03 Janar 2025

Lista serbe dhe dialogu Kosovë - Serbi

Shkruar nga Blerim Burjani

Lista serbe është produkt i dialogut dhe investimit politik nga dialogu Kosovë –Serbi dhe BE, kjo listë ashtu si është emërtuar edhe ashtu vepron si listë e Serbisë apo zëdhënës i Serbisë në Kosovë.

Interesi i komunitetit pakicë serbe në Kosovë nuk mund të zhvillohet duke pyetur për gjithçka Serbinë, se kjo po nënkupton së është Serbia e involvuar në Kosovë, në dialogun e ardhshëm në Bruksel duhet të  thuhet nga përfaqësuesit politik të Kosovës pra në bisedime se serbët e Kosovës nuk kanë nevojë te kenë zëdhënës politik në Kosovë përmes listës serbe.

Politika zyrtare e Beogradit pretendon që përmes kësaj liste të veprimit serbë në Kosovë to bëhet hisedar në Kosovë dhe te jetë frenuesi kryesor i zhvillimeve  politike etnike dhe ekonomike e në Kosovë.

Ka shumë gjera që priten të diskutohen por ajo që është e pa pranueshme dhe duhet bërë më dije Serbisë në dialog është të ndalet me veprimet e veta që  të bëhet hisedar në vendimmarrje në Kosovë përmes shfrytëzimit të serbeve  të Kosovës, kjo nënkupton që strukturat paralele të Serbisë  që kanë vepruar në Kosovë janë legalizuar me pjesëmarrje të serbeve lokal në zgjedhje dhe themelim të institucioneve lokale dhe atyre qendrore.

Serbët janë komunitet pakicë sikurse edhe komunitetet tjera pakicë,  por shumë të privilegjuara.

Politika serbe në Beograd  duhet të ndryshojë thellësisht në këtë mënyrë, s’është bërë asgjë vetëm po i bie që Serbia të legalizohet në Kosovë përmes ndikimit të saj me serbët lokal, këto lojëra që ngjasojnë si në kohën e monizmit ku serbet kosovar janë shfrytëzuar për shumë gjera dhe në mënyrë të pamëshirshme nga Beogradi, ata dikur shitnin toka dhe simulofshin ikjen nga Kosova  e tjera.

Këto gjera dhe lojëra të vjetra serbe duhet të ndalen, kjo pasqyrë apo fotografi  i takon një kohe të errët  të historisë  ne mes dy popujve.

Ky veprim tutor  i Serbisë  tek serbët kosovar  nuk japin shpresë fare së do të ndërrojë politika lokale serbe në Kosovë, ata mbetën zëdhënës të Qeverisë serbe në Kosovë dhe problem i vazhdueshëm në Kosovë, ata problemin duhet të zëvendësojnë më zgjidhje të largohen nga politika e Serbisë dhe synimet nacionaliste të saj në trojet ballkanike për të punua  në institucionet e Kosovës.

Puna në institucione të Kosovës  e mëndët në Beograd është e pa pranueshme, sepse Beogradi përmes listës serbe  dëshiron të arrij objektiva të saj në Kosovë, kjo gjë duhet ti bëhet e ditur në Bruksel palës serbe, kjo shihet qartë se  pa e  njohur Serbia shtetin e Kosovës s’ka gjë prej kësaj teme, lojëra dhe ëndrrat  për Kosovën do ti vazhdojë.

Mund të ndodhë përshkallëzimi i raporteve me listën serbe sepse ata kanë paralajmëruar se nuk do të jenë më në Qeverinë e Republikës së Kosovës po që se ata vazhdojnë ta vizitojnë Beogradin për të marr instruksione dhe urdhra të Beogradit,  atëherë ky investim i BE është i pa vlerë sepse ata se kanë  ndërmend fare të kontribuojnë në shtetin ku ata jetojnë por për hegjemonin serbe dhe ëndrrat serbe në Ballkan për uzurpim tokash.

Andaj pakka këtu shpresë BE ose fare, s’ka gjë prej kësaj teme ata do të vazhdojnë lojëra më të gjithë, natyrisht edhe me BE me intensitet të njëjtë dhe pa kurrfarë pauze, atëherë se vlen barra qiranë me u marr me hegjemoni serbe dhe ëndrra për territore dhe pretendime absurde serbe, pra kërkohet ndërrim i qasjes politike nga BE për të bindur Serbinë të heq dorë prej ndikimit në jetën e qytetarëve serbë në Kosovë sepse në të kundërtën nuk shihet ndonjë relacion shtensionuese në  rajon.

Ka shumë pak gjasa të ec përpara dhe të ketë sukses ky dialog më këtë qasje të Serbisë për Kosovën, kjo është vetëm me provua por këtu duket se nuk ka seriozitet fare.

Por për këtë BE duhet të marr masa dhe të i tërheq vërejte  Serbisë për të ndal këtë lojë, këtu s’ka gjë, pra nuk ka ndonjë shpresë që do te ketë ndalje të lojës serbe për Kosovën ata vazhdojnë të tallën me BE sepse asnjëherë s’do të bëjnë asnjë veprim të vetëm për të ndikuar që serbët e Kosovës te jetojnë të qetë nga politika ndikuese në jetën e tyre.

Skenat televizive që u panë me kryeministrin serb nuk epin asnjë shpresë të vetme se ata do të integrohen ndonjëherë në jetën institucionalet të Kosovës  por vetëm se janë të interesuar për ndarje dhe probleme tjera.  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)