03 Janar 2025

Ikje apo dëbim masiv

Shkruar nga Gani Qarri  

Kosova është kthyer në dinasti të krimit,120 deputet, kanë pasuri sa një milion shqiptar, apo thënë më drejtë, më shumë se gjysma e banorëve të saj.

Ky fakt trishtues flet vet, flet më shumë se mijëra fjalë, dhe nuk do asnjë koment.

Nga ardhja e “patriotëve” të tillë në pushtet, vendi fatkeq nuk njeh ecje as përparim, e si duket nga dështimi në dështim do të përfundoj në kolaps total dhe katastrofë të përgjithshme, në të cilën mund të pësojnë edhe mbjellësit e saj.

Vetëm, rreth 16 vite pas dëbimit të Serbisë nga NATO, sipas marrëveshjes së arritur në Kumanovë, ndërmjet përfaqësuesve të Aleancës Euro-Atlantike dhe komandës së ushtrisë pushtuese serbe, politikanë, \"patriot\", kryetar partish e komandantë, janë kthyer në padronë të shtetit, kurse shqiptarët në tepricë teknologjike dhe njerëz të pa atdhe.

Udhëheqës të tillë që me kohë u ekspozuan me shumë “yrysh” dhe fjalor të përzgjedhur “patriotik”, të cilët shpejtë treguan fytyrën e vërtetë antikombëtare, duke vjedhë e plaçkitur nga pozicionet udhëheqëse çdo gjë që mund të përvetësohej, pa zgjedhur forma as mënyra, derisa i sollën shqiptarët në këtë gjendje.

Shtatë vjet pas shpalljes së Pavarësisë, ata e zhveshën tërësisht Kosovën nga çdo gjë me vlerë dhe zhytën atë, në aq mjerim e skamje, sa që për shqiptarët të bëhet vend i pamundur për jetesë.

Zhvillimet më të reja, tregojnë qartë se e keqja kombëtare e cila për më tepër se një shekull, po i rri mbi kokë popullit shqiptar, vazhdon edhe më tej, tanimë përmes një plani konspirativ dhe pjesëmarrjen e shqipfolësve të organizuar në shërbime e sigurime turliçfare, që kanë për qëllim, vazhdimin e planit të Millosheviqit, në mënyrë  të \"butë\", por gjithsesi- hiq më pak ogurzi se sa zbrazjen masive të Kosovës nga shqiptarët.

Pas shkatërrimit të sistemit arsimor, atij shëndetësor dhe mbytjes së perspektivës zhvillimore, ata duke e ditur tanimë se nuk mund ta sundojnë përgjithmonë këtë vend, me degdisjen aktuale të këtij populli fatmjerë-sipas direktivave të shefave të tyre, përfundimisht po i vënë në jetë projekte e vjetra serbe, për ndërrimin e strukturës së popullsisë në atdheun tonë.

Ndaj,ky nuk ka se çfarë të jetë tjetër, veçse paradoksi i kriminelëve, të cilët sloganin e patriotizmit e përdorën me mjeshtëri gjatë gjithë kësaj kohe, për mbetjen në pushtet dhe realizimin e qëllimeve të Serbisë në Kosovë!

Aktet e fundit, dëshmojnë se ardhja e njerëzve të tillë në fuqi dhe pushtet ,ishte projekti më antishqiptar në historinë tonë të re dhe të vjetër, i cili edhe në shekullin XXI mundi të gjente shprehje në këto troje, pas gjithë përpjekjeve kombëtare për shtet dhe çlirim.

Madje, tanimë shihet qartë se mbytësit e Kosovës me korrupsion dhe krim të organizuar për 15 vjet me radhë, si \"atdhetar\" që janë edhe rrugët e ikjes për shqiptar, i hapën pikërisht këta, të cilëve tash u erdhi radha tua marrin nga gjepat centët e mbramë, bashkatdhetarëve të varfër ,për ti përzënë ata përfundimisht edhe nga atdheu.

Ndaj nuk është çudi ,se edhe ky eksod po shfrytëzohet nga ta ,për të përfituar lekët e fundit, nga ky popull fatkeq, ani pse,siç dihet botërisht, policia e serbe maltreton çdo shqiptar me rrugëtim normal përmes teritorit të saj, këta pushtetar ka disa kohë që \"fshetas\"angazhojnë edhe kompani me autobusë anë e mbanë vendit,në bashkëpunim dhe marrëveshje me Serbinë, për transferimin pa “pengesa” të tyre, e cila edhe pa këta argat, i ka detyruar shqiptarët gjithmonë në ikje.

Këtu shihet qartë se ka një kastë të shitur politikanësh shqiptar, që kanë krijuar një strukturë të fort organizimi mafioz dhe makineri të mirë-përgatitur, për të quar popullin në këso tragjedish etnike dhe realizimin definitiv të planeve anti-kombëtare për  zbrazjen e Kosovës nga shqiptarët ,gjë që Serbia pa dorën e tyre, asnjëherë nuk mundi ta qonte deri në fund.

Për pasojë, po shkatërrohet bërthama shqiptare e këtij vendi, duke i përzënë dhe linçuar banorët autokton, për të cilët Kosova është kthyer në burg kolektiv, ku shqiptari duhet të vuaj edhe për bukën e gojës.

Mjerisht në vitin 2015, zhgënjimi ka arritur kulmin dhe është bërë aq i madh sa edhe pas çlirimit nga Serbia, njerëzit e kthyer para rreth 16 vitesh me aq dëshirë e vullnet në vendin dhe vatrat e tyre megjithëse të shkrumbuara nga lufta, tani prej dëshpërimit të pa fund, detyrohen të lënë plëng e shtëpi dhe të ikin përsëri nga Kosova.

Fakti që na mbajti gjallë për shekuj me radhë edhe nën pushtim të huaj, ishte ideali për çlirimin e vendit, kurse tani kriminelët vendor, vetëm për pak vite në pushtet, arritën që të gjitha shpresat t`ia vrasin këtij populli të pa fat.

Ndaj, vijimësia histerike e një kuazi-shtetësie, e cila me vet mënyrën sesi zhvillohen ngjarjet, po shkon drejt dështimit të plotë dhe një kolapsi total, si duket ka pasur për qëllim arritjen e këtij akti tragjik, për tu finalizuar me dëbime biblike shqiptarësh nga vendi i vet, në mënyrë që Serbia në shtëpitë tona ti montoj edhe një herë djepat e saj të zbrazët.

Kështu, shqiptarët janë zhgënjyer rëndë, pikërisht nga ata që në emër të \"patriotizmit\" e varfëruan dhe shkretuan këtë vend, ndaj për ta nuk ka ku të shkojë më ma zi, përveç se përfundimisht të kapin kokën në duar dhe të dalin e të ikin, e bile të humbin krejt....s`kan atdhe, s`kan shpresë, s`kanë ardhmëri, çdo gjë u është marrë atyre, si dhe ku të jetojnë?!...

Madje mbetet e pakuptueshme se si këta emra “shqiptarësh“, të cilët pas gjendjes së krijuar vet, organizojnë edhe dhjetëra autobusë komodë në kryeqytet, mbushin ata me mijëra gra e fëmijë për çdo natë dhe i dorëzojnë në duart e policisë serbe, e cila deri dje ka ushtruar gjenocid mbi popullin shqiptar.

Në mënyrë që kjo situatë të përfundojë një orë e më parë, nuk mjaftojnë më vetëm fjalët, por kasta e udhëheqësve të deritanishëm, duhet të shkojë nga pushteti e skena politike, dhe tu lejoj frymëmarrjen shqiptarëve.

Të gjithë mërgimtarët në këto momente të rënda, ndjejnë vuajtje të mëdha dhe shohin zemërplasur këtë dëbim mafioz të bashkatdhetarëve, por gjithsesi kanë edhe mirëkuptim me hallet e bashkëkombësve të tyre, të cilët pas një durimi 15-16 vjeçar, përfundimisht janë mbështetur për muri dhe nuk kanë më se nga t`ia mbajnë, përveçse ti mbyllin sytë dhe bëhen barrë edhe një herë vendeve evropiane.

Pasi që erdhi puna deri këtu, dhe fatkeqësisht prapë përsëritet kjo tragjedi biblike në mesin e trojeve tona, me gjithë keqardhjen, sikur të kishte mundësi, një pjesë e të dëbuarve në këtë të ftohët dhe dimër të madh për shqiptarët, do duhej zbarkuar edhe në Amerikë,ku do të kërkonin jo vetëm ndihmë për mbijetesën e rrezikuar nga të preferuarit e tyre në vendin tonë, por edhe përgjegjësi për fajet jo krejt të vogla të përfaqësuesve të SHBA-s, në Kosovë.

Në këtë situatë të rënduar, me gjithë shkelm-qitjet e saj, nuk guxon të harrohet asesi Evropa, edhe nëse qeveritë e shteteve të BE-s, janë keq-informuar, apo nuk janë njoftuar drejtë dhe me kohë, ato mbajnë shumë faje ndaj shqiptarëve të cilët u besuan pa rezervë, derisa vet përfaqësuesit e shteteve të Evropës dhe SHBA-s, kooketuan aq ngushtë me mafinë vendore dhe mbështetën mbetjen e përhershme të kriminelëve në pushtet, megjithëse e shihnin qartë dhe përditë e më tepër se çka janë në gjendje ata ti bëjnë këtij populli të mirë dhe shtetit të vet, të cilët para syve të tyre, sot detyrojnë shqiptarët për eksode masiv, ndërsa po këto shtete megjithatë ende nuk kërkojnë përgjegjësi nga pushtetarët për gjendjen e krijuar, por kërcënojnë hallegjinjtë e pa-rrugëdalje, me kthim...!

Mirë or të uruar por a mund të jetë kjo formë veprimi edhe zgjidhje problemi për këta njerëz fatkqinjë, me këtë kast politikanësh të pa-denjë në pushtet dhe pa ndryshime rrënjësore në vend ?!.Halli do ti detyrojë ata sërish që në mungesë të mundësisë për mbijetesë, të cilën ua kanë shkatërruar të njëjtit kapadainjë, këtë rrugë që dikur dhe vetëm para pak vitesh e refuzuan me dëshirë sepse e donin vendin e vet mbi gjithçka, por tanimë u ka mbetur shpresa e fundit dhe e vetmja zgjidhje, ta marrin përsëri.

Ndaj, para se ti ktheni, ndihmoni ndryshimet në vendet e shqiptarëve dhe me korigjimin e problemit,të mos ketë nevojë të përsëriten eksodet, në mënyrë që ata ta ndiejn mirë veten në vendin e tyre dhe ju ta ndihmoni kështu edhe vetveten!


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)