09 Janar 2025

Klaudia Malaj, portret i suksesit dhe buzëqeshjes magjike

Shkruar nga Gani Qarri

Femrat shqiptare, janë krenaria e kombit tonë. Ato shkëlqejnë kudo,në atdhe dhe jashtë tij,si dhe në të gjitha profesionet që ushtrojnë,qoftë në arsim,sport, kulturë, politikë, mediat vizuele etj.

Një emër tejet premtues dhe që shkëlqen në këtë drejtim,pa dyshim, është e reja nga Tirana, Klaudia Malaj, të cilës me të drejtë dhe në mënyrë meritore, i është besuar një detyrë e nderuar, që çdo moshatar i saj,do ta ëndërronte dhe kishte lakmi.

Siç jemi në dijeni dhe i kujtojmë ende me dhembje ,vitet e 90-ta, ishin ndër më të vështirat për popullin tonë, kohë kur shumë familje shqiptare u detyruan të iknin nga kjo tokë e bekuar,madje disa edhe për të mos u kthyer më kurrë, në kërkim të mbijetesës nëpër vende të ndryshme të botës,fatkeqësi të cilën e përjetoi edhe ajo me prindër.

Klaudia, erdhi në jetë si fëmija i parë i babait Lavdoshit dhe nënës Pranvera,më 4 qershor të vitit 1992, në Sarbrücken të Gjermanisë,ku atbotë si familje qëndronin përkohësisht, por vetëm një vit pas lindjes së sajë, që më1993, ata do të ktheheshin përsëri në atdhe.

Prindërit e Klaudias, nëna Pranvera nga kryeqyteti Tirana dhe babai Lavdoshi nga qyteti historik i Flamurit,Vlora heroike, kanë edhe një djalë, 2 vite më i vogël, nga ajo.

Edhe pse e re në moshë, Klaudia është e njohur si udhëheqëse profesionale e emisionit të kulturës në “Radio Tiranë” dhe dallohet për aftësinë në komunikim, thellësinë e mendimit si dhe lehtësinë me të cilën trajton edhe temat më komplekse.

Nga të gjithä ata që e njohin, Klaudia cilësohet si një bukuroshe kaqurrele, e cila pareshtur ofron buzëqeshje të ëmbla me plotë dashamirësi.

Ajo çmohet shumë sidomos për sjelljen e mirë, qëndrimin parimor dhe komunikimin familjarë e vllazëror me secilin bashkëbisedues.

Emri i saj, është portret i nderuar i medias dhe kulturës sonë kombëtare,vlerësim ky i cili nuk mund ti falet secilit pretendues, autor apo krijues.

Që në fëmijëri, ajo thotë se i pëlqente pa masë aktërimi,kurse nga klasa e shtatë e shkollës fillore nis të shkruaj edhe poezi.

Krijimet e saj, ishin tejet serioze për moshën dhe  temë të preferuar kishin dashurinë, ani pse atëkohë autorja e tyre, ishte ende e re në moshë dhe për “të” kishte \"mësuar\" vetëm nga serialet e shumta televizive që atëkohë shtëpitë mediatike shqiptare emetonin me bollëk.

Megjithatë, krijimet e Klaudias ishin aq përmbajtësore, sa që ata të cilët lexonin poezitë e saj, jo rrallë ndodhte të mos besonin ,se ato i takonin kësaj autore prestigjioze.

Madje qysh në atë kohë,një nga 200 poezitë e saj, si ajo me titull \"Dilema ime\" do të vlerësohej lartë dhe vendosej në tabelë nderi ,në klasën e tetë, në shkollën ku Klaudia atëherë mësonte;

 Dilema ime


Në rrugët e jetës po eci unë tani.
Të zgjedh Atë, apo Tjetër, nuk di.

Sa gjëra kërkojmë në jetë

Tjetër duam, e tjetër jeta na jep

 U lodha duke dëgjuar premtime pa besë

Nuk shohë një dritë jeshile që në jetë të vazhdoj

Por vetëm e kuqja në semafor më ndaloj,

Kjo ishte njëra nga poezitë e pakta të ruajtura nga ato vite,kurse të tjerat,pothuajse do ti griste që të gjitha.

Më 2007-2011, në shkollën e mesme “Asim Vokshi” në Tiranë,Klaudia do të studionte spanjishten dhe rusishten.

Njëkohësisht ajo do të vazhdonte të shkruante përsëri poezi, të cilat edhe pse herë pas here i publikonte në fb. duke mos u ndjerë sa duhet e mbështetur ,nuk do ti ruante as ato.

Në fakultet, në vend të aktrimit që e pëlqente dhe dëshirës së prindërve për të zgjedhë mjekësinë, ajo krejt rastësisht do të vendoste të studionte gazetarinë të cilën do ta mbaronte në vitet 2011-2014,ani pse,siç e thotë edhe vet, mu atë, nuk e kishte përmend as kujtuar kurrë si profesion të jetës së saj.

Pas,mbarimit të bachelorit për gazetari,të cilin sapo e ka përfunduar, Klaudia fillon “Masterin shkencor për mardhënie me publikun\".

Në fillim të vitit të dytë,ajo nis të shkruaj tek gazeta javore. INTERVISTA..... dhe përreth një vit boton aty.

“Nuk kisha provuar kurrë më parë me komente dhe opinione, por në vit të tretë,shkrimet nisa ti dërgojë tek \"Tirana Observer\", ku publikova edhe diplomen time”,... thotë në mes tjerash Klaudia.

 “Në tetor të 2014, shkoj për praktikë tek Televizioni Publik Shqiptar. Në prill të 2015 kalova në radio,ku kam hapsirën time me intervista, vazhdon Klaudia.” Të them të drejtën i dua që të dyja, radion dhe televizionin. Madje, sa herë dal në terren për një intervistë që më duhet në radio, më merr malli  shumë edhe për televizionin.

Në Radio Tiranë, Klaudia bënë një punë të denjë që i sjellë jo vetëm vëmendje por edhe respekt e mirënjohje, e cila vazhdimisht trajton vlerat e elitës krijuese të të gjithë kombit pa përjashtim.

Shumë çuditshëm lindin edhe poezit e mija, shprehet Klaudia;  “kjo (poezi) përshembull lindi kur po fshija pluhurat në shtepi...,:

 Heshtja nga unë mësoi të flasë

Piktori mbi pluhur, një portret pikturoi.
I dha sy që të shikoi.
I dha vesh që të dëgjoi.
I dha gojë që me të të bisedoi.
I mësoi fjalët dhe e kompletoi.


“Përse më dhè jetë, dhe s’më dhè zemër?” - Portreti i tha.
Nuk ta dhashë, - u përgjigj piktori, - se do lëndoheshe sa më s’ka!.
Dy poezitë e paraqitura në këtë shkrim, janë të vetmet që nuk kam grisur.........sqaron autorja.

Opusi krijuesi Klaudias, është i lidhur ngushtë me rolin e gazetares dhe redaktores në emisionet kulturore të Radio Tiranës.

Intervistat e zhvilluara aty, shoqërohen me butësinë e zërit të mrekullueshëm dhe buzëqeshjen e magjishme të saj.

Afiniteti personal dhe profesionalizmi në punë, i jep dimension të veçantë admirues çdo bashkëbisedimi me autor të ndryshëm që Klaudia i udhëheqë me aq përkushtim e dinjitet para publikut të gjerë mbarëkombëtar.

Pra, siç do të thoshte edhe autori me famë botërore dhe biografi i shquar,Stefan Cfajg: ajo sikur merrë me vete kudo diellin e saj,me të cilin edhe krijimeve të reja nga autor të tjerë,u ofron atmosferë sipërore shkëlqimi, u jep atyre ngjyrë tejet vezulluese dhe shije të adhurushme interesimi, deri në pafundësi.

\" Diell\", i cili ndihmonë atë të ngrohë dhe shkrijë zemrat e krijuesve shqiptar nga të gjitha trojet tona etnike.

Në punën që bënë, ajo është dëshmuar të jetë e zonja të trajtojë edhe tema të arrira nga emra autorësh të cilët, jo rastësisht kombin tonë e bënë të njohur edhe në Botë. Tema, nocione dhe zhanre të ndryshme krijimesh, që kanë të bëjë me majat e mendimit ideor dhe kulmet e mjeshtrisë krijuese e artistike.

Ndaj, trajtesat e saj,marrin dimensionet e kronikës së kohëve,dhe përjashtojnë çdo mundësi kolizioni apo fenomeni të ashtuquajtur të goditjeve të dyfishta; “të shprehjes dhe mendimit” siç do të thoshte i madhi Roland Bart, të cilat me siguri do të mbeten shembulli më sublim edhe për brezat që vijnë në të ardhmen.

Të përgjigjesh në mikrofon para syve shkëlqyes me reflektime aq të thella metaforike të Klaudias, është një sfidë e vërtetë, ngase ajo çdo gjë e shndërronë në art,njëjtë si intervistat dhe librin bashkë me temat e trajtuara me aq kujdes e përkushtim...”

Por edhe krijimet e Klaudias që na vijnë si shfaqje të rralla artistike,shoqëruar me polifoni zërash poetikë, parë nga cilido këndvështrim, përherë spikasin për vlera të larta përkushtimore, si të ishin ato pjesë të zgjedhura nga shënimet jetësore të kolosit botëror të letërsisë, të famshmit Franc Kafka; të cilat përkundër moshës së saj të re, kanë përmbajtje të \"pjekur\" tejet interesante dhe krejtësisht autentike.

Kështu, puna, talenti dhe përkushtimi,vërtetë kanë madhëruar në mënyrë meritore,emrin e saj.

Karakteristikë e krijimeve të Klaudias, mbetet vargu i shkurtër por tërheqës e domethënës i cili, nga të gjitha grupmoshat e adhuruesve, lexohet me një frymë dhe plotë ëndje e ndjesi:

Rruga bëhet duke ecur

Nuk e dua gjithë jetën si një fundjavë
Nuk dua shpesh festa të zhurmshme
Nuk kam kërkuar vetëm sukses në jetë

Ke edhe dështime

Ka orë që nuk mbarojnë kurrë

Tradhëtarët dikur ishin miqt tanë
I donim shumë.
 
Në krijimet e veta, ajo na vie edhe si misionare që zotronë universin e lartësuar me frymëzime poetike nga dashuria, si dritë e jetës që e shoqëron në rrugëtimin e saj kudo:

 Në heshtje të kërkova

Nuk di ç’t’i bëj kujtimit që le në dhomën e braktisur.
Nuk të kam, por as harruar në mendjen time nuk je.

Ti ishe aty sërish, me puthje përqafime dhe ëndërrime.
Më ndiqje dhe sot në ëndrrat e largëta që mbetën kujtime.

Me një fjalë,jo vetëm në poezi, por edhe në jetë e profesion, Klaudia është një femër e kompletuar,e cila gjithmonë ka vizion për risi dhe aktivitet të pareshtur.

Të jesh pjesë e këtij suksesi, sigurisht që nuk është aq e lehtë dhe e thjeshtë sa duket,por duke u kujdesur me kohë për çdo gjë dhe mos i lënë asnjë detaj rastësisë, ajo është kthyer në simbolikë të punës dhe sjelljes shembullore, ndaj tek Klaudia gjithçka ecën në drejtimin e duhur dhe fatmirësisht i gjithë angazhimi i saj, ka rezultuar të jetë shumë i pëlqyeshëm dhe tejet i suksesshëm.

 Femrat e tilla, nuk janë rastësi, ato sikur janë të lindura për arritje dhe shpesh herë dinë të jenë më të zonja se meshkujt, madje aq sa të udhëheqin me sukses shembullor,firma të mëdha, institucione dhe poste të larta shtetërore.

Ato,jo vetëm se përjetësojnë një realitetit të ri,por ndihmojnë ndryshimet pozitive, dhe mundësojnë tejkalimin e kufijëv të mbetur të ndasive gjinore në shoqërinë shqiptare.

Jam plotësisht i sigurtë se edhe natyra e butë dhe e padjallëzuar e Klaudias,përveç mirësjelljes së përhershme që buron pashtershëm nga fytyra e saj engjëllore,na njeh edhe me një femër me karakter të fortë,e cila është në gjendje t’i bëjë ballë çfarëdo sfide dhe menaxhojë çdo detyrë të besuar me rregull e përkushtim.

Ndaj, në shenjë respekti , përveç mirënjohjes më të madhe dhe falënderimit të veçantë e meritor për punën e pareshtur, profesionalizimin e vendosmërinë  dhe optimizmin e kreativitetin që ajo në vazhdimësi sjellë e promovon,mes nesh me aq dashamirësi të pafund dhe na bënë të krenohemi të gjithë ne me angazhimin e saj, është i pashmangshëm edhe një urim i përzemërt me dëshirat më të mira për suksese të mëtejme e të gjithanëshme  në karrierë, si dhe për shëndet e lumturi të përhershme dhe gjithë të mirat në Jetë për portretin e suksesit, personalitetin e artit e të kulturës radiovizive  si dhe burimin origjinal të buzqeshjes magjike,Klaudinë tonë!.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)