Kryeministër sje kurrkah
\"Mos u tremb nga shuplaka e mikut, por nga lëvdata e armikut (S. Frashëri)
Përfituesi më i madh i zgjedhjeve të fundit nacionale, pas ngërçit pesë mujor, që u pat përshkuar edhe me shumë situata e skena adoleshentësh të pjesëmarrësve në politikë, deri sa u arrit një marrëveshje për të krijuar Qeverinë duket se është kreu I LDK s Isa Mustafa.
Por vlerësuar nga ditët e para të qeverisjes, duket që kryeministri aktual, (me letra), Isa Mustafa , me sjelljet dhe veprimet e tija, e në veçanti, me deklaratat e dhëna për opinion, po tregon, botërisht, se, nuk është kurrkah!
Mesazh shumë të keq, kryeministri Mustafa, përçoi, që ditën e parë, kur edhe u inaugurua, dhe kur, para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, në përmbyllje të fjalimit të tij, edhe i pat falënderuar të gjithë të pranishmit, pra, edhe ata që ia dhanë , por edhe ata që nuk ia dhanë votën, pos një selami special, drejtuar disa deputetëve të LDK-së, të cilët, nuk e patën votuar, duke theksuar, se ata nuk i falënderon, apo lexuar mes rreshtash, se nuk do ua fal ,me çka , po ky kryeministër, shpalosi haptas, shpirtin e tij shumë idhnak, provokues e hakmarrës që tregon se vuan nga një mentalitet komunisti, me elemente të një diktatori!
Nëse shkojmë radhazi ,dhe analizojmë edhe deklaratat tjera, të cilat, e përcollën 6o ditshin e punës së këtij kryeministri, pothuaj, gati, secila, është më dekurajuese se tjetra, herë-herë të pakuptimta, herëherë edhe fyese e irrituese, nganjëherë me tone acaruese, e jo rrallë edhe ofenduese, që shumë shpesh, reflektojnë negativitet, me elemente provokuese, drejt përshkallëzimit, dhe tensionimit, të situatës dhe gjendjes, në të cilën po kalon Kosova.
Thithësit më të mëdhenj të fondeve ndërkombëtare, përfaqësuesit e disa OJQ-ve ishte njëra nga deklaratat e para, kur, ky kryeministër, pat akuzuar, disa shoqata nga shoqëria civile të cilat marrin dhe thithin fonde nga shtete e jashtme perëndimore, gjë që, është shumë normale dhe e arsyeshme dhe që aplikohet në gjithë botën demokratike, pos në Rusinë e sotme, ku kryeministri Putini, kohë më pare, pat kërkuar, që të ndërpritet puna dhe aktiviteti i disa OJQ-ve në këtë shtet, i cili siç po shihet , nga dita në ditë, po rrëshqet, thellë e me thellë drejt diktaturës dhe shtetit policor e ushtarak.
Vjen pastaj rasti Jabllanoviq ,kur kryeministri Mustafa, në vend që të reflektoj vërtet një veprim dhe qëndrim parimor të një lideri, idealisti e moralisti, dhe të solidarizohet e tu dali në mbrojtje pa kurrfarë hezitimi e menjëherë nënave dhe familjeve gjakovare, dhe ta shkarkoj këtë ministër barbar, del me deklaratën e parë se Jabllanoviqi nuk ka bërë mire ,pastaj mirë që ka tërheq deklaratën për të shtuar vetëm dy ditë më vonë se nuk është vetëm Gjakova që ka përjetuar krimin, por edhe Prapashtica ime .
Të gjitha këto deklarata të z Mustafa, rreth rastit Jabllanoviq ,jo që nuk përbëjnë asnjë element lehtësues dhe ngushëllues , jo vetëm për ata që kanë humbur më të dashurit e tyre, por edhe për opinionin e gjerë, më tepër paraqesin dhe përçojnë mllef , provokim dhe injorancë të skajshme, kurse, krahasimi, se krime kanë ndodh edhe në Prapashticën, vendlindjen e tij, përgjigja më e mire do të ishte për kryeministrin se pse ai nuk ka kërkuar, më herët, që të hulumtohen këto krime në vendlindjen e tij, dhe që kryesit të dalin para drejtësisë duke marrë dënimet, pasi qenka brengosur shumë, kur, gjithnjë, po ku Mustafa, ka qenë afër dhe në krye të gjitha pushteteve
RTK-medium partiak është edhe kjo, një deklaratë që në këto rrethana dhe situata nëpër të cilën po kalon Kosova ,më së paku i takon kryeministrit të prononcohet, por me veprime konkrete përmes mekanizmave institucional dhe agjencive që kanë kompetencë dhe ingerencë të monitorojnë dhe vlerësojnë punën e këtij medium publik, të kërkoj përgjegjësi dhe një raport real e të detajuar, se cila është politika redaksionale në RTK, dhe vetëm pastaj, të hap debat në Qeveri, apo të kërkoj nga Kuvendi I Kosovës, si themelues i këtij televizioni, të ndërmarri, hapa konkret, për devijime eventuale, e që me siguri ka.
Kush jeni ju? ishte edhe një deklaratë tjetër shokante, kur kryeministri Mustafa, me gjestikulacion e tension ,i drejtohet deputetes Haxhiu, një zonjë dhe nënë e tre fëmijëve, e cila si deputete dhe e zgjedhur e popullit, ka të drejt kushtetuese të parashtroj gjithçka që është në interes të opinionit, sepse vota e obligon ta bëj ketë, andaj reagimi i tillë, që përcillej drejtpërdrejt edhe në televizion, flet, vetvetiu se kryeministri Mustafa në momente e ka humbur rrugën dhe arsyen, në raport, me komunikimin dhe opinionin por edhe në raport me bashkëpunëtorët bashkëpartiakët dhe qytetarët.
Janë edhe shumë deklarata tjera si: Do të marrim masa ndaj çdo ministri që bën shkelje kushtetuese dhe ligjore,(edhe çka duhet të ndodh, kur ministrat serb nuk njohin shtetin e Kosovës) Nuk kam kurrgjë që Jabllanoviqi të japi dorëheqje,(d.m.th. varet nga vullneti i tij) Jabllanoviqi pretekst për të rrëzuar qeverinë ,(shkarkoje pra, dhe pastaj akuzo me fakte).
I ceka vetëm disa nga deklaratat e pakripura të kryeministrit Mustafa, që mundtë jenë edhe gafe të momentit por që meritojnë kritikë e kundërshtim sepse këtij vendi dhe këtij populli, tani 15 vite pas përfundimit të luftës, i nevojiten më së shumti liderë e udhëheqës që përçojnë edhe mesazhe të mira afrimi e mobilizimi e që me veprime konkrete, kthejnë besimin dhe respektin për këto institucionet dhe shtetin e Kosovës për të ndihmuar e zhvilluar këtë vend.
Zotëri Kryeministër Prishtina në flakë e Ju në Besianë menjëherë pas protestave, e dhatë selamin se marrja e pushtetit me dhunë, ishte qëllim i vetëm i protestuesve, nuk është mesazh, besoj pajtoheni, që zbut dhe shtensionon situatën
Kryeministër, një gjë duhet ta kuptosh. Dita e mirë dihet në mëngjes thotë populli .
Prandaj duhet të tregosh më shumë dashamirësi e mirëkuptim sepse pushteti është në shërbim të popullit dhe nuk qeveris mirë me diskualifikim të atyre që për momentin të duken kundërshtar se pushteti shkon e vjen por gjurma mbetet.
Protestat janë në nismë, dhe dije se qytetarët gjithmonë kanë të drejtë sado të manipuluar që të duken.
Populli duhet të ketë zor të madh dhe zhgënjimi duhet të jetë i përgjithshëm që populli me teshë e koteshë të marrë rrugën e emigrimit të këtë mot të ftohët.
Qeverisjes së mirë asnjëherë nuk i ikë populli o Kryeministër prandaj askush në ketë vend nuk bënë të krekoset.