09 Janar 2025

Isa u votua nga LDK për inati të Hashimit, zgjedhjet e ardhshme në 2016

Shkruar na Blerim Burjani

Koalicioni PDK dhe LDK është një ndër koalicionet me interesante në pikëpamje të analizës politike që i bëhet shtetit tonë, një koalicion kontrovers dhe i poleve të kundërta.

Bazuar në traditën politike të këtyre dy subjekteve politike rezulton se asnjëherë raportet  e tyre nuk ishin as përafërsisht të afërta, pra ishin të ndarë skajsmerisht dhe te akuzuar ndërsjellët për periudhën e viteve 90.

Asnjë fjalë e mirë për njërin tjetrin nuk figuron në fjalorin e politike të tyre. Megjithatë progresi i bërë dhe shpallja e pavarësisë së shtetit u bë në kohën e koalicionit të tillë  që sollën gëzimin më të madh për qytetarët kjo punë e përbashkët e këtyre dy subjekteve  është historik dhe do të shënohet në historinë tonë kombëtare, ku uniteti solli suksesin më të madh politik në zbatimin e vullnetit të qytetarëve.

Ky koalicion është produkt i ngërçit politike të vitit të kaluar, kur spektri politik opozitar veproj në mënyrë anti-kushtetuese duke anashkaluar kushtetutën e shtetin dhe bërë një koalicion anti - kushtetues dhe pas sjelljes së vazhdueshme me muaj të tërë, në fund u pa se ky veprim është anti - kushtetues dhe erdhi deri  te  prishja e koalicionit anti kushtetues dhe LDK,  në saje të një tragjedie sociale dhe ekonomike të shtetit mori pozitën e kryeministrit LDK  si parti e dytë e dalur nga zgjedhjet e kaluara.

Verën e ardhshme  të vitit 2016  mund të priten zgjedhje të reja

Deri të ky koalicion kishte mbërrijë falë bashkësisë ndërkombëtare  SHBA dhe Gjermanisë.

Tash kemi një koalicion me një program ende jo të qartë çfarë do të bëjnë, ky koalicion vazhdon të zhvillohet me dilema dhe prej  muaji ne muaj, se a do të nxënë këtë koalicion viti i ri 2016 duket po, sepse koha po ec dhe po shkon për interesa të  dy subjekteve politike, çështja e ndryshimit të kushtetutës, gjykata speciale janë tema që duhet në radhë të parë të përfundojnë.

Aklamacioni ne kuvendin e LDK-së si ne kohën e BRSS

Prej këtij koalicion LDK  po del që nuk i ka punët mirë me anëtarësinë  e saj, zgjedhjet e fundit në LDK e sollën  një kryetar të zgjedhur me aklamacion si në kohën e BRSS ,me shumë vërejtje, Isa nuk ka  hezituar  të gjithë njerëzit  e tjerë brenda LDK dhe kundërshtarët ne  shoqërinë civile   të  i quan   me emra të ndryshëm.

Sidoqoftë  niveli dhe kualiteti demokratik është i dobët dhe asnjëherë me i dobët se deri me sot, kjo po dihet.

Isa vazhdon të mbijetojë politikisht në mënyrë të   gabuar pa marr parasysh se nuk e  ka elektoratin e LDK me vete dhe me krizën politike ne vend dhe fatkeqësinë e qytetarëve, një pjesë ia ka kthyer shpinën LDK dhe se ky subjekt pasojat e saj do ti shohë me vonë ne zgjedhjet e ardhshme.

Në mënyrë të verbër dhe të pa vullnetshëm kishin votuar Isën për shkak ruajtjes së unitetit në LDK por jo me vullnetin e tyre për të vazhduar koalicionin me PDK.

Tash ka shumë pakënaqësi në LDK por ky koalicion   po  mbijeton prej ditës në ditë.

Gjasat  që këtë vit të mbijetojë jo me gjatë se deri në verën e  ardhshme 2016 duket te jenë.

PDK qëndron ende stabil edhe me elektoratin e saj, duket se po që se do te ketë zgjedhje vitin e ardhshme duket se prapë në këtë ambient politik të fitojë, edhe pse ky subjekt vazhdon të punojë me përkthyes   e servil e disa qe thirren ne profesor qe e kanë harruar zanatin moti, me shumë pak ekspert të cilët do ta kishin bind se din për të bërë një punë si duhet, sidoqoftë Hashim Thaçi mbetet politikani me së shumti ndikim ne vend dhe ne rajon, atë që e mban këtë subjekt si të tillë është vetëm lideri i saj,  ata tjerët nuk paraqesin asnjë rëndësi për opinionin as vendor e as ndërkombëtar.

Hashimi ka pas edhe qaste të vështira më njerëzit e tij në parti, ndarje - por ka ecur në vazhdimësi në mënyrë krenare, jo rrallë ai është kritikuar nga bashkë partiak për harresë që iu ka bërë, por ai nuk është marr me ta asnjëherë ose shumë pak e fare, ka vazhduar rrugëtimin politik me servilet dhe përkthyesit, ai pritet të bëhet president i shteti i vitit të ardhshëm për momentin Kosova s’ka president legjitim, andaj priten  që zgjedhjet të bëhen të drejtpërdrejtë nga qytetarët por jo nga kuvendi, ky koalicion mund te mbijetoje nëse Hashimi behet president. Përndryshe prej tash dihet se zgjedhjet priten të mbahen ne verën e ardhshme.

Programi i koalicionit për këtë periudhë thuhet te jetë ekonomik pak ndryshime vërehen, ka lëvizje në pikëpamje të propagandimit të gjenerimit te vendeve të reja të  punësimit.

Për PDK s’ka rëndësi që Isa është kryeministër me rëndësi që të gjithë njerëzit e këtij subjekti janë në pozicione stabil nëpër ambasada e ndërmarrje publike,borde  e do tipa të këtij subjekti politik prej ndërmarrjeve dhe bordeve janë deputet, pra riciklim i mirë e disa prej “mërzie janë shkua ambasador” me emërim të shefit.        
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)