09 Janar 2025

Lindja, zhvillimi dhe shuarja e biznesit të vogël në Kosovë

Shkruar nga Lulzim A. Beqiri

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM), përbëjnë shtyllën kurrizore të ekonomisë së Kosovës. Sipas të dhënave të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK), në fund të 2011, NVM-të (përfshirë ndërmarrjet mikro) përbënin rreth 99,97% të të gjitha  bizneseve që veprojnë në vend.

Një aspekt i rëndësishëm për t’u shqyrtuar është edhe gjendja e hyrjes dhe daljes nga tregu i biz­ne­se­ve, përkatësisht regjistrimi dhe shuarja e tyre. Shqyrtimi i regjistrimeve dhe shuarjeve është tregu­es i ecurisë së zhvillimit të bizneseve në periudha të ndryshme.

Bazuar në të dhënat e Agjencisë së Regjistrimit të bizneseve, tregon se në vitin 2001 kemi pasur një regjistrim të bizneseve në total prej 10530. Ndërsa në vitin 2002 vërehet një rritje e regjistrimit që kap shifrën prej 14318 biznese të reja dhe në këto vite kemi vetëm dy shuarje te bizneseve.

Sa i përket vitit 2003, në raport me vitet paraprake kemi një rënie të regjistrimit të numrit të biz­ne­seve për shkak se atë vit është bërë regjistrimi i bizneseve nga të përkohshmet në të përhershme dhe ndërrimi i certifikatave nga ato të përkohshme - në ato të përhershme ka bërë që edhe regjistrimi i bizneseve të reja të bijë, ku janë regjistrime të reja gjithsej 2160 biznese.

Pastaj në vitin 2004 sërish fillon një lindje-rritje e dukshme e numrit të bizneseve të reja, ku janë te regjistruara 6460 biznese te reja. Derisa vërejmë se në tri vitet e fundit kemi një numër përafërsisht të njëjtë të regjistrimeve të bizneseve të reja.

Nga numri total i ndërmarrjeve vërehet se aktivitet ekonomike më të preferuara janë: tregtia me 33826 ndërmarrje (45,4%), transporti dhe telekomunikacioni me 9641 (12.95%), hotelet dhe restorantet me 7230 (9.7%), industria përpunuese 6976 (9.4%), ndërtimtaria me 4418 (5.9%), aktivitetet tjera shoqërore (sociale) dhe personale 4121 (5.5%), pasuria e patundshme dhe dhënia me qira me 3788 (5.1%) dhe aktivitetet tjera përfshijnë pjesën e mbetur në shkallë më të vogël. 

 Shuarja e bizeseve të vogla

Si pasojë e vështërsive dhe pengesave të vazhduëshme shumë biznese në kategorin e NVM-ve, janë detyruar të shuajnë aktivitetin e tyre afarist.

Duke filluar nga viti 2002 kanë filluar problemet e NVM-ve, edhe pse në këtë vit kishim vetëm dy ndërrmarrje që i dhanë fund funksionimit të tyre, pastaj kriza fillon në vitin 2013 ku kërkes për shuarje të bizneseve kishte rreth 995 NVM, viti 2004 kishte 1228 biznese të falimentuara, pastoj vërehet rritje e vazhdueshme e shuarjeve të bizneseve.

Për dallim nga viti 2006 që ishin shuar 1508, viti 2007 ka pas ngadalsim të shuarjeve, si pasojë e përmirësimit të të bërit biznes. Pastaj vitet në vijim kanë qënë relativisht stabile, në vitin 2011 kanë falimentur vetëm 964 NVM, viti 2012 dhe 2013 ka  një trend të rritjes së vështërsive në biznes, për pasoje në këto vite falimentuan mbi 2700 biznese.


Sa i përket shtrirjes së ndërmarrjeve të reja nëpër komuna në tremujorin e katërt të vitit 2009 mbizotëron Prishtina me 528 sosh, (shprehur në përqindje 29.2%), pastaj Prizreni me 160(8.8%), Ferizaj me 134 (7.4%), Gjilani me 131 (7,2%) dhe komunat tjera që kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të reja.


Sipas Administratës Tatimore të Republikës së Kosovës (ATK-së), deri në shtator të vitit 2010 numri i bizneseve të cilat janë pajisur me numër fiskal është 61.114, prej tyre 55.193 janë dhënë për biznese ndërsa 5.921 për persona fizik. Deri në shtator të vitit 2010 janë fiskalizuar 4.045 tatimpagues (B-MVM) me gjithsej 5.538 pajisje elektronike fiskale.

NVM-të në raport me punësimin në Kosovë

Shumica dominante e bizneseve të regjistruara janë mikro-ndërmarrje (1 - 9 punëtorë), po ashtu edhe numri më i madh i të punësuarve është në këtë kategori të ndërmarrjeve, ku sipas numrit të punëtoreve të regjistruar në ARBK në këtë kategori janë 171393 punëtorë apo 62.9%.

Në ndërmarrje të vogla janë të punësuar 23380 punëtorë apo 8.73 %, në ndërmarrje të mesme janë të punësuar 22026 punëtorë apo 8.58 %, që do të thotë se vetëm në sektorin e Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të Mesme janë të punësuar gjithsej 216799 punëtorë që shprehur në përqindje përbëjnë 79.59 %.

Në ndërmarrje të mëdha (mbi 250 punëtorë) është një karakteristikë e veçantë, vlen të ceket se këtu janë të regjistruara edhe ndërmarrjet shoqërore dhe publike (KEK, PTK etj.) dhe me gjithë këtë në ndërmarrje të mëdha janë të punësuar 55658 punëtorë apo 20.42% e të punësuarve në bizneset e regjistruara.

Duke pas parasysh se në institucionet publike janë të punësuar 75 886 punëtorë, del se Ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme bëjnë pjesë me 62.24% në totalin e të punësuarve në Kosovë.

Barrierat e paraqitura për NVM-të në Kosovë

Barrierat dhe pengesat me të cilat përballen bizneset gjatë zhvillimit të aktivitetit të tyre ditore përbëjnë aspekte të ndryshme dhe janë të lloj-llojshme.

Ndër vështirësitë më të shpeshta me të cilat ballafaqohen bizneset në aktivitetin e tyre ditore operacionale është rryma elektrike, infrastruktura e keqe, konkurrenca jo lojale, mungesa e sundimit të ligjit, si dhe niveli i lartë i taksave.

Në bazë të hulumtimeve periodike që i bënë Agjencia për Mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe në bazë të hulumtimeve që i kanë bërë institucionet tjera si ato vendore ashtu edhe ndërkombëtare, gjithashtu dhe në bazë të hulumtimit tim personal ekziston një pajtueshmëri e gjerë mes të gjithëve, se barrierat janë të shumta dhe të natyrave të ndryshme dhe atë:

Kamatat

Kamatat e larta mund të vlerësohen që janë njëra ndër barrierat që çojnë në vështirësi të mëdha dhe të cilat mund të jenë si faktorë kontribues në falimentimin apo krijimin e vështirësive të shumë ndërmarrjeve, qofshin ato të mesme, të vogla apo edhe të mëdha.

Sistemi bankar i Kosovës përmbylli vitin 2010 me profit neto prej 32.8 milionë euro, që është për 29.9 % më i lartë sesa ai i vitit të kaluar.

Duke marrë parasysh se në vitin 2009 kishte zvogëlim të profitit neto në sistemin bankar, rritja e profitit në vitin 2010 tregon për përmirësim të dukshëm në performancën e këtij sistemi.

Performanca e sektorit bankar të Kosovës shënoi përmirësim gjatë vitit 2013. Profiti neto i sistemit bankar arriti në 26 milionë euro, nga 18.5 milionë euro sa ishte në vitin 2012.

Ekonomia informale

Një pengesë e madhe në rritjen e të hyrave të buxhetit është përhapja e ekonomisë Joformale. Republikës së Kosovës i nevojitet një sistem financiar i besueshëm si dhe një ekonomi tregu e qëndrueshme dhe funksionale.

Për këtë arsye është e rëndësishme që të gjenden metoda efektive për të parandaluar ekonominë joformale.

Autorë dhe publikime të ndryshëm kanë përllogaritur se ekonomia joformale e Kosovës vlerësohet të jetë në mes të 40% - 60%, duke përdorë tregues sikurse janë numri i të punësuarve në ekonominë formale dhe joformale, numri i ndërmarrjeve të cilat punojnë në lëmin formal dhe joformal si dhe shifrat krahasuese të shteteve tjera.

Korrupsionit në Kosovë

Siç dihet korrupsioni shkakton shu­më dëme të konsiderueshme si në aspektin shoqëror ekonomik, social e politik.

Mbetet sfidë e madhe për krerët e Republikës së Kosovës dhe mekanizmat që kanë qasje në përmasimin e kësaj dukurie që e ka kapluar shoqërinë kosovare posaçërisht institucionet ekonomike dhe shtetërore siç janë: KEK-u, PTK-ja,  doganat, universitetet, organet komunale, administratat dhe institucionet tjera vendimmarrëse shtetërore.

Rritja e madhe e kësaj sëmundjeje mund të shërbejë  si shtrat i ngrohet për zhvillimin e dukurive neg­a­tive të dëmshme për shoqërinë në përgjithësi e posaçërisht për rinin e cila në Kosovë është jashtëzakonisht në moshë të re,  si një shembull jo i mirë për të ardhmen e tyre.

Qasja në financa
Sektori bankar në Kosovë konsiderohet si njëri nga tregimet me të suksesshme në vend, pasi që ka pasur një rritje të konsiderueshme dhe cilësore. Bazuar në të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës, në dhjetor të vitit 2010 asetet e sektorit bankar arritën në €2.5 miliardë, gjë që paraqet një rritje vjetore prej 11.4%. Andaj bankat komerciale në vend, duhet ti ulin kamatat që i kanë.

Energjia elektrike

Një nga kushtet esenciale për funksionimin normal të NVM-ve është furnizimi i bollshëm me energji elektrike. Mungesa e furnizimit me energji elektrike ka penguar në masë të madhe konkurrencën e ekonomisë kosovare.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)