Dita e mësuesit dhe mësuesit tanë
Shkruar nga Xhevat Bislimi
Dita e Mesuesit-7 Marsi është date e shënuar e shkollës shqipe. Zhvillimi, përparimi dhe arsimimi i populli shqiptar ishte penguar dhe ishte ndërprerë dhunshëm nga pushtimet e perandorive te mëdha gjate shekujve, te cilat kishin qellim te fundit zhbërjen e QENIES pellazge-ilire-arbërore-shqiptare.
Dashuria, perpjekjet, qendresa, lufta, gjuha, kultura dhe qyteterimi i popullit tone, qe nga lashtesia e deri ne ditet e sotme, u deshmuan me te fuqishme, me te qendrueshme dhe me superiore se fuqia ushtarake destruktive, gjuha, kultura dhe qyteterimi i pushtuesve.
Gjuha e shkruar, sipas dokumeneteve te gjetura deri me sot, eshte mjaft e vone. Por, sipas studjuesve te njohur dhe deshmive fragmentare te shekujve, gjuha shqipe ka nje tradite shume te hershme te shkrimit.
Alfabeti pellazg eshte njeri nga me te lashtit ne Evrope e me gjere. Mirepo, si date e shkolles se pare shqipe (ne kuptimin e shkolles bashkekohore...), pas nje pushtimi shekullor osman, qe ishte perpejkur te fshinte, shkaterronte dhe fshihte cdo gjurme te kultures dhe qyteterimit shqiptar, u vendos 7 Marsi, Dita kur ishte hapur (zyrtarisht) shkolla shqipe ne Korce. Kjo nuk do te thote qe nuk kishte shekuj me pare, edhe para eres sone, shkolle dhe shkrim ne kete gjuhe, qe vleresohet dhe pranohet si AMA e gjuheve evropiane e me gjere.
Shpallja e Pavaresise se Shqiperise nuk u jetesua ne gjithe Shqiperine. Me shume perpjekje e flijime mezi u krijua nje shtet shqiptar ne nje te katerten e Shqiperise. Perpjekjet, qendresa dhe lufta e kombit shqiptar per clirimin dhe bashkimin e gjithe Shqiperise vazhduan... Krahas ketyre perpjekjeve shqiptaret duhet te perpiqeshin dhe te luftonin edhe per shkollen shqipe, gjuhen, kulturen, traditen, artin...
Madje, keto perpjekje per te drejten e gjuhes, te shkolles, kultures, tradites... po vazhdojne edhe sot ne Shqiperine-Camerine e pushtuar nga \"Greqia\", ne Maqedonine shqiptare, te zaptuar dhe sunduar nga sllavet \"maqedone\", ne Malin e Zi, ne Luginen e Presheves, ne Turqi dhe kudo ku ka shqiptare.
Clirimi i njeres prej krahinave te medha te Shqiperise, Kosoves, me Luften e UCK-se dhe te mbare kombit, ishte nje fitore e madhe mbare shqiptare... Kjo ishte nje fitore edhe ne fushen e arsimimit dhe edukimit shqip.
Shkolla shqipe ne Prishtine, krahas asaj ne Tirane, do te duhej te ishte nje krah dhe mbeshtetje e fuqishme per shkollen shqipe dhe arsimimin kombetar e atdhetar te atyre pjeseve te kombit qe ende lengojne nen pushtimin e huaj...
Por, per fatin e keq, edhe shkolla shqipe, si e gjithe Republika e Kosoves dhe sistemi i saj, po paguan cmimin e keqqeverisjes dhe te politikave pak e hic shqiptare qe po ndjek dhe zbaton pa kushte klasa politike ne pushtet ...!!
Nuk eshte fort mire ne kete cerek shekulli as shkolla shqipe ne Tirane...!! Qeverite e Republikes se Kosoves, me politikat dhe me pa aftesine e tyre, e kane demtuar dhe po e demtojne rende shkollen shqipe (ne te gjitha shkallet), arsimimin dhe edukimin e brezave te rinj dhe te mbare popullit.
Prandaj, ne kete dite te shenuar per shkollen shqipe dhe ne cdo dite tjeter, mesuesit, arsimtaret dhe pedagoget e arsimit universitar duhet te mendojne-meditojne, te analizojne, te vleresojne dhe te japin zgjidhje per problemet qe po pengojne dhe demtojne shkollen shqipe, nxenesit dhe studentet tane...
Ne shkollat dhe universitetet tona, per fajin e politikave te mbrapshta qeveritare, edhe sot vazhdojne te marrin ditarin ne dore dhe te ligjerojne edhe mesuese, pedagoge e arsimtare qe deri dje denonconin, spiunonin dhe denonin nxenesit dhe studentet e tyre...!!
Ne shkollat tona, po per fajin e politikave te mbrapshta e jokombetare te qeverive, vazhdojne te marrin rroge dhe te demtojne procesin dhe edukimin e nxenesve dhe studenteve tane edhe mesuese, arsimtare dhe pedagoge universitar qe nuk plotesojne asnje kushte dhe asnje kriter per te dhene mesim, per te edukuar dhe per te ligjeruar...
Nje shtet dhe nje shoqeri normale keta mesuese, arsimtare e pedagoge do t\'i largonte nga shkollat tona dhe do t\'i paguante deri ne pension (ose do t\'i nxirrte ne parapension...), sepse keshtu do te shpetonin nxenesit dhe studentet, nga njera ane, dhe nga ana tjeter, do t\'u hapte rruge mesueseve, arsimtareve dhe pedagogeve te mire, te kualifikuar dhe te talentuar per kete fushe kaq te ndjeshme dhe kaq me interes per nje vend e nje popull...
Shume urime per mesuesit, arsimtaret dhe pedagoget e perkushtuar per edukimin kombetar-shqiptar! Gezuar!