Hyrja në Parkun e Tiranës
Shkruar nga Ylber Vokshi -Ylli
Rregullisht i vrojtoi veprimet urbane në Shqipëri si pjesë i një tërësie Hapësinore dhe Urbane të popullit Shqiptar në rajonin e Ballkanit. Rasti i fundit i ndërlidhura me konkursin ndërkombëtar për projektin ideor i emëruar Hyrja në Parkun e Tiranes për mua ishte jo bindëse.
Paksa isha i befasuar me ngutine promovimit të konkursit,i cili ngjau mu në fazën e një vakumi institucional, kur ende nuk është bërë transferimi i pushtetit lokal, i cili do të bëhet pas disa dite (20 korrik).
Nga aspekti profesional kjo procedurë nuk ka fare rëndësi dhe është e tepërt të parashtrohen këso pseja,të cilat munden me qenë të shumta dhe ndërlidhën me konotacione të ndryshme jo profesionale,të ngjyrosura politikisht,që shoqërinë Shqiptare e dërgojnë në qorrsokak.
Në fillimfajësovaveten përse nuk isha i informuar më parë për konkursin me karakter ndërkombëtar,por së shpejti i binda se nuk isha i vetmi.
Se mënyra e zgjidhjes së problemeve urbane me anën e konkurseve,është mënyra ma e mirë e cila praktikohet në tërë botën,ketë metodë kurrsesi nuk duhet kontestuar.
Pa rezervë i kamë përkrahur konkurset arkitektonike dhe urbanistike për qendrën (plani Francez),sheshin Skënderbej, si dhe Planin Rregullues të Tiranës të aprovuar në vitin 2011.
Kisha një shpresë që ma në fund shqiptarët do të fillojnë të punojnë me normat dhe standardet ndërkombëtare në fushën e urbanistikës.
Kjo qasje pozitive ndaj hapësirës urbane pritej të reflektohej edhe në territoret tjera shqiptare e posaçërisht në Kosovë,ku kjo problematikë fare nuk trajtohet seriozisht.
Me të drejtë në vitet e fundit ,kishte reagime nga arkitektët dhe urbanistët vendor,përse fare nuk respektoheshin idetë e tyre origjinale dhe shumë ma produktive,por trendi dhe kërkesat ishin të tillë,ma shumë iu besohej të huajve,pa marr parasysh kualitetin e punës së tyre.
Çështje esenciale, është se si i qasemi zgjidhjes së problemeve të shumta urbane që i ka çdo shoqëri,kuptohet edhe shoqëria shqiptare. Rast eklatant, tërësisht i gabuar,është edhe rasti i fundit i konkursit arkitektonik për Hyrjen në Parkun e Tiranes.
Nuk e kamë aspak të qartë se si dikush mundet të mendoi në mënyrë të tillë, se si është përpiluar detyra apo programi projektues për konkursin ,me disa kërkesa absurde për vendosjen e disa objekteve brenda kufijve të parkut.
Si mundet të projektohet një përmbajtje e tillë pa e rrezikuar Sheshin Nëna Tereza me vlera të mëdha historike,që së fundi me rastin e vizitës së Papës u rinovua dhe po e rikthen funksionin e vet.
Me arrogancë nuk respektohen aspak dokumentet ekzistuese urbane në rastin konkret, gjegjësish Plani Rregullues Urban i Tiranës.
Ai obligon të gjithë ti nënshtrohen,ai është ligj urban që duhet zbatuar,pa marr parasysh se kush nga partitë politike udhëheqin Tironën. Vazhdimësia urbane nuk është dëshirë e dikujt,ajo është një domosdoshmëri të cilën duhet respektuar, u pajtuam apo jo për hir të disiplinës urbane në një kryeqytet .
Jetojmë në shekullin e ri ku metodat e vjetra të planifikimit konvencional urban janë tejkaluar më planifikim hapësinor dhe urban STRATEGJIK, i cili karakterizohet me fleksibilitet të madh,natyrisht duke iu përmbajtur principeve,rregullave dhe standardeve urbane ndërkombëtare.
Edhe nëse konsiderohet se ndonjë zgjidhje urbane është e tejkaluar,atëherë i tërë procesi i ndryshimit apo plotësimit të saj duhet ti nënshtrohet procedurave teknike dhe ligjore,të njëjta ashtu si është aprovuar. Ashtu veprohet në tërë botën e civilizuar,e në rastin konkret të hyrja në parkun e Tirones nuk është vepruar.
Ma së paku do të ndalëm në projektet e prezantuara për konkurrim me ide arkitektonike për hyrjen në parkun e Tironës. Si duket të gjithë ishin të befasuar me konspiracionin që e ka përcjell këtë projekt,disa ishin të hutuar,të befasuar me mënyrën se si u fshehnga opinioni ky konkurs.
Kishte reagime publike të shumta se i tërë ky veprim ndihmon në vazhdimin e betonizimit të qendrës së kryeqytetit, në dëmtimin e sheshit Nenë Tereza,në humbjen e gjelbërimit ,në grabitjen e një pjese të parkut, me propozimin e ndërtimit të disa objekteve të reja deri në tetë kate etj.
Interesi i përfitimeve materiale është tendencë normale e çdo individi,por të ndikohet direkt në dëmtimin e hapësirave publike të definuara në aspektin urban, nuk mundet të ketë arsye të shëndosha pos atyre abuzive.
Edhe një element indikativ,përse Ministria e Zhvillimit Urban nuk ishte bartësi kryesor i projektit-konkursit,ashtu si veprohet zakonisht.
A ka menduar dikush nga hartuesit e programit për projektim, se sa implikime negative do të kishte vendosja e kapaciteteve shtetërore në hapësirat e një parku rekreativ,posaçërisht atyre të Ministrisë të Punëve të Brendshme. Një tentim të tillë të dështuar ka pasur edhe në Kosovë, para dhjetë (10) vite,me fillimin e ndërtimit të një objekti shtetëror në Prishtinë në parkun Gërmija.
Nga presioni i brendshëm apo nga dikush tjetër,për të shmangur reagimet e shumta nga profesionistët,nga intelektualët e shumtë,nga qytetarët e thjeshtë të Tironës,nga shoqëria civile edhe të tjerët,juria e shtyri vendimin për shtator 2015 për të zgjedhur fituesin e konkursi, kinse asnjeri nga punimet nuk i plotësonte kushtet.
Sipas bindjes time kjo është vetëm blerje e kohës,nëse lejohet ata do të tentojnë prapë të realizojnë synimet e tyre djallëzore,po u brengosur për vazhdimësinë e shkatërrimit urban të Tironës. Kërkesa parësore e qytetarëve të kryeqytetit duhet të jetë konkrete, konkursin duhet anuluar e jo shtyrë,ai do të shkakton devijime të reja urbane të cilat nuk duhet lejuar.
Kjo qasje është e pa-pranueshme,degraduese,nënçmuese për tërë një shoqëri. Nga ku ai guxim të veprohet kështu,a duhet të jep dikush përgjegjësi,apo dikush e konsideron qytetin e Tiranës si pronën personale,me të cilën mundet të bëjë çka të doje, pa respektuar asnjë rregullore urbane apo morale. Kjo tërë një shoqëri e dërgon në humnerë. Gjithsesi me forcën e argumenteve duhet ndaluar dhe demaskuar të gjithë ata që veprojnë kështu,ky është obligim qytetar edhe kombëtar.
Se kjo formë e punës abuzive të gjithë neve po na hakmerret keq, e tregon rasti ma i freskët i Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, pasi vlerësoi progresin e arritur në menaxhimin e sitit të Gjirokastrës dhe Beratit gjatë dy viteve të fundit, vendosi në mënyrë unanime që kjo pasuri mos të përfshihet në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik.
A jemi të vetëdijshëm për këto veprime që në thelb dëmtojnë mirëqenën tonë urbane,arsyetimet e ndryshme fare nuk janë bindëse,përkatësia partiake fare nuk i intereson faktorit ndërkombëtar i cili kërkon punë konkrete e cila neve na mungon.
/Autori është ish-Kryetar i Këshillit për Planifikim Hapësinor të Kosovës/