05 Janar 2025

Kur shteti nuk ngrihet mbi vlera, por mbi epshe e lakmi

Shkruar nga Avni Tafili 

Një vend e një shoqëri e bëjnë të fortë vlerat që ajo bart. E bëjnë shpirti i atyre njerëzve që përfaqësojnë atë. Mendja e tyre.  Vlerat e saj intelektuale e morale.

Vlerat sjellin edhe fuqinë ekonomike e ushtarake. Mbajnë identitetin e dinjitetin e një shteti, të mos njolloset e cenohet!

Garanton lirinë dhe të drejtat. Mbarëvajtjen dhe qëndrueshmërinë e shtetit të së drejtës, të rendit e të ligjit.

Jo pasuria. Jo ana materiale, para asaj morale e shpirtërore.

Ata që ndjekin epshet dhe lakmitë e tyre, nuk mund të ndjekin njëkohësisht edhe interesat e vendit e të shoqërisë.

Nuk flijojnë veçse për të përmbushur lakmitë e tyre. Dhe i vetmi flijim që bëjnë, është flijimi i dinjitetit të njerëzve të tyre, popullit të tyre.

Një shtet që e udhëheq epshi e lakmia, është pa rrënjë të thella. Pa shtylla të forta.

Më porositi një plak i urtë: “Po humbi morali, humb edhe shteti”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)