Kur stë lënë kund vend, madje as nder hije
Shkruar nga Flora Morina
Kështu mund të thuhet për themelimin e gjykatës speciale, pa qare me themeluar edhe kur sta kana fare? Por këmbët po hyn më një këpucë, keq mjaftë me hy këmbët në një këpucë, e kësaj here me ia shti vetës këmbët aq ngushtë është absurd. Kur nuk merr vesh, atëherë të shtyjnë me kuptua realitetin se ska ku shkon?
Me qef me zor, njëjtë duket te jetë, tash dikush duhet me shkua ne fllad edhe disa fëmijë të dikujt te mbetën rrugëve.
Sa e njeri u qua në këmbë me spekulua dhe me bërë lajme të shumta, do duket se janë të porositur me fol dhe me këqyrë çka po thotë opinioni publik por jo që ka gjë prej kësaj pune, por bollë kanë shqetësuar familje të shumta me emra të qitur nëpër gazeta dhe media vizuale.
Nuk ka pas asnjë alternativë tjetër veç me pranua një gjykatë të tillë. Kosova duhet të pranoj realitetin dhe zhgandrren se është bërë e pavarur por ka probleme me sovranitet, se patriotizmi nuk bëhet me rroga e privilegje e militant politik nëpër ambasada!
Sot këta njerëz e dëshirojnë kështu:më dal qytetari me i votua për patriotizëm, a varfëria dhe papunësia në rritje ekstreme e do njerëz janë zgjedhur deputet që as me qëndisë nuk dinë, se për shkollë të kryer po dihet.
Krejt kanë shkuar nëpër kolegje e disa janë bërë mësues e profesorë e disa në saje të njerëzve të vdekur ne luftë për Kosovë janë bërë sekretar kryeministrie sekretar të ministrive.
Këtë shpërdorim të ligjit këtu ska kush as të hetojë, sepse institucionet janë në duart tyre ska kush as me i ndjek e me i verifikua se si kanë kryer këta njerëz shkollë e si kanë bërë pare?
Në saje të patriotizmit kanë bërë pushtet e kanë zgjidhur probleme personale e familjare e çka jo tjetër.
Tash ia kanë nisur me u frikësuar, edhe pse as prej kësaj gjykate ska senë, njerëzit këtu duhet me i ndjek për hajni, korrupsion, keqpërdorim të pushtetit dhe votës, e jo me gjera fantastike që nuk ekzistojnë fare, përralla të fëmijëve që këta njerëz kanë mundur diçka të tillë më bërë, sidoqoftë iu ka tek më e bërë, le ta bëjnë këtë gjykatë koti, përderisa probleme esencial është hajnia, korrupsioni dhe keqpërdorimet e shtetit për interesa partiake e familjare.
U kënaqën duke quar ambasador familjar e kunata e daj, kush beson në këta njerëz që qohen gjoja po e kundërshtojnë gjykatën, këta njerëz duhet ne radhë të pastrojnë veten prej të bërave të pas luftës me korrupsion, e jo me kësi tema të nxitura pa lidhje.
Mirë që u votua gjykata por problemet si varfëria, pa zhvillimi ekonomik, liberalizimi i vizave, pa investitor te huaj mbeten, nuk po kuptojë si po mendojnë këta njerëz me gjykata partiake e prokuror vjehrra mund me zgjidhë probleme aq të mëdha që ka shteti.
Këtu nuk ka shumë kohe, duhet me pas njerëz të ri politik me e i hekë këta pseudo patriotë duke mbet gjallë në politik dhe me interesa -duke u thirrur ne luftë apo në lëvizje paqësore,këta e kanë bërë me mend me ndejtë edhe njëqind vjet në pushtet me këto gjera.
Vetëdijesimi popullit duhet të ndodhë. Ish dal kryeministri me kallëzua se sa investime te huaja janë bërë, ao realisht ishin investime dhe interesa që nga qeveria e kaluar nga Hashimi, këtu ska investime të huaja por ka përpjekje që Isa të kallëzoj diçka që skemi nije deri me tash pra cirk, ska as zhvillim as realizim te premtimeve te mëdha, edhe ky koalicion duhet të shkojë sa më parë mirë u bë për bashkësinë ndërkombëtar do punë ua kanë kryer.