Kosova një realitet i hidhur
Shkruar nga Ilir Desku
17 shkurti 2008 është një ditë, padyshim dita më e bekuar të cilën çdo shqiptar anë e kënd botës e ka pritur me shekuj, dekada e vite të tëra. Është njëra nga datat me të rëndësishme të historisë së vendit dhe kurorëzim i një përpjekjeje e rrugëtimi tejet të gjatë nëpër breza.
Është dita kur lindi një shtet i ri, por më një histori të lashtë, lindi një shtet i vogël por me një zemër të madhe.
Dhe u mendua se më shpalljen e pavarësisë, Kosova shumë shpejt do të arrinte të forcohej si në aspektin social, ekonomik e kulturor, pasi qe deri atëherë arsyetimi ishte se kompetencat i kanë të huajt se po ti kemi ne ndryshe do të ishte situata.
Sot ( nesër ) po bëhen plot shtatë vjet që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe askush nuk e ka menduar ndonjëherë se ky vit do ta gjejë Kosovën në një situatë totalisht dëshpëruese.
E dëshpërimi nuk ka së si të mos jetë evident kur kemi një papunësi dhe varfëri ekstreme në rritje, ku skamja e lufta për mbijetesë vazhdojnë të jenë pjesë e përditshmërisë për shumë familje kosovare, duke dëshmuar kështu edhe një herë realitetin e rëndë me të cilin po ballafaqohen qytetarët e shtetit të Kosovës.
Më një qeverisje e cila para se gjithash e ka hallin e vet dhe të një rrethi të ngushtë klientelist e jo hallin e popullit nga të cilët e morën bekimin për të qeverisur këtë vend, me një korrupsion i cili edhe pse po luftohet prapë është në rritje.
Më një nepotizëm të skajshëm, më një shëndetësi të pa shëndetshme, më një arsimim të dobët dhe aspak cilësor dhe i cili para së gjithash po prodhon mosdije, më një rini të papunë e cila ja ka mësyrë rrugëve të Evropës për një jetë më të mirë dhe më të dinjitetshme.
Ata kanë humbur shpresat se në Kosovë do të ketë jetë më të mirë, kanë humbur shpresat se mund të realizohen premtimet e politikanëve për hapje të 200 mijë vendeve të punës.
Sot (nesër) shtate vjet më parë zemrat e miliona shqiptarëve të Kosovës u drithëruan nga emocionet e gëzimi i kësaj festë, ndërsa sot po drithërohen nga skamja, vuajtjet dhe jo përspektiva.
.Fatkeqësisht pamjet qe i shohim nëpër televizione na kujtojnë vitet 1998-1999
....Vetëm me u çlirue nga shkau se edhe nshatora kemi me nejt. veq me kan të lirë nvendin tonë, ntokën tonë - kështu thonin shumë kosovarë gjatë kohës së luftës nga shatorat e tyre qe i kishin ngritur nëpër male.
Por realiteti sot është krejt ndryshe. Ajo Kosovë për të cilën luftuam, nuk është as hija e saj, ajo liri për të cilën shpresuam është e cunguar dhe gjysmake.
Kjo nuk është Kosova që e ëndërruan dëshmorët tanë, dhe ajo ëndrra se Kosova do të bëhet tamam shtet, dalë nga dale po venitet.
E atëherë pse luftuan vallë?
Burrëri e patriotizëm nuk është të shkosh tek përmendorja e një dëshmori vetëm kur ka festë kombëtare, e as ta thuash refrenin e zakonshëm se ata: dhanë më të shtrenjtën që ne të jetojmë të lirë\".
E në kohën kur ikjet nuk kanë të ndalur, e njerëzit luftojnë për të siguruar kafshatën e gojës, qeverisë sonë i bijë në mënd të festoj e bilë bilë duke ndarë mijëra e mijëra euro nga buxheti i Republikës së Kosovës për shënimin e 17 shkurtit.
A nuk do të ishte më mirë qe më këto para të ndihmohej ndonjë familje skamnore, ndonjë fëmijë dëshmori...?, sigurisht se do të ishte më mirë.
Pas të gjitha këtyre të ligave qe e kanë kapluar Kosovën, cila është arsyeja për të festuar.
Paramendojeni si do tê festohej ky 17 shkurt nëse këta tê rinj qe po largohen nga Kosova tê ishin tê punësuar, nëse politikanet tanë mos ta vidhnin Kosovën deri në palcë, sikur papunësia mos të ishte mbi 35%, sikur shumë politikanë e profësor mos ti kishin nga 5 vende punë, e dikush asnjë, sikur familjet e dëshmorëve, veteranêve dhe invalidëve tê kishin përkujdesin e duhur shtetëror, sikur tê dënuarit e pafajshëm tê liroheshin ndërsa kriminelet e vërtetë të dënoheshin, sikur, sikur.....