Kosova vendi me i izoluar në Evropë
Shkruar nga Islam Krasniqi
Vendi ynë edhe pas 16 viteve çlirim nga okupatori serbo-sllav dhe mbas 7 viteve si shtet i pavarur dhe sovran mbetët vendi me i izoluar në Ballkan dhe Evropë, ku qytetaret e saj nuk mundë të lëvizin pa viza në asnjë shtet të Bashkimit Evropian apo edhe me larg.
Pse, ndodhë kjo!, ku qëndron problemi ?, Fakti qëndron së krejt këto probleme, këto parregullsi i kemi si pasojë të lidershipit tonë që nga paslufta e këndej, për arsye së i kemi verë në ballë kuadro jo mirë të arsimuara, të pa përgatitura mirë për përgjegjësi madhorë të shtetit, dhe i kemi ngarkuar e stërngarkuar me punë që nuk mundë ti bartin, por përgjegjësi kemi edhe në po aq sa elita politike siç thotë: Georg Orvell - kur një popull që zgjedh në krye të vendit njërz të korruptuar, hajdut maskarenj dhe tradhtar, nuk është viktimë, është bashkëpunëtor i tyre, andaj ja jemi sot këtu ku jemi.
Kosova vazhdon të mbetet i vetmi vend në Evropë me regjim vizash për zonën Shengen.
Menduan të bëjmë atë me të mirën për vendin tonë, për vendet Ballkanike, për Evropën, për SHBA-në, atë që dikur beri Gjermania me Francën pas luftës së dytë botërore, por dështuam, qitëm hapa të ngutshëm, pa i menduar gjerat mirë, pa e ditur së çka po kërkojmë.
Filluam bisedimet për çështje teknike me Serbinë pa asnje kusht, pa e bërë Serbia kërkim faljen për gjenocidin që ka bërë ndajë Shqiptarëve, pa i kthyer trupat e të zhdukurve, pastaj ato bisedime u benë politike, ku arriten kulminacionin edhe për çështje të brendshme të Shtetit tonë po negociohet me ta, duke ju hapur dyert serbëve për të lëvizur lirshëm, gjegjësisht ju dha liberalizimi i vizave, duke e fituar statusin e kandidatit Serbia sepse Evropa dëshironte që ta mbyll një kapitull të keq në Ballkan, dikur që vetë e kishte hapur.
Republika e Kosovës nuk diti të përfitoj nga kjo mundësi, edhe pas gjithë asaj së ishim nën mbikëqyrjen Ndërkombëtare që mbas lufta dhe shtet i pavarur që shtat vite, me ligje të Evropës së digjitalizuar, të reformuar, nuk i plotësuam kushtet që të jemi pjesë e ofertës për shengen, ku qëndron problemi, kur vetë Ndërkombëtaret ishin pjesë e pushtetit tonë, si në hartimin e ligjeve, vendimeve, miratimeve etj etj.
Fatkeqësisht që pesë vite jemi vendi i vetëm në Evropën Juglindore jashtë procesit të liberalizimit të vizave, ku qytetarët e Kosovës maltretohen, presin nëpër radhët e gjata nëpër ambasada Evropiane e Botërore , për një vizë turistike, e cila besojmë që na ka takuar para vendeve fqinje.
Mungesa e rezultateve në luftimin kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit pengon vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në mes të shtetit të Kosovës dhe Bashkimit Evropian, ku përgjegjësia kryesore duhet të bien mbi Misionet e BE-së, UNMIK-EULEX, të cilat ishin sovrane dhe dolën të korruptuara, të pa përgjegjshëm, dhe jo në interes të Kosovës.
Raportuesja për viza në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon si dhe eurodeputetja, Ulrike Lunacek, i paten dërguar letër komisionares për çështje të Brendshme, Sesilia Malmstrom, me të cilën kërkuan që institucioni të cilin ajo e udhëheqë të dalë sa më parë me rekomandimin për heqjen e vizave edhe për qytetarët e Kosovës, në vitin 2014, por qëllimi i tyre kishte qenë vetëm show mediatik.
Komisioni Evropian, më 19 janar të vitit 2012 fillojë dialogun për liberalizimin e vizave me Kosovën , ku udhërrëfyesi iu dorëzua autoriteteve të Kosovës më 14 qershor 2012, para 3 viteve, dhe asgjë, duke ja hedhur fajet njëra tjetrës, ku BE-ja vazhdon të kritikojë institucionet e Kosovës që nuk kanë përmbushur kriteret, ndërsa nga Qeveria e Kosovës fajin tash ia hedhin Brukselit, që nuk po e merr vendimin final për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës.
Janë lodhur edhe qytetarët tanë me deklarata bosh, të lidershipit tone me premtime premtime premtime por jo realizime, për këtë arsye e ndodhi edhe eksodi në Kosovë, ku mbi 100 mijë banorë u larguan në mënyrë jo legale në Hungari dhe mesyen rrugës së Evropës, të cilët jetonin në kushte të mjerueshme, por për një jetë me të mirë shitën edhe ato çka patën dhe morën në sy botën.
Kosova është vendi të cilit i është vendosur regjimi i vizave nga më së shumti shtete, ku kosovarët renditen me vendet sikurse Jemeni, Rep.Domenikane, Rep e Afrikes Qendrore.
Si pasoj e mos liberalizimit të vizave, miliona kanë shpënzuar dhe u janë plaqkitur qytëtarve të kosovës, nga kriminel vendor dhe të huaj, dhjetëra veta kanë humbur jetën nëpër kufi të ndryshëm, dukë kaluar në menyrë ilegale, dukë shprësuar për një jetë me të mirë, a nuk mjafton kjo, apo ende duhet te sakrifikoim ne kosovaret apo ndo një herë të bëhëmi kurban i ballkanit.
Kosovës si mbetët gjë tjetër, vetëm të kërkoj nga Shqipëria që të ju hapë derën dhe të ju jep shtetësinë qytetarëve të vetë nga Kosova (Shqiptarëve të Kosovës) sepse e ka obligim moral, ashtu siç i ka pajisur Serbia qytetarët serb nga Kosova me nënshtetësi dhe pasaportë për të lëvizur lirshëm në BE.