Gjykata Speciale mund te themelohet me alternativa tjera
Shkruar nga Blerim Burjani
Mos votimi për Gjykatën Speciale ne Kuvend është një paralajmërim i keq për Kosovën për ditët në vijim, ka tendenca tjera të ngritjes se ndonjë alternative me qëllim të arritjes së qëllimit të bashkësisë ndërkombëtare, përpjekjet do te jenë në drejtim të gjetjes se ndonjë modeli tjetër për themelimin e një gjykate të tilla me kompetenca të veçanta.
Nuk ka pas nevojë për acarim të raporteve me miqtë tanë ndërkombëtar, ka pas iluzione se kjo gjykatë nuk mund t themelohet nga OKB, gjë që e ka detyruar bashkësinë ndërkombëtar te reagoj mjaftë qartë ndaj qëndrimit të Kuvendit të Kosovës për tymos votuar gjykatën, javën në vijim pritet që shtetet e kuantit të mblidhen dhe të dërgojnë një mesazh tjetër për institucioneve vendore, në ndërkohë mund te priten edhe kushtëzime tjera nga BE për nënshkrimin e MSA me Kosovën. Politika është e tillë, disi duhet te gjendet zgjidhja.
Qëllimi i bashkësisë ndërkombëtar është të hetojë krimet e mundshme gjatë luftës pa paragjykuar gjera tjera, tash kjo gjendje ka ardhë deri këtu, për shkak jo interesimit që në fillim pas viti 1999 te themeloj vet Kosova një gjykatë të këtillë, përderisa shtetet tjera të rajonit e kanë bërë të gjitha, andaj hezitimi vazhdueshëm për të bërë një gjë të tillë solli deri këtu këtë gjendje, që me politik të aktit të kryer të detyrojë Kosovën për të bëje një gjykatë të tillë, edhe pse kjo gjykatë themelohet për absurde dhe bazuar ne tregime fantastike, një gjë po dihet se me themelimin e kësaj gjykate dhe me zbardhjen e rasteve për të cilat kinse ka fakte do të mbyllët përgjithmonë kapitulli i dyshimeve, andaj nuk duhet te hezitohet shumë, te heqim nga qafa te gjitha dashakëqijtë e Kosovës se në Kosovë ska pas krime te bëra nga askush nga pjesëtaret e luftës se UÇK të këtij lloji, por ka pas luftë për të mbrojtur popullin para se gjithash te gjithë civilët. Në vazhdim priten disa modalitete të ndodhin:
1. Themelimi me iniciativë vendore të dhomave për gjykatën speciale në të cilën do të gjykojnë raste gjyqtarët ndërkombëtar, dhe funksionimin e dhomës së prokurorisë ndërkombëtare.
2. Me votim të serishëm nga Kuvendi i Kosovës;
3. Me iniciativë të re në OKB për themelimin e një tribunali për Kosovën gjë që do të ishte jashtëzakonisht keq për shtetin e Kosovës.
Politika vendore është e stresuar me pak informata me shumë presione se sa shpjegime adekuate se çfarë dot ndodhë, edhe pse kjo gjykatë punën pret të bëjë ne Kosovë, për disa raste është thënë se mund të dërgohen për zhvillimin të procedurave në ndonjërën nga shtetet e BE e që më së shumti përmendet sërish Haga.
Deri këtu ardhë puna me dëshirë a më zor, disi kjo gjykatë duhet të fillojë punën, pa marr parasysh se a ka fakte a nuk ka fare, ideja ishte që të zbardhen raste gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999 nga raporti i Dick Martit.
Nuk do të ishte mirë që rasti të hapet në OKB kjo do sillte një dëm të madh për imazhin e Kosovës, andaj një pjesë e historisë së OKB do të mbetej në sirtarët ndërkombëtar për rastet e gjykuar në Kosovë, andaj më mirë kjo çështje të përmbyllet në Kosovë pa zhurmë dhe pa ndonjë publicitet ndërkombëtar.