03 Janar 2025

E keni bërë bajat! Ne e keni bërë bajat jetën

Shkruar nga Flora Morina

Më përshkrua historinë e dhimbshme te qytetarëve t ë Kosovës për një qeverisje pa meritore që i ka bërë dëme shtetit dhe i kanë bërë xhepat e tyre të pasur nuk është më çudi e tërë bota e ka marr vesh këtë punë. 


Është tragjedi sociale për Kosovën, kur të i shtohen edhe shkollimi i këtyre njerëzve dhe bërjes së kapitalit të tyre përmes pushtetit atëherë rrumbullakësohet “hajnia në të gjitha anët”.

Zgjedhje me për plotë parregullsi,të gjithë i donin hajnat e zgjedhjeve por ata ishin vet ata që i mashtronin njerëzit e tyre komisionar e iu thonin me punua me mbrapsht për ta.

Nuk është lehtë krejt çka ka pas shteti ynë e kanë bërë për vete, e kanë bërë pronë private shtetin. Të gjithë e dënonin korrupsionin një nga një, të mbushet mendja që këta ”mizën nuk e shkelin”,por para kanë bërë e mall sa të duash.

Ata haptas thonin se këtu shkon kështu?Kush te mundet e kush jo s’kemi çka me bërë?Pasurit e tyre të paligjshme një numri madh i politikanëve i kanë vë në emra të “akrabave “, e disa parat i kanë deponuar nëpër banka ndërkombëtare.

Me hupë gjurmë !Se kemi prit që kjo skene politike të gjithë së bashku po punojnë kaq “mirë” të orkestruar ,po iu vjen radha të gjithëve me mjel popullin e shkret?

A kanë krye shkollë, janë bërë profesorë universitar,ministra, politikanë ,dashnor, turist, e çka të duash janë bërë?

Politikanët tanë, të gjitha këto parti që janë në kuvend arritën të shijojnë të gjitha mrekullitë e botës në këtë nën qiell të shtetit tonë të varfër. Për plotë fukarallëk! Askush dhe kërkujt nuk i beson?Besojnë vetëm në parat tona që na i kanë vjedhë ?

Po dëshirojnë më krye punë paralelisht më bërë para për vete dhe më shty Kosovën përpara në integrime evropiane!

Të gjitha këto institucione dhe ligje koti janë bërë në Kosovë për mos me funksionuar asnjë qysh duhet! Ideja me i bërë institucionet fiktive lë të qëllojnë për fukara së ata vet s’kanë nevojë për to?

Atyre nuk guxon askush më ua prish ?Bashkësia ndërkombëtare u mashtrua tu u marrë me dialogun e këta politikanët tanë dhe do fëmijë që bëjnë protesta dhe kërcohen për çdo ditë ,nuk merret kush me ta?

Kanë gjet metodologjinë e punës sikurse pas studiuar diku në një shtet afrikanë apo Etiopi?

Nuk po ka kush merret me ta pra më hajnat e institucioneve ?S’ka kush që i ndal .Kanë mbërri me pare më bollëk, kanë arrit me ble shtëpia e banesa ,besa me ndërtua dhe me shitë?Gjithçka kanë bërë, shtet i parajsës për këtë kategori njerëzish kush po thotë se e ka pas keq Thomas Moor, shteti ideal për hajna e batakçi.

Ky shtet ideal për këtë kategori njerëzish është qeverisja më interesante që kane ndodhë ndonjëherë në historinë e shteteve, edhe këtu jemi sui generis.

Shefi i ka bërë ambasador, bali ika qua i ka bërë profesorë në universitet? Përshëndetjet e tyre ende janë si dikur, qite një gjygym qaj e po vijnë me nejt?

Por kësaj me nuk po vinë këmbë por me X6 dhe Iphon 6. Histori interesante për një shtet të vogël. Ku njerëzit e tillë kanë ndërtuar shtet të balave?

Në këtë vend as nuk ka gjyqtar e as prokurorë për këtë temë ,ata merren me do tipa që bëjnë probleme vetit e familjes së tyre, por jo me tipat që i kanë frenat e shtetit në dorë?

An nuk ua dinë për gjykata vendore e as ndërkombëtare, as për këtë që po e quajnë speciale?atyre s’ka kush që iu bënë gjë?As nuk nin madje për këtë temë?

Mirë se vini në shtetin e kunatave dhe bijave?

Mirë bë të gjithë ata që patën problem me u shkollua dhe me u bërë dikush mburriten me u bë, shteti ynë është një parajse për të gjithë ata që kanë vuajt për gjithçka, ata në nuk po vuajnë më, të gjitha i kanë!

Nuk është me rëndësi qysh i kanë bërë por i kanë. Kunatat dhe bijat e tyre po vijnë me X6 në të pame. Mrekulli!

As ëndërr se kanë pa?Tash po e shohin zhgandërr. Burrin ambasador e bijën ambasadore diku në Evropë! Diplomaci të fortë ka bërë dhe bon shteti i jonë.

Me djem e kushëri dhe dajallarë,miq e jarana ?Tash një pjesë e tyre nuk e din as fjalën mirë çka do të thotë më lobizua?

Kryesisht të afërmve iu thonë po shkojmë me fol më na njoft  shtetin ,e për këtë i këna parat e shteti për me flejtë dhe na mbesin do për më i kursyer në banka.

Të gjithë i kanë punësuar, shumicën në administratë të shtetit, disa në PTK dhe KEDS , nëpër ambasada ku tjetër?

A ka kush e ndal këtë degradim njerëzor e qytetar në Kosovë?Mbi 50% pa punë ,30% “skllevër të punësuar”e 20% bosa?

Kjo është e vërteta e thirrur e shtetit tonë. Ikja nuk është rastësi është ikje nga dëshpërimi e korrupsioni dhe pasiguria. Bajat e kanë bërë ....
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)