Çka mësuam nga largimi i ministrit Jabllanoviq
Shkruar nga Smajl Latifi
Vullnetit, energjive si dhe zërit kumbues të popullit për liri, demokraci, zhvillim, përparim, dinjitet njerëzor dhe kombëtar, nuk ka fuqi dhe as qeveri që mund t\'i rezistoi.
Shkarkimi i ministrit Jabllanoviq është një fitore e rëndësishme e qytetarëve tanë dhe e Kosovës.
Vetëm duke qenë aktiv, ne do të shënojmë fitore të reja për Kosovën dhe qytetarët tanë.
Asnjë e mirë nuk na vjen nga një qeveri dhe qeversje si kjo, që s\'ka ide, vizion, kapacitet, vendosmëri dhe vullnet për t\'i dalë në ballë nevojave, kërkesave dhe interesave legjitime të popullit tonë.
Me sa po shihet, Qeveria e Isa Mustafës do ta ketë të vështirë t\'i rezistojë gjatë zërit të qytetarëve të pakënaqur, të pashpresë dhe të organizuar, i cili do të rritet, fuqizohet dhe do të triumfojë ndaj nënshtrimit, pazotësisë, pagjakësisë që po e përcjell koalicionin e interesave të ngushta, LDK-PDK.
Vazhdimësia e kësaj qeverie dhe qeverisjeje është e keqe e madhe që nuk duhet lejuar.
Politikën e mbrapshtë, sjelljet nënshtruese dhe dorëzimin, e kaluara na kujton se, populli ynë i ka dënuar, duke ua kthyer shpinën këtyre të këqijave, ai ka përqafuar rezistencën dhe ka ndjekur rrugën e kundërshtimit e të përpjekjeve të pandalshme deri në fitore.
Gjumi është armiku më i madh i ndryshimit të gjendjes në Kosovë.
Prandaj,...të zgjuar, mos të ndalemi drejt fitores së radhës- Trepça është e jona!
Urime Kosovë!