09 Janar 2025

Kosova dhe vdekja përmes 1000 prerjeve

Shkruar nga Bilall Sherifi

"Ling-chi", siç njihet ndryshe "vdekja përmes 1000 prerjeve", është një  nga mënyrat më brutale të dënimit me vdekje. Kjo formë e ndëshkimit është aplikuar në Kinë për dhjetë shekuj rresht (diku prej vitit 900 deri në vitin 1905).


Qëllimi i kësaj mënyre të ekzekutimit ishte vdekja e ngadaltë, e shoqëruar me poshtërim dhe torturim publik. Viktimës, me thikë, i pritej mishi në pjesë të vogla nga gjymtyrët e trupit.

Ekzekutorët kujdeseshin që viktima të mos kishte gjakderdhje të madhe sepse i ndëshkuari duhej patjetër të ishte gjallë para se ti bëhej prerja e fundit, që zakonisht bëhej në fyt ose në zemër.
Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, në mënyrë të vazhdueshme dhe sistematike janë bërë  veprime të tilla që në mënyrë të pashmangshme të kujtojnë  \"Ling-chi\"-n kinez.

Veprimi i parë i llojit \"Ling-chi\" që iu shkaktua Kosovës ishte ndarja e veriut të saj nga ura e lumit Ibër deri në kufirin me Serbinë. Që nga PRERJA E PARË këtë pjesë të Kosovës e ka kontrolluar Serbia, përmes institucioneve ilegale dhe tërësisht të kriminalizuara. Në vend që përfundimi i luftës t’u mundësonte të dëbuarve gjatë politikës së gjenocidit serb në Kosovë që të ktheheshin në shtëpitë e tyre veriu i Kosovës u shëndrrua në Eldorado të krimit të organizuar.

Veprimi tjetër \"Ling-chi\" ishte vendimi i UNMIK-ut për të zbatuar politika të tilla të privatizimit të cilat i PRENIN të gjitha mundësitë e zhvillimit. Në këtë mënyrë ekonomia kosovare vetëm përkeqësohej edhe më shumë.

Krahas privatizimit që copëtoi ndërmarrje të shumta dhe hodhi në rrugë dhjetëra mijëra punëtorë, qindra miliona eurove (në vend të miliardëve)  të grumbulluara nga privatizimi ua PRENË rrugën e investimeve në ekonominë e Kosovës dhe i orientuan në kasaphanat e bursave ku spekulohet me paranë tonë. Si pasojë e kësaj PRERJEJE Kosova duhet të kërkojë mjete financiare për të investuar në minierat e saj dhe në energjetikë përderisa parave tona nuk u dihen copat.

Krahas ekonomisë së Kosovës, shëndetësia, arsimi, sistemi i drejtësisë, ambienti, rregullimi urbanistik dhe pothuajse të gjitha sferat jetike për vendin kanë pësuar rëndë nga veprimet \"Ling-chi\". Pasojat janë aq të mëdha sa që institucionet e goditura nga thika e \"Ling-chi\"-it nuk mund të ofrojnë shërbime cilësore për të cilat qytetarët kanë aq shumë nevojë. Prandaj,  urgjentisht duhet të ndërmarrim masat e nevojshme që t\'i shërojmë nga plagët e shkaktuara nga ka këto prerje.
Shënimi i vijës kufitare me Maqedoninë, ku Kosova është dëmtuar për disa mijëra hektarë dhe procesi aktual i shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi, ku Kosova gjithashtu do të humbë mijëra hektarë, janë gjithashtu PRERJE \"Ling-chi\".
Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në shkurt 2008, u ngjall shpresa se veprimet e tilla do t’i takonin të kaluarës dhe Kosova do të fillojë të marrë veten dhe të ec drejt rehabilitimit nga \"prerjet Ling-chi\" që i kishte përjetuar përgjatë një dekade të administrimit ndërkombëtar.

Fatkeqësisht, jo vetëm që nuk u ndërprenë por PRERJET vazhduan edhe më tej.

Largimi i dhjetëra mijëra qytetarëve nga Kosova ngjan me gjakderdhjen që e pëson viktima gjatë ekzekutimit me mënyrën “Ling-chi.  Këtë largim masiv duhet ta marrim si alarmin e fundit e cila dëshmon se gjendja është e rëndë.

Në anën tjetër shteti i Serbisë përmes veprimeve të saj kundër Kosovës gjithashtu në mënyrë sistematike ka planifikuar dhe ka zbatuar politika \"Ling-chi\". Ajo, përmes diplomacisë agresive dhe armiqësore në mënyrë të pa ndërprerë ka penguar njohjen e Kosovës nga shtetet tjera, ka penguar anëtarësimin e Kosovës në organizata rajonale dhe ndërkombëtare, ka penguar qarkullimin e lirë të njerëzve dhe të mallrave të Kosovës.

Përmes politikave të tilla armiqësore ndaj Kosovës, sidomos përmes instruktimit të pakicës serbe në Kosovë që të mos e pranojnë shtetin e Kosovës, arriti t\'i detyrojë qeveritë e Kosovës që përmes bisedimeve të reja në Bruksel të rihap pakon e Ahtisarit e cila edhe ashtu ishte një kompromis i dhimbshëm që u bë në këmbim të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Krijimi i Gjykatës Speciale përbën një prerje të rëndë \"Ling-chi\". Edhe më të rëndë e bën fakti se goditjet u janë dhënë me votën e deputetëve të zgjedhur për ta mbrojtur Kosovën.

Tani, që dhembja të jetë edhe më e madhe, Bashkësia e Komunave Serbe përgatitë  ME KOMPETENCA EKZEKUTIVE të EKZEKUTOJË PRERJEN më të rëndë.  Dhe kjo si produkt i bisedimeve të Brukselit!
Kosova ka nevojë t\'ia shërojmë plagët e shkaktuara nga PRERJET \"Ling-chi\". Prandaj është koha e fundit që të gjithë ata që duan t\'i japin fund  agonisë së Kosovës të mobilizohen për të parandaluar PRERJEN E FUNDIT \"Ling-chi\". Nëse nuk i ndalim këto PRERJE , sado e ngadaltë që të jetë, vdekja nga \"Ling-chi\" mbetet e pa shmangshme.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)