Kombi Shqiptar të jetë i pari, stop përçarjeve Fetare
Shkruar nga Erald Selca
Unë jam idhtar i asaj që për çdo shqiptar Kombi Shqiptar dhe çeshtja Kombëtare të jetë primare .Ne nuk guxojmë të biem pre e përçarjeve të sponsorizuara nga armiqët e Kombit Shqiptar qoftë të Lindjes edhe Perendimit eventualisht .
Kam menduar që jemi tolerantë fetar edhe shembullor madje , por kjo po del të ketë qenë farsë na jem shqiptar prej se ekziston njerëzimi edhe ndjenja kombëtare çdo herë ka dominuar të ne para asaj fetare apo regjionale .
Kohëve të Fundit Kleri Musliman në Kosovë dhe ai katolik po hedhin benzinë në zjarrë dihet boterisht kush e fyen Skenderbeun është antishqiptar , po ashtu Perandoria gjakatare osmane ishte pushtuese mizore .Njëherit nuk pajtohem me Don Jeton Thaçin i cili thotë se vetem shqiptaret katolik paskan rezistuar kundër otomaneve çfarë nuk është e vertët .
Perandorinë Osmane ,Sllavet Greket nazifashistet ne ikemi luftuar si shqiptar e jo në baza fetar Don Jeton Thaçi .Perandorinë Osmane përveç Skenderbeut , Pjeter Bogdanit e ka luftuar LSHP Ymer Prizreni ,Sylejman Vokshi Abdyl Frasheri etj mandej goditjen e fundit ja dhamë bashkë të sëmures së Bosforit Ismail Qemaili ,Luigj Gurakuqi ,Pandeli Sotiri Hasan Prishtina e Isa Boletini .Keto janë fakte se ka dominuar shqiptarizma .
Këto llomotitje idiote të klerikëve fetar meritojnë ndeshkim , armiq të kombit janë përçaresit fetar ne kurrë si komb luftera fetare nuk kemi berë por kombëtare .
Nese dikush na ka imponuar islamin për korrektesi unë ndjehem vetem shqiptar dikur u imponua nga bizanti e romaket edhe ortodoksizmi e katolicizmi andaj mjaft më me broçkulla te tilla .
Ekstremizmi fetar duhet luftohet ashper si dhe meturinat e ISISIT , Kosova nuk guxon kthehet në vend preferuar terroristave potencial .
Rasti i Llapushnikut duhet zgjidhur me maturi dhe secilit duhet respektuar të drejtat e tij fetare .
Kur flasim për tolerancë ndërfetare te ne shqiptaret ne rrejmë keq ne nuk kemi martesa të përziera me raste të rralla , me u martu mes veti bohet kijameti për fanatiket fetar e mu kurorëzuar me të huaj shihen normalisht e turpshme .
Mua nuk më pengon nese vajza ime merrë një shqiptar çfaredo feje ose edhe ateist mjafton të jetë shqiptar , ne duhet punojmë për tolerancen fetare e jo shesim demagogjira .
Qarqet antishqiptare duan luftë vëllavrasese mes nesh, e ne nuk guxojmë të biem pre e ketyre kuzhinave antishqiptare .
Na duhet lidhemi për Kombin me fatet e tij e mos të hargjojmë energji për kisha e xhamija e për budallaki tjera .