05 Janar 2025

Kosova në epokën e mjerimit

Shkruar nga  Dardan Vuniqi

“Mjerimi nuk donë mëshirë, por vetëm të drejtë”. (Migjeni)

Një shtet “normal” apo siç njihet edhe si shtet demokratik (shtet i së drejtës), do duhej të ishte i qartë për secilin individ, secilin subjekt politik, secilin institucion, se cilat janë të drejtat dhe detyrimet e tij/saj, cilët janë kufijtë e së lejuarës dhe çka guxohet (lejohet) e çka jo.

Por, në “Kosovën Simpatike” pasi këto rregulla bazë të demokracisë nuk po praktikohen dhe nuk po respektohen, atëherë nuk mund të flitet për ndonjë shtet të së drejtës, por për ndonjë rregullim dhe rend anarkik- regjim.

Shteti Kosovës, tash pesëmbëdhjetë vite ende nuk është stabil madje, madje ngelet edhe i pa aftë për t’i plotësuar nevojat elementare të gjithë qytetarëve, përkatësisht grupeve etnike, fetare dhe kulturore, prandaj edhe shihet nga grupe të ndryshme si diskriminues nga të mundurit, në njërën anë, apo si “kafshatë e lehtë” nga ekspansionistët në anën tjetër (Politikanët e korruptuar).

Pushteti i tanishëm nuk është në gjendje ta projektoj vetën jashtë pushtetit, vetëm është vazhdimësi i dëmtimit të imazhit të Kosovës karshi akterëve ndërkombëtar, kjo elitë politike nuk mund ta përjetoj veten jashtë politikës dhe do te mundohen të jenë pjese e tij me çdo kusht. Dhe mbajtja me çdo kusht do ta dërgon Kosovën në një rrugë pafund.

Në demokraci të zhvilluara kështu nuk do të ishte. Mirëqenia e qytetarit do të ishte prioritet e jo hobi apo realizmi i interesave politik të individëve (Marrja e votës),duke përdorur qytetarin.

Optimizmi na mban gjallë por, në rastin tonë nuk e di ku bazohet ky optimizëm kur dihet mirë se në Kosovën e pasluftës, pushteti nuk është ndërruar kurrë nga zgjedhësit, por nga çarjet e partive në pushtet (pjesëtim i votës) si dhe nga koalicionet para/pas-zgjedhore.

Pastaj, nëse u besojmë fjalëve të Tocquevill-it në analizën e tij për demokracinë amerikane, se “aftësia mesatare e të zgjedhurve vije nga paaftësia e zgjedhësve për të gjykuar me ekspertizë mbi çështjet politike”.

Por, kur partitë konsiderohen si çifligje dhe kompani private që sjellin vetëm pasuri, e jo si vend ku vërtet vlon mendimi politik, atëherë çdo bashkëpunim duket i rrezikshëm.

Rruga e partive në pushtet, vizioni i tyre për pushtetin, tanimë këtë e dinë të gjithë, se çfarë rrugë është.

Ashtu siç e dinë shumica, e jo të gjithë, se pushteti në demokraci nuk është qëllim për vete, për të zgjedhurit, por mjet ose “autorizim” për përfaqësim të zgjedhësve dhe vendimmarrje për ta. Por kjo nuk mjafton. Nëse nuk e di rrugën që nuk duhet ndjekur, s’do të thotë hiq që e ke gjetur rrugën e duhur.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)