03 Janar 2025

Emigrimi realitet apo shpresë e rrejshme

Shkruar nga Blerim Burjani 

Shumë qytetarë të Kosovës ia mësyn perëndimit për një jetë më të mirë, kuptohet për një mirëqenie të imagjinueshme më të mirë.

Ka shumë arsye pse qytetarët kalojnë kufijtë ilegal, shesin edhe atë pasuri që kanë krijuar me vite të tëra me  radhë  ose atë pasuri  të cilën ua kanë lënë prindërit, kuptohet ky largim bëhet  me qëllime  për të siguruar së paku një jetesë më të mirë për pasardhësit e tyre se për veti e kanë përfunduar ëndrrën e kësaj jete në  Kosovë se do të kenë mirëqenie edhe jetë të dinjitetshme. Kur të merret parasysh se Kosova është politizuar skjashmërishtë  dhe shteti i  familjarizuar janë brenga më e madhe në shtetin tonë.

Gjithçka në pronë të partive si vendi i punës pastaj mirëqenia sociale, të gjithë nuk mund te kenë mirëqenie përmes partisë, fatkeqësisht liderët politik dhe servilet e tyre, anëtarët  të këshillave drejtues të tyre kanë arrit të zgjidhin probleme të shumta familjare e personale duke siguruar punë në universitete publike, administratë shtetërore,ndërmarrje publike PTK. Aeroport,KEDS ku tjetër.

Nuk ka vend që nuk janë shtri rrënjët e klaneve e familjeve të këtyre njerëzve që merren me politik  për të pas ndikim në institucione qoftë private a  qoftë publike, e që   nuk ishin të aftë që vet ti bëjnë më djersën e punës së tyre.

Partitë  kanë mbyllë të gjithë dyert për  të gjithë  qytetarët që smund te jenë politikan dhe me u marr me politik, kur dihet se të gjithë  qytetarët   nuk mund ta sigurojnë përmes partisë politike ekzistencën dhe avancimin jetësor. Punë nuk ka, atëherë edhe shpresat e tyre janë zbehur plotësisht.

Gjithkund njëjtë,  partitë aktuale që iu ka ra ndërmend me protestua me u be bashkë pas humbjes janë të njëjtë, kam thënën shumë më herët para zgjedhjeve të qershorit 2014 se këta nuk janë kurrfarë alternative  për  vendin. Të gjithë këto subjekte politike që janë pjesë e Kuvendit, s’ka gjë prej tyre.

Një lëvizje kurrë nuk ndal së protestuari   por me iu thanë hartoni  program shpëtimi kombëtar nga tragjedia sociale dhe papunësia është  vështirë   apo të gjithë dështojnë edhe kjo lëvizje edhe partitë në pushtet. Atëherë çka më tutje?

Qytetarët nuk donë fjalë dëshirojnë të shohin masa konkrete që ngjallin shpresën e tyre për të mos  iu shkuar mendja me ik por me qëndrua në Kosovë. Ngërçi politik që ndodhi dekurajojë tërësisht qytetarët.

Të gjithë qytetarët e vendit e kuptuan se këtu s’ka gjë ka vetëm luftë për pushtet gjera tjera s’ka, luftë politike për të fituar pushtetin e kontrolluar parën publik dhe interesin publik asgjë tjetër.

Kjo është shumë dekurajuese për qytetarin, do të thotë s’paska gjë prej zgjedhjeve dhe këtyre partive,  atëherë filluan të ia mësyn largimit ilegal duke mos nij  për asgjë çka thonë këta njerëz, paramendoni protesta për Trepçën e Jabllanovicin a qytetarët kryet nuk munden ta qojnë lartë prej njerëzve dhe partive të cilët të gjitha kanë uzurpuar shtetin po luftojnë pa kompromis me protesta me konferenca shtypi me debate për  më mbërri në karrige  për të kontrolluar  paranë publike.  

Po kjo ndodhë vetëm në Kosovë, protesta me prua në pushtet njerëz të njëjtë apo edhe me dobët se këta që janë aktualisht. A ka dikush kohë më humbë për këtë temë?Jo sigurisht se për këtë s’duhet të humbë  kohë askush ?

Tjetër është programi ambicioz,masa të qarta, që së paku qesin një linjë ka të shkojë ekonomia si të zgjidhen problemet sociale, si të ndalet keqpërdorimi i shtetit nga zyrtar partiak që hyjnë në karrige dhe udhëheqin interesat e tyre, zgjidhin probleme të tyre të punësimit dhe ndikimit në shoqëri këto gjera duhet të ndalën.  

Trendët dhe pakënaqësitë

Realisht deri me tash Kosova nuk kishte alternativ te qeverisjes bazuar ne nevojat ekonomike, sociale. Subjektet aktuale politike deri me tash te gjitha se bashku qe janë pjesë e Kuvendit te Kosovës nuk kanë ofruar zgjidhje ekonomike dhe mirëqenie sociale për qytetaret.

Pushteti kuptohet për te bere fuqi dhe zgjidhur probleme personale e familjare, grupore e partiake por ne asnjë mënyrë për te zgjidhur probleme te ngarkuara me vite Kjo skene politike ka dështuar ne trajtimin e temave ekonomike dhe për te vendosur rendin dhe ligjin, ata kanë vendosur nepotizmin, interesin familjar.

Një pjese e tyre ka zgjidhur probleme sociale në variante te çuditshme dhe me përplot dyshime ne mënyrën se si kane fituar vendin e punës dhe pozita marramendëse ne administratë te shtetit, borde, shërbime diplomatike dhe konsullore.

Fare nuk është menduar për shumicën pra qytetarin e varfër jo te afte dhe te len ne lloç. Me universitete publike përplot  familjar të tyre duke zgjidhur  probleme te fëmijëve te tyre.

Asnjëherë deri me tash nuk ka pas qeverisje ekonomike ,por ka pas  para politik dhe njerëzve te pa afte për te qeverisur.

Kosova ka nevojë për pako emergjente ekonomike për te ndal krizën ekomomike e sociale dhe ikjen e njerëzve.

Ka gjasa edhe pjesa e inteligjencës se vendit te ik, ajo si klase jeton ne gjendje te mjerë duke iu vardisur njerëzve te para politikes, disa pra një  numër i vogël është bere vasal ndaj partive,  pjesa dërmuese jeton ne margjina te mjerimit social apo jeton prej ditës ne dite duke menduar çka te bëje me veten.

Klasa aktuale politike bon lufte për pushtet e merren me tema politike po harrojnë se vendi ka nevoje se pari për mirëqenie ekonomike dhe sociale për punësim për sistem shëndetësor kualitativ dhe edukim cilësorë te brezave të rinj por jo për njerëz te tille qe luftojnë njeri kundër tjetrit  për pushtet, çka i duhet lufta politike ndërmjet pozitës dhe opozitës kur qytetaret po ikin prej Kosovës, me kënd presin te qeverisin ata?

Këtu mungon logjika racionale politike, sociale dhe psikologjike ,nuk jetohet me pallavra kush  është i mire dhe kush i keq,   jetohet ekskluzivisht nga zhvillimi ekonomik e të gjitha tjerat janë te dorës  së dytë dhe tretë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)