Hashimi president 2016, ose prishet koalicioni me LDK
Hashimi mbetet lider nën hije deri në vitin 2016, pak kush e ka menduar se ai do të lë postin e kryeministrit dhe do të bëhet zëvendës/ministër i Isa Mustafës, shumë pak ka besuar kush se lideri i UÇK do të pajtohet me një postë të tillë, e që realisht kur ishte në Rambuje as mendja nuk i ka shkua se ndonjëherë do të bëhet lider politik përveç ati ushtarak.
Ai arrit të hy në historinë e re të liderëve të botës duke u bërë kryeministër dy herë, herën e tretë ia dhuroj postin Isa Mustafës. I heshtur, guximtar politik dhe i qetë në shikim të parë por i pakënaqur në brendi të tij.
Ai ka pas telashe të shumta nga bashkë partiakët e tij të pakënaqur,ai nuk flet edhe aq hapur, fshehtas po, por di të veproj mirë dhe të qëlloj cakun politik.
Ai po qëndron i heshtur më shumë probleme brenda partisë së tij, ai ka avancuar njerëz servil të cilët nuk kanë as zanat të kryer si duhet, por as nuk janë shquar në fushën e tyre ne jetën private dhe profesionale pa ndonjë emër te njohur për ndonjë disiplinë, do e kanë gënjyer por ai këtë e ka marr vesh por nuk ka pushuar ti shfrytëzoj ata dhe kapacitete që kanë, e qe janë të dëgjueshëm e të butë.
Disa përkthyes dhe servil tani e dy mandate kanë poste të larta të ministrit, dhe nuk dihet pse është ardh në atë pozitë por shefi e di!
Për çka shefi nuk i ka punët mirë edhe vet duhet të mendoj, gjatë ngërçit politik askush nuk dëshirojke të bëjë koalicion më të, për shkak se të gjithë i kishte gjunjëzuar politikisht dhe mundur politikisht, në fund doli të befasojë vetën edhe të afërmit e tij familjar, miq e shokë, e liroj postin dhe ia dhuroj në njeriu të një partie që kishte humbur tre herë zgjedhje me LDK.
Lideri karizmatik i luftës dhe paqes, befasojë edhe njerëzit e tij dhe bashkë luftëtarët e ti duke pranuar gjykatën speciale, duke pranuar fusnotën, asociacionin e komunave serbe dhe tejkaloj rrethin e ngushtë të ciklit te mendimit te tij politik.
Thaçi u bë figura qendrore dhe mbetet figura qendrore politike e Kosovës dhe rajonit pa të cilën ska paqe Ballkani dhe as regjioni i ngushtë.
Ai ka pranuar edhe mos liberalizëm por vazhdon të kritikojë BE. Figura e tij politike komplekse dhe kontroverse me për plotë të pa pritura dhe shpërblyes i madh për përkthyesit dhe disa njerëz të cilët janë të njohur nga vitet 90 janë meritat e madhe të këtij njeri për ta.
Shumica e këtyre njerëzve nuk janë kanë pjesë e politikës së viteve 90 dhe tërësisht të panjohur edhe për akrabanë e tyre por më jo ata njihen tash më.
Një rivalitet i ri në PDK ne mes ti dhe zëvendësit të tij mjaftë përmendet në opinion dhe ndikimin që ka. Thaçi është i mençur ai gjen rrugë me u lirua prej cilit do që ia mësyn.
Brenda në PDK është rrethuar prej servilëve që e donë, e ata nuk janë të shumtë më në PDK, numri i tyre po vjen duke u zvogëluar, por PDK prej kur ka fitua zgjedhjet e fundit e deri me sot nuk ka pas ardhje të reja çka është me keq ska pas asnjë figurë të vetme interesante dhe profesionale që ka kaluar në këtë subjekt politik, struktura e PDK mbeti me pak ndryshime prej vitit 2007.
Thaçit i kanë borxh shumë njerëz mos vet?Sa njeri i ka borxh atij për shpërblimet në poste që kurrë as nuk i kanë ëndërruar, e do i kanë pa veç nëpër filma , basketbollistë ,repera, artistë gjithçka.
Respekt edhe për ta, ska dert edhe ata kanë kontribuar më punën e vet madje të dytë janë shquar për punën e tyre në mandatin e kaluar të Qeverisë. Dhe janë shpërblyer sërish!Po mirë, disa degë të PDK-së gjenden në krizë, por edhe përmendja në opinion publik shpesh herë të disa njerëzve të pa rehatshëm brenda subjektit të tij e kanë qit në hallë atë se çka më ndërmarr?
A duhet shpejt a kadale me veprua diqysh me u lirua prej tyre se janë theksuar shumë në opinion publik edhe kanë filluar te dëmtojnë shumë, ende ska strategji por diqysh do tia bëjë?
Se nëse nuk merr masa politike do ta ketë vështirë kontrollin brenda PDK, disa i ka ngritë vet!
E ska mundur me i kontrollua fare, e disa nuk e kanë pyetur por janë mbet jashtë loje, kurse më së miri i kanë punët servilet dhe përkthyesit ata dëgjojnë por janë edhe të shpërblyer dhe ata nuk preken ska lidhje a janë për ministër, kryejnë punë kur duhet për shefin.
Koalicion në pozicion kritik në vitin 2016
Hashimi duket të ketë marr garacione se do të marr pozitën e shefit të shtetit kësaj here për me plotësua gamen e funksioneve që njehë kushtetuta e Kosovës, në të gjitha pozitat edhe një i ka mbet - president, këto tjera i ka pas të gjitha.
LDK ka ofrua njëfarë garancioni se do ta votoj Thaçin për president në vitin 2016,edhe pse disa deputet nuk e dëgjojnë dhe nuk zbatojnë vendime te Isës nga radhët e LDK, por paralajmërimet janë se as partitë tjera opozitare nuk do ta votojnë atë.
Çka nëse nuk i merr votat dhe nuk arrin pozitën e presidentit? Po me duket po i shohë servilet e tij tu thanë në media do ta braktisim koalicionin.
Më të vërtetë Hashim gjendet në pozitë jo të favorshme për tu votuar në Kuvend, partitë vogla opozitare asnjëra mund të mos votoj kjo tash më dihet, kështu mbetet zëvendësministër i Isës, në këtë situatë gjasat janë me prish koalicionin.
Kështu që Kosova vitin e ardhshëm mund të shkojë në zgjedhje, shenjat janë jo të mira, të dy palët kanë ministra të lodhtë ,zëvendësministra i kanë dërguar për të zgjidhë probleme sociale.
Ska as ndonjë program shumë premtues ekonomik as reforma tjera ne fushën e arsimit, shëndetësisë,megjithatë diçka ka bërë Isa ka dal me suitën e tij kur i bëri 100 ditë pune qeveria me avokate me mbrojt programin e vet.
Po mirë ky koalicion i ka bërë mirë njerëzve të shumtë që gjenden në borde ,në KEK,KEDS dhe kudo nga radhët e PDK, tash ngadalë bëhen do vende edhe për LDK .
Më rëndësi të madhe janë edhe ambasadorët, njerëzit e shumtë që kanë shkuar në poste të shërbyesve civil nëpër ambasada dhe shërbime konsullore ne emër te PDK,diplomat përthyes dhe miq te njerëzve të afert në PDK, shumë mirë është puna, kështu po thonë veç le të zgjasë kështu fortë mirë po bëhet!
Duhet shpallen konkurse dhe të pranohen njerëz të karrierës diplomatike ,nuk ka nevojë për përkthyes diplomat e as ministra te së dështuar të dërgohen në pozita tilla.
Nuk ka lidhje a dinë?
Kjo është moto e qeverisjes një kohë të gjatë të vendit me njerëz përkthyes e servil jo profesional, por edukim arsimor gjate pozitave të fituara nga politika, po sikur te verifikohet të gjithë dalin se kanë përfunduar shkollim për gjatë mandateve që kanë pas politik, edhe kanë përkthyer për shefin dhe më vonë kanë hy në punë nëpër universitete publike, pa Hashimin ishin mbet nëpër rrugë, borxh i kanë shumë, ata janë në Londër ambasador e ministra, ky është devalvimi institucional, këtë e kanë të njohur personeli ndërkombëtar, dhe shumë pak a hiq nuk merren me ambasadat e Kosovës, ata shërbejnë si postier për të bartë informata dhe nuk kanë nevojë të flasin dhe të nihen fare se më bë më ia nisë me fol shefi i ndërron menjëherë, kështu me mirë me ndejtë.
Ne kemi nevojë për një renovim të plotë të stafit diplomatik, me fjalë tjera reformim kadrovik, duhet të shpallën konkurse dhe duhet filluar tërësisht prej fillimi, e vetmja rrugë sa më parë që bëhet aq më mirë për shtetin, se ata rrinë të kotë asgjë nuk i kanë ndihmuar shtetit tonë as lobizim, as nuk kanë punuar për imazh të shtetit, as nuk kanë broshura ose pak të ministrive, një numër i madh i këtyre ambasadorëve është shkëputur nga realiteti ekonomik, social, politik në Kosovë.
Sa më parë duhet shpallur konkurs ambasadorë deri tash ishte dështim i plotë i këtij shërbimi. P
aramendoni asnjë hajrë ska pa Kosova as për lobizim e as për të punuar në diplomaci ekonomike me ofrua materiale për investitorët e mundshëm në Kosovë me organizuar konferenca për donatorë, me punuar diçka me ditë se janë aktiv.
Bordet publike te kësaj partie dhe biznesi partiak për dallim nga ambasadoret funksionojnë shumë mirë për interesa partiake.
Çështja me e dëmshme ushtrimi kontrollit mbi të gjitha institucionet,kjo ne eksperiencën sjellë edhe shembjen herë do kur të këtij kontrolli, ky kontroll politik ekziston për shkak instalimit te anarkisë, lojën politike me njerëz të dobët, pa moral dhe jo profesional, realisht ka edhe njerëz të inteligjencës që janë pjesë e lojës e të cilët janë të mençur ata do ta braktisin në momentin kur perandoria anarkike rrëzohet.
Hashimi dhe Gjykata Speciale
Kjo gjykatë është mjaftë kontroverse e spekulative por edhe pa fakte dhe me plotë thashë e thëna, që doli nga një raport i çuditshëm i Këshillit te Evropës.
Raporti i Dick Martit mbetet raporti më kontroversë që ka kaluar në Këshillin e Evropës në historinë e kësaj organizate, mjaftë interesant si u arrit të bindet një pjesë e madhe e përfaqësuesve të shteteve të këshillit të Evropës të votohet një raport i tillë, i tmerrshëm për nga përmbajtja po sikur edhe drafti për Gjykatën Speciale.
Hashimi nuk u pajtua me këtë gjykatë, ai u gjet para një situatë të pakëndshme,njeriu me i dëgjueshëm për SHBA dhe BE, z.Thaçi nuk e pranojë me shpirt ketë gjykatë e detyruan, por me gjithë atë ai në një çast shprazi mllefin e tij ndaj Serbisë, tha se do ta padis Serbin për gjenocid, por kjo u heshtë dhe më nuk u përmend pse?Ndoshta përgjigjën e di Hashimi.
Ai u tregua guximshëm ndaj kësaj gjykate tha në rregull mund të bëni por rezultati është panjohur dhe zero.
Ai asnjëherë nuk pati dëshirë të thotë se ka qarqe ndërkombëtare që atë nuk e dëshirojnë në pozitën e njeriut të parë.
Kompromisi i Thaçit që të merr postin Isa Mustafa ishte njëheritë potez i mençur i tij,për të ndal akuzat e deritashme ndaj qeverisjes së tij shtatë vjet të fundit si dhe ka krijuar një paqe të ngrirë me LDK te lodhur e të mërzitur nga humbjet e shumta që pësoj. Më në fund një fije e vogël shprese për këtë subjekt.
Ende LDK nuk pajtohet me mandatin e gjykatës speciale, një pjesë e madhe e këtij subjekti ka dëshirë të kryej punën gjykata speciale kundër oponentit kryesor të saj, dhe ta largojë nga skena ose së paku ta dobësojë shumë PDK, kjo nuk doli ashtu si patë dëshirë LDK, kjo gjykatë fare nuk merret me vrasje politike dhe kundërshtime politike por merret vetëm me dyshimet për krime dhe trafikime organesh.
Thuhet ka shumë dokumente te KFOR-it e hetime që flasin për shumë njerëz problematik të këtij subjekti, lista e dyshimeve thuhet është e gjatë po sikurse edhe lista e njerëzve, rreth 118 njerëz të përmendur për dyshime për vepra kriminale në raporte të ndryshme të organizatave ndërkombëtare jo edhe krejt të këtij subjekti por edhe të tjerëve.
A mund të reformatohet Hashimi
Ka pas ide që ky fare ska gjasa të reformohet, mund te themi se është shumë larg reformimi apo reformatimit të vetës së vet dhe rrethit të tij, ai ka bërë gabime me inkuadrim të disa njerëzve të fundit në PDK të cilëve u dha post shumë të lartë politik dhe institucionale, por nuk fitojë prej kësaj pune gjë për atë ka shumë kritika në opinion ndaj ti.
Ai gjendet në hallë të madh, autoriteti e tij të elektorati mund të bie nëse vazhdon të jetë patericë e Isës, në anën tjetër nuk ka bërë kurrfarë reforme brenda partisë, zgjedhja me e gabueshme është marrja me servil, ata e kanë lënë edhe mbretin në feudalizëm lakuriq , edhe këtë do ta lënë në momentin kur të shohin se ai po shkon ka ramja ata do të thonë ne skemi pas gjë më të, ai ka qenë kryetar por na skena menduar që bënë gabime ai, dhe ne nuk marrim përgjegjësi për të, ky është fjalor i njohur i kësaj kategorie.
Kontrolla e deritashme ndaj institucioneve nuk do ti shkojë për shtati për çka mund ti mëveshët përgjegjësia, më mirë është braktisja e kontrollit se ska hajrë, natyrisht dhe lirimi i njerëzve përkthyes e ambasador që ka bërë e disa ministra me poste te falura.
Perspektiva reformuese e Thaçit
Ai duhet të ndërroj këtë strukturë ngadalë duke ofruar poste sekondare sepse largimi i përnjëhershëm nuk zgjidhë gjë, por ngadalë të sjellë njerëz të rinj gjenerata e reja, ai ka gjasa me gjeneratën e re politike të luajë rolin e babit të politike të Kosovës.
Me këtë strukturë që ka për momentin këtyre viteve nuk ec më, sa më parë që e kupton aq më mirë do te jetë, PDK mund te shkoje ka fundi i fuqisë politike.
Perëndimi mund ta përkrahë atë po që se në PDK sjellë një gjeneratë të re politike të shkolluar mjaftë mirë ,meritore dhe emra të rinj që mund sjellin freskinë por edhe do të rrënohet politika kontrolluese dhe klienteliste.
Ai kishte sjellë njerëz të pa dobishëm dhe jo të njohur për kurrgjë në çfarëdo profesioni. Disa njerëz të ashtuquajtur shoqëri civile që ishin shitës të vazhdueshëm të mjegullës, që kënd kurrë se kanë bind në opinionin publik por duket atë e bindën se ata din gjë tu lexua nëpër internet, këto ishin gabime të panevojshme megjithatë këtu gabojë politikisht.
Gjasa ka për përmirësim por duhet pas vullnet për këtë, tash loja është e qartë nuk ka njerëz për të humbur por këta i ka hangar procesi dhe dështimet ,me këta është humbje kohe me u marrë.
Heqja dorë nga kontrolli institucional është i domosdoshëm, pa marr parasysh a pajtohet ai a jo kjo është përshtypja e opinionit publik duhet të filloj te mendoj seriozisht strategjinë dalëse nga kjo gjendje.
Koha e shokëve të Thaçit eci, më mirë me kuptua se me ia përkujtua dështimin e ngadaltë. Ajo çka ka nevojë ky subjekt politik është reformim gradual dhe zëvendësim i njerëzve me gjenerata të reja po që se Thaçi dëshiron te jetë një figurë e lartë politike e respektuar në të ardhmen.
Opozita dhe Thaçi
Thaçi ka arrit të fshehët pas Isës, i cili e ka marr timonin e kryeministrit në një gjendje jo të mirë të qeverisjes së shtetit.
Tash motivet janë të ndryshme që kanë shtyrë LDK te jetë pjesë e koalicionit, mirëpo kjo është politik, gjithçka është e mundshme nëse veç përputhen interesat e partive.
Opozita asgjë sështë më e mirë se pozita, as kurrë nuk u kanë. Ideja për inate personale dhe inati nga braktisja e LDK nga VLAN, janë prek shumë,përderisa Hashimi është i qetë tash.
Paralajmërime për protesta është paralajmërim për luftë për pushtet, ska gjë prej kësaj pune, këto gjera me këto subjekte politike tash populli i njehë shumë mirë ,luftë për karrige më, prej kësaj pune qytetari nuk fiton gjë veç anarki më të madhe asgjë tjetër.
Disa parti opozitare ballafaqohen me probleme të mëdha politike brenda tyre andaj thirrja në protesta është mbulim i gjendjes së brendshme të pakënaqësive, realisht qytetari më së shumti ka humb deri me tash e kanë fituar partitë në Kosovë.