05 Janar 2025

Edhe avokatet po merren me politik

Edhe avokatet po merren me politik? A din këta njerëz rolin e tyre? S’po dihet me ka sa po shkon pasuli në Kosovë?

Shkruar nga Blerim Burjani

Kohërave te fundit ka shumë avokat që merren me politik, për tu çuditur, me ka rastisë kohërave të fundit me dëgjua kur një numër i konsiderueshme i këtyre njerëzve që merren me zejen e avokatit kanë filluar që një kohë të gjatë me tregua edhe qysh duhet me bërë politikë edhe qysh duhet përbëhet gjykata speciale.

Fjalori i tyre mjaftë politik e aspak profesional, shumë spekulime dhe mos dije po tregojnë këta njerëz nëpër media të cilët po i ftojnë ata për të folur për gjykata  speciale këtu po mungon veç edhe gjykatësit me i ftua nëpër media, edhe ata janë mangu, madje ata janë kompetent dhe kanë përvojë ose ndonjë prokurorë.

Kosova deri këtu ka mbërri kur edhe avokatët shndërrohen në analistë politik, e asnjë fjalë të maturë profesionale.

Madje një pjesë e tyre po i shërben mirë kjo pamje e tyre vizuale nëpër media për të gjet klient.

 Madje ka avokat që ka mbërri me u bërë edhe këshilltar politik duke u thirre në jurist e realisht ai është një jurist i thjesht  vetëm me provim jurisprudencës.

Për të ardhur më qesh kur të dëgjosh duke folur avokatin e mjerë për shkencë e për shtetin ata  në sistemin tonë janë njerëz  si gjithkund në botë janë të nevojshëm për  gjëra të njohura dhe janë me ia ndihmuar të pandehurit që është laik ne drejtësi dhe tjerët kur donë ata.

Këtu këta njerëz disa prej tyre 2-3 kanë filluar më mësua edhe çka janë institucionet  dhe gjykata kushtetuese,  por edhe po mbajnë mësim edhe për të drejtën ndërkombëtare dhe për tribunalet edhe deri këtu kanë mbërri.

Unë kamë një propozim kanë mbet edhe prokurorët me dal në TV  me tregua për gjykatën speciale dhe gjyqtarët për të arrit në maje të këtij absurdi!

Avokati nuk është njeri ekspert, ekspert me një provim të jurisprudencës, hajgare është kjo punë, ose edhe më pak shumë hulumtues, s’ka gjë. Hajgarja në këtë shtet s’ka të ndalur.

Këta avokat që dalin në TV s’janë në gjendje me dallua as strukturën organizative administrative të një gjykate ndërkombëtare e lërë me tregu se ata kanë  me ditë qysh kanë me veprua një gjykatë ndërkombëtare se ata si gjykatë speciale kanë më bërë rregullore madje disa që po dalin nëpër media po e din edhe listën njerëzve te mundshme që do teken punë me gjykatën speciale.

Për plotë  fjalë dhe spekulime dhe mos dije profesionale, për të kuptuar të drejtën ndërkombëtare  dhe punën e tribunave njerëzit shkojnë 30 vjet nëpër studime komparative dhe një pjesë e tyre ka shëtitur mbi 60 shtete të botës për të analizuar punën e tribunaleve të OKB,  e që ende s’po arrin me thanë fjalën  përfundimtare çfarë janë këto tribunale që themelon OKB përveç ndjekjes penale qe bëjnë?

Me ka  rastis me dëgjuar këta njerëz nëpër televizione kryesisht komerciale dhe atraktive për të folur spekulime për të treguar se ata din shumë  për gjykatën speciale dhe që një pjesë e  këtyre 3-4 njerëzve ia kanë pa hajrin mediave, kemi mbet mangu  veç edhe prokurorët dhe gjyqtarët me i qit nëpër  TV  e më bërë spektakle mediale.

Me ka rastisë me shkua edhe ne debate me këta njerëz të cilët flasin politik të kënaqin veç me i vet a jeni ju analist politik apo avokat që paguhen nga klientët apo sipas detyrës zyrtare, këta njerëz janë bërë si politikanë, “ekspertë të drejtësisë” në mungesë të respektimit të kodit etik të Odës së avokatëve nëse veç ata kanë ndonjë kod etik apo janë të organizuara, edhe pse ata janë biznes individual si me qel një dugaj të rëndomtë.

Këta njerëz njerëz pra avokat të tillë flasin për gjera për të cilën nuk e din çka po thonë për  konventat ndërkombëtare,ata nuk kanë fare njohuri për interpretime te ligjeve?

Kjo kategori ia ka nisë më u shty edhe me ekspert të drejtësisë për gjykatën speciale. Çfarë avokatie është kjo? A e din këta njerëz kush janë dhe çka shërbejnë dhe kujt i shërbejnë? 
 
Së pari: këta njerëz kanë përfunduar një provim profesional që secili njeri në këtë vend e kryen e që kriteret për të marr licencën e avokatit janë të thjeshta  përderisa në shtetet tjera kjo kategori shkojnë në  në sistemin  master 2 vjet (Shih: SHBA, në sistemin evropian gjithashtu mjaftë vështirë për të ardhur deri  të ushtrimi  i punës së një gjyqtari, prokurori apo  avokati), këtu  e kryen shumë shpejtë, e dyta  qysh është tu shkua puna çdo i dyti jurist do te  bëhet avokat pothuajse rrugët e Kosovës për plotë me  avokat janë mbush?

Veç ne Prishtinë në secilën rrugë edhe atë qorre e gjeni një avokat? Interesant deri ku kemi mbërri, unë aspak nuk kamë dëshirë me kritiku e  një avokat profesional e që detyra primare dhe përfundimtare është me mbrojt klientët nëse edhe atë munden  por jo me u marr me gjera të cilët nuk janë të thirrur me çështjet të ligjeve ndërkombëtare, apo me interpretime të konventave ndërkombëtare.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)