Iken edhe një ikonë e kultures dhe muzikës kroate
Shkruar nga Muhamet Sadiku
Gjatë takimeve me te, shpeshë më thonte; Zoti i merrë më të mirët. Zoti më muar të dashurit shokë të mi, Peron, Zvonimirin, Vicen, tani Kemalin. Me siguri tek zoti tani jam në radh unë, pasiqë jam poet i praktikës së përgjithshme.
Kështu edhe i ndodhi këto ditë, i erdhi radha nga zoti në moshen 78 vjeçare ndërroj jetë. I fitoi të gjitha betejat kulturore dhe muzikore, këtë të fundit jo. Lindi në një rrugë të Shibenikut e cila para Luftës së dytë botërore quhej Gimnazijska dhe pas luftës Nikola Tesla.
Thonte se është rrugë e shkurtë, por në te kishin lindur emera të mëdhenjë siç ishte Vice Vukov, Misho Kovaq, Ivo Patiera, Petar Nadoveza. Me Vice Vukovin bënte muzikë në qytetin e tij, pasiqë e kishte shok të fëmijërisë. Pas tragjedisë së Vice Vukovit në shkallët e Parlamentit të Kroacisë, ai ishte tri vite në gjendej kome.
Në nderim të kontributit politik, muzikor artistik, në një koncert të titulluar Tribute për Vice Vukov, Arseni atij ia dedikojë një këngë me tekst tejet tronditës, Nuk arrita të të them. Por para se të ndodhëte kjo tribute, pas rikthimit të Vice Vukovit në Kroaci, në shenjë përgëzimi, Arseni ai dhuroi këngën Kur të shpërndahet tymi.
Arseni kishte preardhje na Malësia e Virpazarit, nga fisi Kuç. Të parët e tij e mbanin mbiemrin Dedaj. Baban e kishte ortodoks, nënën kroate, gruan gjermane, djali i martuar me një çeke. Për shkak të kësaj përzierje etnike, për vetne thonte se është Cigan. Të gjithë dëshironin ta përvetësonin si të vetin. Serbët e konsideronin si serb, kroatët si simbol të Zagrebit.
Ai në vitet e 60 ta së bashku me maesrotë Zvonko Shpishiq, Ivo Robiq, Alfi Kabiljo dhe Hrvoje Hegedushiq themeluan shkollen e shansones së Zagrebit. Ndër shumë këngë të tija duhet veçuar Krejt ishte muzikë, Shtëpia parnë detit, Ajo që din për mua, Mos u dorëzo Ines, Biseda ime me kamarierin, Dy ditë të Lubjanës ,Ministria e frikës e shumë të tjera. Bëri muzikë edhe për film, teatër dhe fëmijë. Mbahet në mend muzika e tij për dy seriale televizive Glembajevet dhe Në regjisttraturë Muzikën për këtë të fundit e bëri derisa vajzën e tij, Sandren e mbante për preheri. Në festivalin e Filmot të Pulës dy herë ishte fitues i Arenës për muzikë.
Megjithatë, ai përjetoi një shprthim artistik me rastin e editimit të albumit të ti Ministria e frikës. Për këtë album e kishte motivuar triumfalizmi ushtarak i Koracisë dhe vonesat në demokratizimin e shoqërisë kroate.
Ai me këtë tregoi se nuk e pranon diktatin në muziken e tij. Igor Mandiq, një publicist dhe letrar kroat në një rast kishte thënë Muzika e Arsenit nuk është sakëz për përtypje. Vetet muzika e tij nuk përtypet, ajo ndjehet dhe të pushton. Ka botuar shumë libra e ndër to; Shpejtoj nëpër Bosnje, Unë dhe Zgarebi duhemi fshehurazi, Luftërat e ftofëta, e të tjera. Këngë tejet të bukura kishte bërë për gruan e tij Gabi Novak e lindur në Berlinë. Duhet veçuar këto këngë Vëra dhe kitarja, Më lejo të fli, Shkel i dashur zemren time, Ai më përkdhel në mënyren e vet e të tjera.
Mbante simpati dhe respekt për Sharl Aznaurin dhe Sergjo Enriko. Aznaurit ia kishte kushtuar edhe një këngë.
Si mik i tij, unë arrita që pas 30 viteve ta sjellë në Prishtinë para një audience kulturore tejet moderne të Kosovës. Rishfaqet në mënyren e tij poetike dhe muzikore. Ndjeu knaqësi për takim me miqët e tij.
Me kujtohen fjalët e tij në atë mbremje; Unë jam Arsen Dediqi, kam qy qytete të lindjes, Shibenikun dhe Zagrebin, kam studiuar në dy fakultete, në Juridik dhe Akademi të Muzikës, isha dy herë i martuar, kam dy mbesa, por do të kem vetëm një jetë, dy asesi. Ishte në kërkim të bashkim Paçukut, Nexhmije Pagarushës, Liliana Qavollit, Kristë Lekaj, Severin Kajtazi, Shpresa Gashi. Nuk arriti ti takoj të gjithës. Disa nuk ishin në jetë.
Ishte pjesëmarrës dhe fitues në shumë festivale. Megjithatë, në një moment i lë anash këto festivale. Shkas ishte një festival në të cilin u pengua Nexhmije Pagarusha që të zërë vendin e parë. Vendin e parë e kishte zënë një diletant i ri. Këtë vendim ai e bëri publik dhe e respektoj për jeten e tij.
Në festivalin Opatia 1978 Mbremja e shansonës Kosovën e përfaqësoi kënga Rrënkimi e interpretuar nga Bashkim Paçuku. Teksti e kishte fascinuar Arsenin dhe gruan e tij, Gabi. Nuk nguroj dhe këngën e quajti tronditëse. Ishte e natyrëshme kur degjoi këto vargjeTokë, qaj. Tokë rënko. Tokë gjëmo si egërsira - se mbrëmë ka vdekur një fshatar i fshatit tim. derisa ishte në Prishtinë e kishte parë një shkrim timin për vdekjen e Vice Vukovit. Më patë lënë amanet që kur të vdes, të shkruaj në një gazetë shqipe për këtë vdekje.
Derisa qeëndroj në Prishtinë shkruajti disa kartolina për miqët e tij në Zgareb. Me këtë deshironte të dëshmonte se ishte në Prishtinë.