04 Janar 2025

Dështimet e diplomacisë se jashtme dhe ambasadoret partiak

Shkruar nga Blerim Burjani

Diplomacia që nga viti 2008 e Kosovës është trasuar dhe bërë nga shtetet e fuqishme ,miqtë tanë ndërkombëtar kanë përkrahur Kosovën në politikën e jashtme të saj, si dhe kanë mbështet diplomatët kosovarë kudo nëpër botë ,madje kanë lobizuar më së shumti për njohje të reja.

Diplomacia e jonë ishte partiake, individuale e pa koordinuar ndonjëherë ministrat e MPJ e luanin rolin e “supermenve” duke udhëtuar nëpër botë me aeroplanë,autobusë, ka ndodhë që një ministër ka shkuar nëpër vende edhe më të largëta te globit për të lobizuar për njohje të reja.

Shëtitjet e vazhdueshme edhe shumë turistike dhe vizita studimore nëpër shtete të ndryshme nuk sollën asgjë për shtetin .

Një kohë 2007-2014 diplomacia e vendit ishte e copëzuar , nuk ishte me rëndësi që nuk dinin për diplomacinë, as qysh me bërë më rëndësi ka qenë gjithë më u marr me shëtitje të shumta.

Në atë kohë Behxheti i AKR, Enver Hoxhaj, Edita Tahiri, Vlora Çitaku, me herë Skender Hyseni, deputet te Kuvendit të Kosovës të gjithë janë marr më këtë “zeje të rrallë”, por shumë interesante për të marr mëditje të shumta , realisht aty këtu kur miqtë tanë kryenin punë për njohje këta njerëz i merrnin për vete lëvdatat, madje disa edhe fytyrën e koordinon në mënyrë diplomatike ashtu si i kanë parë nëpër filma, apo emitonin burrështetas të mëdhenj.

Buxheti MPJ në qershore shpenzohej rreth 70% prej udhëtimeve paramendoni edhe buxhetet tjera të ministrive apo zëvendës kryeministrit,tash diçka më shumë e diçka pak, përveç lobizimeve kishte edhe vizita kuortoazie për të parë vende atraktive të rruzullit tokësor, ndonjëherë do njohje dilnin se janë të rrejshme e disa dilnin të vërteta , s’ka lidhje ky mision po plotësohej mjaftë mirë me shëtitje atraktive dhe shumë më pak për të pa hajrë , kështu dështoj politika e jashtme e Kosovës, e pranoj fusnotën , pranonte marrëveshje blanko çfarë të servoheshin ,disa marrëveshje kishin pranuar pa e ditë realisht edhe ndonjë përmbajtje të thellë , të gjitha këto arsyetoheshin në mënyrë të mençur,shpenzimet janë bërë rezultatin pak dihej.

Politika e jashtme Kosovës kishte dështuar të bind ndonjë organizatë ndërkombëtare me përjashtim të disa që e pranuan Kosovën në saje të ndikimit të miqve tanë nëpër botë,disa organizata ndërkombëtare financiare e pranuan Kosovën, për shkak edhe fitimit të tyre jo edhe për shkak tonin, kurse OSBE,Këshilli i Evropës e shumë tjera ende pa ndonjë rezultat edhe këtu duhet falënderuar miqtë tanë të cilët po bëjnë përkrahje për të na ndihmuar në këtë drejtim pothuajse si rezultat i një diplomacie të dobët dhe e pa ekzistushme u arrit të arsyetohet ndërkombëtarisht themelimi i një gjykate speciale e që për shumë shtete ndërkombëtare vlerësohet si pozitive paramendoni nuk mjaftoj Tribunali Hagës por edhe një Gjykatë Speciale me bekimin e institucioneve vendore, edhe ky është dështim i kësaj diplomacie që nuk ka arrit asnjëherë me bind botën se ne Kosovë nuk ka pas krime e që dukalen disa njerëz ndërkombëtar të nxitur nga Serbia për të inspiruar trurin për film te zhanrit fantastik pa marr parasysh se disa shtete mike tonat e vlerësojnë këtë gjykatë si të domosdoshme për të zbardhur dyshimet e pretenduara.

Në këtë pa diplomaci te shtetit tonë ,ambasadorët janë njerëz që rrinë kotë nëpër botë një pjesë e madhe e tyre është partiake dhe pronësi e PDK gati 85 % të tyre kjo është evidente me tash , pushim hesapi me shpëtuar prej problemeve sociale,shumë miq u dërguan jashtë shtetit , me lloje kualifikime pa ndonjë dobi për shtetit.

Një çështje është për të ardhur keq se këta njerëz përkundër të gjitha këtyre vërejtjeve që vijnë nga shoqëria civile dhe bota akademike dhe intelektual tjerë prapë nuk janë të interesuar të dëgjojnë përsëri vazhdojnë me të vetën rasti i fundi i zgjedhjes se drejtorit te PTK , po këto gjera kanë dal nëpër livadhe ,por interesant s’ka kush që i ndal me bërë punën e vet dhe me punuar për ta,kjo është shenja me e keqe e mundshme e mos vetëdisimit politik .

Pra kjo do të thotë se të gjithë e kemi kotë, sepse dot vazhdohet politika e diplomacia partiake e klaneve e dajallarëve e nipave, kjo nuk sjellë kurrgjë të mirë. Unë mendoj se më mirë do të ishte të lihet në një anë injoranca shtetërore ndaj botes se mirëfilltë akademike për të ndal te keqen që po e dëmton mjaft shumë interesin e qytetarëve.

Sidoqoftë a ka Kosova ambasador? Jo ,nuk kemi ambasador as diplomaci kemi parti dhe individë të interesuar të merren me këtë punë , këta janë individ partiak.

A ka gjasa me menduar ndryshe kjo garniturë politike joduret s’ka gjë mundte lodhemi por këta njerëz nuk janë e te interesuar për të na dëgjuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)