e tij mbreslenës dhe me faktografi dhimbshme historike .

Partite politike me orientim fetar do duhej ndaluar se funksionuari te ne .

Do dëshiroja shumë që në kisha, xhamia sinagoga bashkësitë protestante-evangjeliste të mobilizohen aktivistë të ketyre partive me orientim fetar, që këta mobilizohen për ndihmë fëmijëve jetim, jetimave të dëshmorëve te atdheut, nënave në nevojë ose të ndihmohen trevat tona në Kosovë Lindore psh Presheva ka nevojë madhe për një maternitet, pasi nënat e motrat tona duhet ikin lindin në Vranjë ose Beograd, pasi Tirana zyrtare dhe Prishtina janë dehur nga pushteti, paraja lukset, ne si popull dhe komunitetet fetare prioritet gjithmonë duhet ta kemi ceshtjën kombëtare është derdhur gjaku lumë për një te ardhme më te mirë, më te ndritshme të integruar mes veti dhe me mireqenie dhe pa paragjykime mes nesh .

Ka shumë për të shkruar me brengos fakti që mesin tonë cdo ditë e me shumë po kemi ekstremista fetar të krishterë dhe musliman, dhe shumë më pak idealista e nacionalista devotshëm shqiptar, vetëm idealet kombëtare nacionalizmi ynë qytetar na shpëton nga gojët e ujqëreve ballkanikë dhe anadollak,kombi shqiptar shquhet për tolerancë ndërfetare dhe këto besime janë begati kombëtare e jona, për ketë mirëkuptim ne nuk kemi pasur kurrë larg qoftë luftra fetare bota na admiron për ketë vlerë tonën.

Luftrat në Siri, Kurdistan, dhe konfliktet argjentinase -angleze për ishujt Folkland nuk janë kauza tona, duhet ndalohet rekrutimi i të rinjëve kjo ftese e sotme më kujton atë që kemi kaluar nën egersinë osmane ku me mijëra djemë shqiptar dhe vajza lanë kockat shkretëtirave Azisë, Afrikes dhe haremeve Sulltaneve dhe vezirëve imoral osman .E pafalshme lufta per Isis vrasjet e dhjetra shqipetareve atje .Keto nuk jane kauza te tona .

Ta ruajme rinine tone te mos vritet kot,  Laiciteti duhet ruajtur askush nuk do duhej guxon të provokojë situata dhe konflikte, elementet radikal fetarë cilitdo besim duhet survejuar nga shteti ne jemi shqiptar dhe tjerat janë plan dytë apo tretë .

Sa me shume tolerant mes vete,  e te pakompromis me armiqet e Kombit .

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)