Llogariadhënia Institucionale
Shkruar nga Avni Tafili
Mungon llogaridhënia në shoqërinë tonë. Veçanërisht nga udhëheqësit e saj.
Nëse qeveritarët nuk japin llogari ndaj organeve zbatuese të ligjit dhe organeve të drejtësisë, që janë të parat të përgjigjen, edhe të qeverisurit do të gjejnë forma për ti ikur llogaridhënies.
Dhe kanë arsye ti shmangen kur udhëheqësit e tyre janë të korruptuar, edhe të udhëhequrit rrjedhimisht korruptohen.
Sepse korrupsioni bëhet e vetmja formë për të funksionuar gjërat.
Do të kërkoja nga organet gjegjëse të hetojnë burimet e pasurive të qeveritarëve, pushtetarëve.
Sa kanë dhe si e bënë. Të arsyetojnë të hyrat e tyre.
Edhe nëse kanë ndryshuar emrat e pronarëve, le të kerkojnë llogari nga të emëruarit e tyre.
Ata që janë të thirrur të merren me këto çështje janë në dijeni se çpo ndodh e çfare bëhet.
Ky është hapi i parë i luftës kundër korrupsionit dhe keqpërdorimit të parasë publike. Gjërat tjera janë thjesht fjalë që i merr era.