Deputetet përfitues të mëdhenj në kurriz të qytetarëve
Shkruar nga Blerim Burjani
Deputetet duket se janë klase e re ekonomike ne Kosove bazuar nga paga qe marrin nga buxheti i Kosovës apo nga xhepi i qytetarëve.
Bazuar në të hyrat qe marrin si deputet duke lëne anash privilegjet tjera, del se ato para me mire ishte për ti dedikuar shëndetësisë apo fëmijëve jetim apo kategorive në nevojë se sa te iu epet atyre kotë.
Kosova ka nevojë urgjente te reduktojë të hyrat për deputet dhe privilegjet në minimum në mënyrë qe njerëzit mos te stimulohen vetëm te merren me politik e as që din çka është politika, por me i orientuar ne ekonomin e tregut e cila është baze e sistemit te sotëm ekonomik te vendit, pastaj zvogëlimi i dikastereve qeveritar me se shumti 12 pra te ndodhë fuzionomi i plotë i administratës, të reduktohet numri i madh i zyrtarëve administrative te shtetit.
Politika në Kosovë po shërben si biznes i mire, madje edhe veç deputet me kane, andaj ka shume njerëz qe për here te katër janë deputet në legjislaturë pa ua pa kush hairin e me se paku qytetaret, vetëm ata kanë pas përfitime dhe familjet e tyre.
Ka shumë arsye qe të zvogëlohen privilegjet e këtyre njerëzve të cilët nuk bëjnë asgjë ose veç sillen vërdallë dhe mund ti takoni te sheshi duke pi kafe ose duke shëtitur kudo pari asajde.
Për çka qytetari të paguan paga të kota për këtë kategori njerëzish të cilët janë ardhë në ato pozita në mënyrë të çuditshme, dhe se aspak dhe askujt nuk i kanë kontribuar.
Për çka duhet humbur kohë me ta, edhe ashtu shumica prej tyre kurrfarë ndikimi nuk kanë në parlament.
Ky kuvend sikurse edhe shume legjislatura te me hershme janë udhëhequr nga qeveria, asnjëherë këta deputet nuk i kanë tërhequr vërejtjen kryeministrit për mos ardhje në interpelanca, e as ministrave, kjo të bënë më dije se këta deputet janë formal dhe se askush nuk i vetë ata për gjera madhore as te vogla.
Kundërshtimi me i madhe i kuvendi është mos pranimi i themelimit të gjykatës speciale edhe atë për pak se nuk votuan.
Puna e legjislaturës është me tepër formale, deputetet i thërrasin ne interpelancë ministrat, ata gati kurrë apo rrallë paraqiten ne kuvend me arsyetim se janë dal jashtë shtetit me punë zyrtare e disa gjenden në lobizim për njohje të Kosovës.
Janë disa deputet që pyetjet ua shkruajnë tjerat jashtë parlamentit për ministra se nuk din as çka me pyet, shpesh ndodhë që edhe te tjerët jashtë kuvendit i kontaktojnë deputet dhe privatisht dhe i nxitin te bëjnë debate ne mes kuvendareve për interesa te dikujt.
Shumica e këtyre njerëzve janë asajde veç fizikisht, sepse shumica e tyre gati gjatë seancës merren me mesazhe telefonike.
Se janë të dobët dhe jo serioz këtë e dimë por ata nuk marrin paga nga qytetarët për të ndenjur kotë, plus te kenë benefite tjera, që kjo ka bërë që disa individ për më shumë se tre mandate kanë ndenjur kotë pa bërë gjë kanë marr paga të majme, po sikur të kishte ndodhë diku në ndonjë shtet demokratik një gjë e tillë ishte alarmuar i tërë shteti dhe kishin bërë përpjekje për të ndryshuar gjendjen.
Se në parlament ka gjithçka edhe jo dihet a ka vozitës te dikujt me herët, a ka njerëz që janë kanë duke ndenjur kotë, a ka njerëz të cilët asnjë fushe sektoriale se njohin, a ka njerëz me shkollim të dyshimtë.
Gjithçka ka aty. Partitë politike nuk obligohen me kurrgjë që propozojnë njerëz me kredibilitet dhe integritet moral për pozitën e deputetit, ata thjeshtë i propozon shefi dhe i fusin ne lista për deputet miq, shokë të ngushtë, persona të dëgjueshëm e çka jo tjetër, andaj kjo është ajo pse nuk kemi deputet të aftë të përgatitur që vijnë nga një sektor i shquar dhe punë të shquar që ka bërë diku apo në ndonjë fushë të jetesë social, ekonomike e tjerë, prandaj ne kemi njerëz të shumtë të cilët ishin marr me punë të kota por kanë arrit për mbi tre legjislatura te jenë deputetet.
Përderisa partitë politike nuk reformohen nuk ka ndonjë perspektivë as parlamenti, ndonjëherë edhe më mirë është që si pyete kurrë kryeministri se nuk din gjë, qeveria është sponsor i ligjeve, dokumenteve strategjike ata si deputet nuk kanë nevojë me ditë as kërkesë më shkrua se ketë e bënë qeveria kjo gjendja aktuale në shtetin tonë.