Fondi për zhvillim, punësim dhe mirëqenie sociale e shëndetësore
Shkruar nga Blerim Burjani
Ky fond duhet të trajtoj çështjet të cilët mund të përkrahin zhvillimin ekonomike dhe punësimin, i proklamuar si tillë ende nuk ka ndonjë skemë të këtij fondi që do të ishte transparent për të mësuar se çfarë përmban si i tillë.
Ky fond do të duhej të themelohet me ligje që do të paraprinte zgjidhjeve adekuate të cilat i rëndojnë qytetarët. Realisht ky fond emergjent duhet te emërtohet Fondi për zhvillim , punësim dhe mirëqenie sociale e shëndetësore.
Ky fond duhet të trajtojë në mënyrë emergjente dhe nuk mund të shkëpus nga nevojat imediate çështjet që ndërlidhën me punësimin , mirëqenien sociale dhe shëndetësore.
Ky fond duhet të ketë një dokument i cili do te konceptohet si formë strategjike në trajtimin e situatave emergjente të qytetarëve të Kosovës.
Ky dokument paraprakisht duhet të ketë pasqyrën e problemeve dhe instrumentet zgjedhëse, ku do të ndihmonte mjaftë shumë trajtimin e problemeve emergjente. Ky dokument bazë dhe analitik duhet hartohet sa më parë.
Unë mendojë se për këtë ka kapacitete të mjaftueshme njerëzore për të trajtuar problemet aktuale të natyrave të cilët ky fond do të ngjallte shpresën e qytetarëve.
Ky fond duhet të mbledhë pozitën dhe opozitën për thartuar dokumentin strategjik për zbatimin e fondit.
Ka shumë arsye për të mbledhë të gjithë së bashku, spektrin e partive parlamentare dhe shoqërinë civile.
Kuptohet duhet te themelohet një grup punues rekomandues për qeverinë për të dhënë sugjerime dhe propozime dhe plotësuar atë.
Ky fond është në stadin fillestar dhe ende nuk ka ndonjë vizion apo gamë përfshirëse por në vija të trasha deri diku dihet se çfarë do të trajtoj.
Themelimi i këtij fondi duhet të ketë disa nga këto objektiva si në vijim:
1. Stimulimin e ndërmarrjeve prodhuese
2. Përkrahja e të rinjve në biznes si kategori duket me e rrezikuara dhe pa perspektivë të cilët po marrin rrugën e migrimit;
3. Fondi duhet të përmbajë instrumentet lehtësuese ekonomike dhe fiskale për bizneset;
4. Fondi te jetë i ndarë për veprimtari përkrahëse dhe unike duke përfshirë këtu edhe sektorin bujqësisë.
5. Fondi të stimulojë ndërmarrjet e posa themeluara për të inkurajuar zhvillimi e tyre si psh. ne lirimin e bizneseve te po sa themeluara nga tatimet se paku deri ne një vit,pastaj ne importin e pajisjeve prodhuese për NVM.
6. Fondi të stimuloje punësimin e veçanërisht te gjejë zgjidhje për familjet te cilat janë nen asistencë sociale dhe të bëjë punësimin e nga një anëtari të familjes për këtë kategori, pra te stimulojë punësimin e tyre edhe ne sektorin privat, atë publik dhe administratë te shtetit,në mënyrë që kjo skemë e asistencës të reduktohet vetëm për kategorinë e personave të sëmurë dhe të pa aftë papunë.
Me këtë politik do të zbritet ngarkesa e buxhetit te shtetit për kategorinë e tillë të personave që ende vazhdojnë te jenë barrë e shtetit. Përmes këtij fondi duhet ndërtuar shtëpi për familjet ne kushte te renda ekonomike e sociale.
7. Fondi sa i përket punësimit duhet te ketë një qasje për punësim sezonal brenda shtetit që kategorizohet si punë publike apo angazhimin e studentëve në punë publike.
8. Ky fond duhet të përkujdeset edhe për mirëqenien sociale e shëndetësore të punësuarve ne sektorin privat.
9. Qeveria duhet të mbikëqyrë strikt sektorin privat për të respektuar ligjin e punës dhe te ndal diskriminimin ne këtë sektor.
10. Qeveria përmes fondit duhet te vendos politikat e përkrahjes për periudhën katër vjeçare të qeverisjes.
Ky fond ka edhe sfidat e veta si problemet e nepotizmit apo familjarizimit te shtetit, korrupsionin, punësimin partiak, problemet e përkrahjes se militanteve te saj qe i ka , apo qe e kontrollojnë sektorin publik , priva dhe administratën shtetërore. Realisht mund te ketë shumë pengesa për gjatë implementimit të këtij fondi.
Qeveria përveç këtij fondi duhet të hartojë politika tjera ose do të zbatojë dokumente strategjike të cilët janë të shumta po qëndrojnë në sirtarët e dikastereve qeveritar që një kohë të gjatë.