09 Janar 2025

Koalicioni PDK-LDK drejt fundit te mandatit të dhenë ndërkombëtar

Shkruar nga Blerim Burjani

Koalicioni PDK -LDK funksionon deri ne përfundim te detyrave te marra nga bashkësia ndërkombëtare,  tash është kryer puna me gjykatën speciale kane mbetur edhe asociacioni i komunave serbe te themelohet dhe Forca e Armatosur e Kosovës dhe Kosova shkon ne zgjedhje serish.

Isa kishte pas dëshirë qe te mbetet deri ne fund te mandatit por kjo po varet e a do te votohet Hashimi president i shtetit.

Pothuajse pasi të përfundohen edhe këto detyra atëherë s’ka me garanci se ky koalicion do te ketë funksionim,  me thëne drejt Isa kishte pas dëshirë me mbajt këtë koalicion sepse i vyen për CV se ishte kryeministër  në një mandat të plotë do te kishte ndikuar në Cv e tij,  andaj s’ka edhe shumë rrugë, në duart e Hashimit u mbet edhe Isa,  nëse ai bëhet president pra Hashimi, Isa e qëndron në një mandat kryeministër, mirëpo duke njohur Hashimin në fund pa ia prishë punën nuk e len, kështu është natyra e tij , duhet me mbet ai lider se ai edhe ashtu  kishte fituar zgjedhjet  parlamentare,  pra LDK dhe Isa s’kanë  fituar zgjedhje,  thirrja eHashimit  në këtë çështje është e mundshme dhe e ligjshme ,  real dhe vërtetë pse ti lehet deri ne fund një mandat kryeministrit te tillë pa vota të fituar nga qytetarët, kjo është e saktë,  s’ka gjasa shumë,  unë  mendojë se sa më shumë duhet t ë lobizojë Isa për Hashimin për ta bërë atë president,   se vetëm president nuk është bërë deri me tash Hashimi të cilin e përkrahin të gjithë servilet dhe përkthyesit ministra dhe ambasador.

Mirë është puna,  veç sikur Isa të i shkonte mandatit deri ne fund,  mrekulli për karriere e tij të bujshme i cili ne fund u bë akademik prej politike edhe kryeministër  nga partie qe humbi zgjedhjet nacionale, Kosova wshtw shtet qe nuk ka nevojw me ditw por me ta dasht.

Ky koalicion gjithmonë kryen punë të domosdoshme për atë arsye e kemi përkrahë veç me  krye ndonjë punë te me shkua në zgjedhje,  jo qe kemi pas dëshirë më përkrahë por s’ka pas ma mirë fare,  veç ma keq,  andaj u përcaktua nga bashkësia ndërkombëtare me përkrahë një koalicion kalimtar deri në zgjedhje,  mirëpo na dëshpëruan qysh në start 21 ministra  ministri e në anën tjetër duke thënë Isa i kemi kursyer kaq para për këtë kohë qe gjoja paskan reduktua diçka, . për të besuar duhet me ardhë vetëm deri ne 12 ministri ose me ndal keqpërdorimin e detyrave ligjore dhe kushtetuese përmes shpërdorimit te detyrës zyrtare ne emërime nëpër borde profesionale militant partiak ambasador e konsuj,  pastaj pozita te sekretarit te përgjithshëm nëpër ministri të ndryshme.

Shumë çka flitet në opinion publik për gjykatën speciale se ajo do te pastroj skenën politike,  kjo është hipotetike dhe paragjykuese,  asgjë mund të mos pritet nga kjo gjykatë në këtë temë e cila e ka të qartë mandatin e dhen më ligj dhe me raportin e Dick Marttit,  pra nuk do te ketë ndjekje penale ndaj njerëzve të korruptuar,  shpërdoruesve te ligjit  dhe mashtrimin që ia bëjnë qytetarëve apo vullnetit të tyre  duke keqpërdor pozitën te merren me tenderë,  me punësim familjar e partiak  dhe duke emëruar njerëz neper ambasada te Kosovës njerëz partiak dhe familjar dhe militant,  kjo teme ka degraduar shumë por edhe nuk ka ndonjë shpresë se kjo gjykatë do te merret me këtë teme e cila është e teme prokurorisë dhe EULEX i cili është ardhë pikërisht për këtë punë e që deri me tash nuk ka sjellë asnjë rezultat ë ndjekjes penale për njerëz të cilët kanë abuzuar me ligjin dhe interesin publik dhe keqpërdorimin e pushtetit për qëllime të pasurimit të pa bazë.

Ka shumë lista me emra që dalin në opinion publik që janë paragjykuese dhe matës të opinionit publik,  kjo gjykatë nuk do te merret  me krime ekonomike dhe shpërdorues te detyrave apo kompetencave ligjore por do te merret me krime te supozuara trafikimi andaj asgjë prej ndonjë ndryshimi esencial në skenën politike të vendit.

Sikurse EULEX ta kryente këtë punë do të ndihmonte në pastrimin e skenës politike nga  njerëz keq bërës dhe përfitues.

Në fund të fundit po që se kjo gjykatë do të mblidhte krerët e partive për trafikim do te mund të shkaktonte ndryshime të mëdha në skenën politike të shtetit.

Sikurse edhe ne qeverisje  do te ndryshonte esencialisht por gjasat janë krejtësisht minimale apo fare. Pra nuk pritet ndryshim me gjykatën speciale  në skenën politike në vend.

Ky koalicion ka mbet edhe pak punë për të kryer dhe për të përfunduar mandatin e dhënë nga bashkësia ndërkombëtare  e cila ka synime të saj në politiken globale dhe rajonale të saj.

Pra me themelimin e Gjykatës Speciale,  “asociacionin e komunave”,  që do të duhej të themelohet  dhe themelimin e FAK do të përfundon edhe mandati i këtij koalicioni,   dhe do te kemi sërish zgjedhje në shtetin tonë.

Sidoqoftë procesi i krijimit të qëndrueshmërisë institucionale është larg sikurse edhe reformimi kadrovik dhe reforma në administratën publike e mbi të gjitha zhvillimin ekonomik që është larg shumë të ndodhë ne përmasat e nevojshme dhe të domosdoshme të s

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)