Dialog ndërmjet besimtarit dhe terroristit
Shkruar nga Shkelzen Marevci
Besimtari: Të drejtohem me mysliman nuk po mundem. Të drejtohem me besimtarë edhe këtë e kam të vështir. Të drejtohem me i devijuar mendoj që është më e drejta, por nuk dua.
Nuk dua, sepse ndoshta je duke menduar për tu penduar për veprimet e rrezikshme që po i bëni në emër të Islamit, e kam frik se mos po ndikoj e të largohesh nga pendimi i domosdoshëm për veprimet monstruoze që jeni duke i bërë në emër të Islamit.
O njeri (terrorist që vepron në emër të Islamit), a ke menduar që je duke vepruar me veprime të cilat asnjëherë dhe me asnjë pik të vetme nuk përputhen veprimet terroriste me fenë Islame?!
Mirëpo, të them të vërtetën dua të sqaroj disa gjëra, sepse me veprimet e juaja që po i bëni, me ka bërë përshtypje tju pyes, pasi që ne e kemi Allahun për Zot, po ju?
Terroristi: Edhe ne Allahun!
Besimtari: Ne kemi një libër Hyjnorë, Kuranin, që bazohemi në te, po ju?
Terroristi: Edhe ne e kemi Kuranin!
Besimtari: Ne për profet besojmë Muhamedin a.s., po ju?
Terroristi: Edhe ne Muhamedin a.s.!
Besimtari: Ne kemi 5 shtyllat e Islamit, që na bëjnë të jemi mysliman (dëshmia se nuk ka Zot tjetër (Shehadeti), namazi, ramazani, zeqati dhe haxhi), po ju?
Terroristi: Edhe ne këto i kemi!
Besimtari: Po si ka mundësi valle, që aq shumë gjera kemi të përbashkëta, ndërsa ju na quani pabesimtar dhe madje na luftoni dhe na vritni? Jam shumë kureshtar të dijë se cili është motivi i këtyre veprave monstruoze në emër të Islamit që po i bëni?
Terroristi: Së pari dua ta bëj të qartë se të gjitha veprimet tona janë të drejta. E pse veprojmë kështu, sepse ju dëgjoni dhe i merrni fetwat (mendimet) e dijetareve që e kanë lëshuar rrugën e Zotit.
Ndërsa ne do ta shpëtojmë Islamin nga qafirët dhe tagutët (pabesimtarët dhe tejkaluesit e kufive te fesë), duke mos kursyer asgjë. Nuk do të kursejmë as jetët e njerëz, e lere më ekonomitë e shteteve, apo monumentet historike, etj. Pra, do të shkatërrojmë çdo gjë të gjallë, vetëm për ta çliruar njëherë e mirë çështjen Islame nga qafirët dhe tagutët.
Besimtari: Unë mendoj ndryshe nga ju, sepse të gjitha veprat e juaja janë në kundërshtim të plot me mesazhet e vërteta Islame. Të them të drejtën me një analizë shumë të thjesht mund ta kuptojmë, që veprimet e juaja konsistojnë në injorancë, në mashtrime, në emocion të pakontrolluar, në të menduarit ekstrem, etj. dhe kjo vërtetohet lehtësisht, vetëm duke krahasuar jetën e myslimanit para dhe pas 11 shtatorit.
Para 11 shtatorit myslimanët ndiheshin krenar që ishin praktikues të riteve Islame dhe madje gëzojshin edhe respekt nga jo myslimanët, ndërsa sot, edhe ata që i kryejnë ritet, kanë një dozë frike, turpi, etj. sepse besimtari para 11 shtatorit është parë si njeri i dobishëm për rrethin ku ai ka jetuar, i moralshëm, i sjellshëm me të tjerët, i qetë, pra është konsideruar dhe ka qenë njëri me virtyte shumë të larta.
Ndërsa sot, myslimani shihet krejtësisht ndryshe, ai shihet si njeri i dhunshëm, jo i qetë në biseda, vrasës, terrorist, i pamoralshëm, me një fjalë myslimani sot shihet si terrorist dhe asgjë tjetër, fatkeqësisht! Për këtë shëndrrim të fytyrës së besimtarit mysliman në fytyrë terroristi, jeni përgjegjës ju, ju që çdo gjë të keqe që bëni ja vishni Islamit, pa të drejt.
Dhe me që jemi këtu, dua që ta bëj të qartë se ne dëgjojmë, respektojmë dhe bazohemi në mendimet e komitetit të dijetarëve të botës islame, të cilët vijnë nga bashkësitë Islame legjitime nga e gjithë bota, që kanë studiuar në universitetet më kredibile të botës Islame, të cilët çdoherë bazohen në Kuran (libri i shenjet), synet (praktika dhe porosit e Muhamedit a.s.) apo ixhma (konsensusi i dijetareve të të gjitha vendeve ku gjinden myslimanët, për ndonjë çështje të caktuar), po ju?
Terroristi: Për dallim nga ju ne kemi hoxhallarë tanë, nga të cilët i marrim mendimet (fetwat) për të vepruar, sepse të gjithë ata që i ceket ju, duke nisur nga komiteti botërorë i dijetareve, bashkësitë Islame të të gjitha shteteve janë njerëz të shitur, të paditur dhe qafirë (pabesimtar).
Besimtari: Me këtë siguri kaq të madhe që thonë se të gjithë këta qenkan të shitur, të paditur dhe pabesimtar, a keni menduar ndonjëherë që mund të jeni te gabuar, mashtruar dhe te manipuluar? Mendoj dhe duhet ta dini që është e ndaluar të thoni për pjesëtarët e shehadetit që janë pabesimtarë, sepse Muhamedi a.s. thotë Mos i shqetësoni pjesëtarët (ithtarët) e shehadetit dhe mos i shpallni për pabesimtarë si arsye e ndonjë mëkati që bëjnë, sepse kush akuzon për pabesimtare një pjesëtar të shehadetit është me afër kufrit (pabesimit) sesa ky (i akuzuari)?
Terroristi: Unë nuk di çfarë të them me shumë për këtë, se janë hoxhallarët tanë ata që e dinë më mirë këtë çështje. Ne çdoherë ju bindemi atyre çfarë ata thonë.
Besimtari: Ju bindeni çdo gjë që thonë dhe ju nuk keni fare dyshime për atë që thonë?
Terroristi: Po, ju bindemi dhe nuk kemi fare dyshim!
Besimtari: Po ju, jeni sunit apo shiit?
Terroristi: Sunit. Përse më pyetni për këtë!?
Besimtari: Sepse ti konsiderosh të pagabuar hoxhallarët, e tju bindesh verbërisht është mëkat. Të pagabueshëm i konsiderojnë shiitet prijësit fetare të tyre. Poqë se veproni verbërisht, duke mos menduar dhe analizuar, por duke u mjaftuar vetëm me atë që ju thonë hoxhallarët e juaj, jam i bindur që ju veproni duke qenë të mashtruar dhe manipuluar, sepse në mesin e hoxhallarëve tuaj ka shumë injorant, të shitur dhe manipulant.
Terroristi: Po mire, tash dua tju pyes unë ju, çfarë duhet të bëjmë kur myslimanët vriten për çdo ditë nga armiqtë e tyre, të rrimë duar kryq?
Besimtari: Jo. Nëse është ashtu siç po thoni ju, duhet të veprohet, por prapë nuk duhet të veprohet krye në vete, apo duke qenë i emocionuar, sepse kështu thotë Muhamedi a.s. Nuk është i fuqishëm ai i cili mposht armiqtë e tij. I fuqishëm është ai i cili përmbahet nga zemërimi . Po të veprohet krye në vete, atëherë do të ndodhte një katrahure dhe luftërat nuk do të kishin të ndalur, siç po ndodh me ju (me veprimet terroriste). A e dini ju që, për ta shpallur luftën ka rregulla në Islam? E prej rregullave fondamentale të luftës në Islam janë tre: 1) konstatimi se lufta është opsion real (këtë e konstatojnë apo e kanë detyrë elita politike, fetare dhe profesionale); 2) rregulli i dytë, luftë e drejtë dhe jo hakmarrje; dhe 3) luftë, por jo masakër e gjenocid. E tash, duke ditur që komiteti botërorë i dijetareve Islam dhe të gjitha bashkësitë Islame në të gjitha shtetet e botës janë kundër kësaj që po e bëni ju, a mendoni që ose jeni të shitur, ose jeni të mashtruar ose jeni të paditur me këtë çka po bëni?
Terroristi: Ndoshta ne e kemi mirë e ju e keni gabim, se ka shumë që kanë frik nga lufta dhe xhihadi?
Besimtari: Jo, nuk është kështu, por nuk ka arsye për lufte sot. Dijetaret e mirëfilltë veprojnë matur dhe duke u bazuar në argumente të sakta fetare, e jo në argumente të manipuluara. E sa i përket xhihadit, çfarë kuptoni me të?
Terroristi: E thjesht, të luftosh në rrugën e Allahut!
Besimtari: E keni gabim edhe këtë, sepse termi xhihad ka të bëj me përpjekjen për të përmirësuar të keqën me të mirë dhe kjo duhet të filloj nga përmirësimi i moralit personal e deri te ai shoqërorë. Ja çfarë ka thënë Muhamedi a.s. në lidhje me këtë pas kthimit nga lufta e Bedrit u tha shokëve fitimtarë: Ju keni ardhur nga xhihadi i vogël në xhihadin e madh. Kur ata e pyetën Çfarë është xhihadi i madh? ai u përgjigj: Është xhihadi kundër nefsit (dëshirës negative personale)
Në fund, e lusim Zotin e Madhërishëm, që të vetëdijesohen të gjithë myslimanet e mos të bijën prehe e mashtrimeve dhe para se të vendosin për ndonjë veprim të dhunshëm apo për ndonjë akt terrorist, tia vejnë gishtin kokës dhe të mendojnë që kanë për të dhënë llogari dhe për tu dënuar nga Zotit në ditën e gjykimit.