03 Janar 2025

Kryetari i komunës, kukull apo vendimarrës

Shkruar nga Kushtrim Gashi

Çdo herë, kur një qeveri lokale është demokratike dhe efektive, atëherë prodhon stabilitet dhe prosporitet edhe në nivel vendi.

Parimet themelore për funksionimin e komunës në mënyrë demokratike dhe për të miren e qytetarëve të saj janë transparenca, llogaridhënia dhe zotësia për të marrë vendime pa ndikime.

Një qeveri lokale është demokratike, atëherë kur siguron që nuk është shkëputur nga dëshirat, shqetësimet dhe pritjet e qytetarëve.

Në Kosovë mekanizmat e partive ndërhyjnë në punën e komunave dhe atë për shkak të mungeses së tradites institucionale. Ky ndikim apo ndërhyrje e partive në punën e komunave në disa është me pak, ndërsa në disa të tjera është dominues.

Kryetari i komunës së Malisheves Ragip Begaj që vjen nga partia Nisma për Kosovën e vetmja komunë e udhëhequr nga kjo parti ka vetëm një adresë të llogaridhënies ama kjo adresë nuk është qytetari, por partia.

Për dallim nga komunat tjera që ndikimi vjen nga dega e partisë në nivel lokal, në Malishevë ndikimi nuk vjen nga dega e nivelit lokal, por nga qëndra kryesore e partisë apo nga klani familjar Limaj.

Për të vlerësuar punën e një kryetari gjithsesi duhet të bëhet krahasimi me kryetarin nga mandati i kaluar.

Përderisa ish kryetari i komunës së Malishevës Isni Kilaj, mandatin e kaluar ka pasur adresë llogaridhënese qytetarin dhe mu për ketë ka marrë vendime për interesin e qytetarëve, duke mos qënë i ndikuar nga askush, e as nga partia nga vinte sepse vet ishte kryetar dege i partisë.

Kryetari aktual i Malishevës Ragip Begaj nuk është në gjëndje që të marrë asnjë vendim për interesin e përgjithshëm të qytetarëve, qoftë ai edhe ndonje vendim i thjeshtë.

Ndoshta doket e pabesueshme, por fatëkeqësisht është e vërtetë që kemi një kryetar kukull në komunën tonë.

Para disa ditesh pata rastin ta takoja një ish mësimdhënës të fshatit Pagarush, të cilin e kishin larguar nga puna edhe pse kishte mbi 30 vite përvojë pune. Ketë mësimdhënës ishte hera e parë që e takoja dhe duke biseduar ndër të tjera me tha: \"Disa ditë më parë shkova dhe bisedova me kryetarin e komunës dhe kërkove kthimin në vendin e punës. Kryetari edhe pse e dinte se kisha të drejtë nuk thoshte as po as jo\".

Mësimdhënësi i mllefosur vazhdojë më tutje duke thënë qe \"Haxhi Ragipi as nuk është burrë e as grua dhe është plotësisht i pafuqishëm në vendimarrje\". Ndërsa për ish kryetarin thoshte: \"Isni Kliaj ishte burrë, ishte tamam kryetar që nuk të lente vjerr, por të kryente punë\".

Kryetari kukull çdo gje që bënë nuk guxon të bënë pa miratimin e familjes Limaj corleone, e cila kontrollon çdo gje në ketë komunë, qoftë ai edhe punësimi i një kuriri në një shkollë fillore.

Aq shumë është shtrirë rrjeti i nëntokës së kësaj familje në Malishevë sa që kryetari kukull në biseda private me qytetarë e pranon një gjë të tillë, duke u arsyetuar se po ta dinte se do të ndodhte kështu nuk do të kandidonte fare për kryetar.

Kryetari kukull është lodhur aq shumë nga familja Limaj corleone sa që po të guxonte tanimë do të kishte dhënë dorëheqje!

Nisma për Kosovën në krye me familjen Limaj corleone e kanë katandisur dhe gjunjëzuar një komunë, por po të qeverisnin gjithë Kosovën a\'thua çfarë do të bënin?
Padyshim që kleptokracia do të lulzonte, ashtu siq lulezojnë lulet në pranverë.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)