Kush është i afërt me shefin e gradon me pagë të majme
Shkruar nga Flora Morina
Vite të tëra njerëzit kanë vuajtur si të gjejnë një vend punë për të fituar kafshatën e gojës. Duke besuar ndonjëherë edhe verbërisht në të drejtën e pamohueshme në punësim, por në Kosovë askush nuk merret më të drejta universale, por merren me të njohshëm qysh me hy në punë.
Ligjet, kodet e shumta të mirësjelljes nuk janë praktike, ato nuk zbatohen fare! Askush të drejtën nuk e kërkon në ligje sepse ajo e drejtë është e vdekur.
Nuk funksion as nuk është e drejtë aktive e ushtruar andaj mund t e jetë gabim që në Kosovë të kërkohet drejtësi në padrejtësi të institucionalizuar.
Problemi i parë qysh me hy në punë, e dyta kur të hysh në punë a ke gjasa të avancohen në pozita tjera pune?
Kjo mbetet enigmë e madhe, ska kush me u përgjigj. Në këtë temë ka shumë metoda për avancime para është partia politike që i përket e dyta a ke dashnor brenda ndërmarrjes çfarëdo qoftë, e treta a ke të afërm miq e shokë që të avancojnë në pozita tjera pune e pa mundshme ndonjëherë me mendua se do të avancohesh, në këtë të mentalitet të instaluar.
Mund te jeni punëtori më i mirë në punë por të mos gradohesh fare në punë? Madje as nuk guxon me përmend se të lenë edhe pa atë punë. Heshtja është dukat! Më mirë shuajë! Se jetë edhe pa atë punë se avancim mundesh veç me ëndërrua. Pa pas shtytës të brendshëm.
Drejtori është njësia themelore ë gradimit apo eprori i juaj i cili ka ardhur më të njohshëm në marrëdhënie pune madje është më i dobët edhe si menaxher edhe si profesionist si ju. Por ai është shefi i cili shkruan raporte dhe ju mbeteni i pa graduar dhe i harruar.
Dosja e jote mbyllet ne fund të vitit me jo interes që dikush të mendoj madje se ju mund te keni merituar të gradoheni. Shefi i lodhur është për ju, ai ska kohë të iu presë të dëgjojë as paknaqësin tënde sepse ai nuk fiton asgjë prej kësaj?Pse ai te merret me ju?
Kjo ju bënë të dëshpëroni dhe ti bieni pishman pse keni dashur ta takoni shefin. Disa e takojnë shefin e partisë e dikush dashnorin ne pozitë të forte ju jeni strukur pas vitrinave dhe kompjuterit e meditoni dhe ëndërroni si do të ishte kurajuse dhe stimuluese që të gradoheni në po pozita punë me interes tuajin.
E njëjta gjë ndodhë edhe me benificionet tjera nëpër ndërmarrje publike kur flasim për gradim për performancë të mirë, zakonisht përfitues të këtyre shpërblimeve me para apo mjete tjera janë persona të afërt më drejtorin apo me menaxherin,.Kjo situatë në Kosovë ndodhë si në banka ashtu edhe kompani publike.
Me fjalë kjo është e pamundshme të shpërblehet bazuar ne merita por gjithmonë meritë është njohshëm apo afërsia në çfarë do mënyre me pronarin apo me menaxherin apo shefin.
Po që se jeni mirë me shefin ju do të keni mundësi edhe të shijoni pushime turistik në llogari të kompanisë,nëse jo do të mbeteni të kalkuloni vet sa do të iu kushtoj pushimi në plazh?
Kështu është te ne ,me të ardh mërzime të vet shefi a po done me të gradua se ti qet edhe dhjet kushte tjera, të cilat nuk janë të përballueshme.
Pa kushte ska gradim, duhet me plotësua standardet bashkëkohore, askush as femrat e as meshkujt nuk munden të pranojnë kushte te tilla për gradim, meshkujt ndonjëherë gradohen me korrupsion për përformancë të mirë vjetore në punë parat e marra i ndajnë me drejtorin e kompanisë.
Drejtorit i konvenon edhe ati po, me mirë pak se hiq. Gjendje mizore e përcjellë fushën e tillë të njerëzisë ,në vend që të gradohen për punë ju gradojnë për gjera të tjera. Këtu më ska as respekt për të drejtat njeriut.
Gjysma e shefave të drejtat e njeriut i kanë lexuar nëpër gazeta apo i kanë dëgjuar në emision edukative apo emisione speciale.
Po çarë të bëjmë, duhet me mbajte kurse dhe ligjërata speciale për njerëzit e tillë që mendojnë se janë shefa të fortë të dikujt e realisht ata janë shefa për kënaqësitë e tyre, ta rehatojnë veten dhe akomodojnë në luks të pa paparë por defitnivisht të lezetshëm dhe interesant.
Ju lutem mos të iu mbetet hatri për asgjë edhe kur nuk iu gradojnë ndoshta më mirë është fare mos të iu gradojnë se keni katalog kushtesh për plotësuar.