04 Janar 2025

Deri kur kështu

Shkruar nga Faik Krasniqi

Para disa muajve shpërtheu skandali i stendeve të zemrës, pas raportimit të vdekjes së mbi 800 pacientëve, të cilët edhe pse kishin paguar me mijëra euro për vendosjen e stendeve, nuk ua kishin vendosur fare, dhe si pasojë këta persona të gjithë kanë vdekur pas disa ditëve, javëve apo muajve.

Askush nuk morri përgjegjësi, dhe nuk u akuzua apo nuk u arrestua për vdekjen e këtyre njerëzve!

Por njerëzit që janë fajtorë për vdekjen e këtyre qytetarëve të Kosovës, vazhdojnë të punojnë pa i penguar askush deri më tani.

Madje, ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, në vend që sot të ishte bashkë me dhjetëra të tjerë prapa hekurave, për shkak të këtij skandali që shkaktoi vdekjen e mbi 800 personave, është shpërblyer me postin e ministrit të Planifikimit Hapësinor.

Çfarë po hamë ne? Po hamë krunde të lopëve që janë shumë të rrezikshme për shëndetin e njeriut, nga të cilat mund të sëmuremi me kancer, leucemi dhe sëmundje të tjera të rrezikshme.

Ky është skandali i radhës me grurin serb, që ne e bëjmë bukë, ndërsa ata e përdorin për ushqim për bagëtitë. Lista e veteranëve të luftës, ashtu siç pritej nga të gjithë qytetarët e Kosovës, është fryrë dhe stërfryrë nga matrapazët.

Në listën e veteranëve dhe invalidëve të luftës së UÇK-së, dolën më shumë se 26000 \'\'veteranë\'\' dhe \'\'invalidë\'\' të UÇK-së, në një kohë kur që të gjithë ne e dimë se vetëm 1/3 e tyre kanë qenë veteranë dhe invalidë të vërtetë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Dhe shtatëdhjetë për qind e atyre që janë futur në listë pa qenë fare pjesëmarrës në luftën e UÇKsë, janë futur nga komandantët matrapazë, që duan të vjedhin nga buxheti i varfër i qeverisë së Republikës së Kosovës.

Në anën tjetër, një pjesë goxha e madhe e veteranëve dhe e invalidëve të vërtetë të UÇK-së, nuk e kanë gjetur emrin e tyre në këto lista.

Ku janë veteranët dhe invalidët e vërtetë të UÇKsë, që nuk po reagojnë për këtë skandal, në mënyrë që të nxirren jashtë listës të gjithë matrapazët që duan të vjedhin nga buxheti i Kosovës ?! Pse po heshtin?!

Pse nuk po reagojnë për këto pisllëqe të këtyre matrapazëve?! Dhe skandali më i freskët, është skandali me doganat e Kosovës, me futjen pa doganë të 10 kg ar, skandal në të cilin paska gisht edhe Ambasada e Turqisë, e cila e pranoi që paska ndërhyrë për futjen arit në Kosovë!

Çfarë shteti jemi ne kur edhe ambasadat e huaja bëhen pjesë e kontrabandës dhe e krimit të organizuar?!

Ku është shteti, ku është Qeveria, ku është opozita, ku është Parlamenti, ku është Prokuroria, ku është Policia e Kosovës, ku janë OJQ-të, ku është populli ?!

A mban përgjegjësi dikush në këtë vend, për të gjitha këto skandale dhe tmerre? A mban përgjegjësi shteti për jetën e qytetarëve të tij?

A ka shtet ky vend, apo vetëm pushtet për të ushqyer një grusht njerëzish, që tani e gjashtëmbëdhjetë vjet, e kanë bërë këtë vend vatër të krimit të organizuar dhe parajsë për hajdutët, banditët dhe kriminelët e politikës dhe parapolitikës? Deri kur do të vazhdojmë kështu?!

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)