07 Janar 2025

Çfarë jemi duke ngrënë

Shkruar nga Liridona Segash

Kosovarët e kuptuan se buka që hajnë nuk është e shëndetshme. Siguria në ushqimet që konsumojmë në vendin tonë është zero. Zbulimi dhe paraqitja e të vërtetës po qon në krijimin e skandaleve.

Kështu ndodhi edhe me rastin e miellit M&Sillosi. Vënia në pikëpyetje e cilësisë së tij ka bërë që të zbulohen dallaveret e njërës prej kompanive më të mëdha në vend “Devolli Corporation”.

E gjithë kjo ndodhi pasi gazeta“Ekspress”kishte publikuar lajmin se mielli që ka përdor  kjo kompani ishte i dedikuar për kafshë e jo për njerëz.

Ky skandal bënë që në kokë të kemi shumë pyetje pa përgjigje. Çfar mielli kemi konsumuar dhe  po konsumojmë? Sa është dëmtuar shëndeti i qytetarëve nga mielli i shitur për krunde?

Këtu vihet në pikëpyetjë shëndeti i qytetarëve sepse gruri me afat të skaduar ka hyrë në Kosovë dhe është konsumuar nga ne qytetarët dhe ne jemi ata që do ti vuajmë pasojat në të ardhmen e jo ata që e importuan atë nga Serbia.

Me këtë veprim janë dëmtuar edhe prodhuesit vendor të  grurit dhe qytetarëve u është ofruar miell i cilësisë së dobët.

Ligji për të drejtat e konsumatorit nuk po zbatohet. Qytetarët janë mjaft të shqetësuar sa i përket sigurisë së ushqimit për arsye se shiten shumë produkte me afat të skaduar. Ndodh që “blenë qumësht dhe del kos”.

Kjo gjë bënë që shumë  konsumatorë ta zbehin besueshmerinë në produktet vendore dhe të blejnë produkte që importohen nga vendet tjera, për shkak të cilësisë më të mirë.

Gjithashtu, skandali i grurit mund të sjellë pasoja negative për kompaninë “Devolli”duke bërë që shumë konsumatorët të mos i blejnë produktet e  kësaj kompanie.

Liria e shperehjes është e drejtë e çdo njeriu dhe askush nuk mund të gjykohet apo nënçmohet nëse ka thënë diçka për një çështje të caktuar, e aq më pak nësë ai përson është gazetar.

Puna e gazetarit është të zbulojë të vërtëtën dhe ta raportoj atë tek publiku. Prandaj, vendosja e postereve linçuese kundër gazetarit Berat Buzhala është një veprim jo etik dhe duhet të dënohet qoftë nga institucionet përgjegjëse, qoftë nga ne qytetarët e Republikës së Kosovës.

Në bazë të këtyre argumenteve vërtetohet se në vendin tonë çdo gjë mund të ndodhë dhe për këtë askush të mos jep llogari, as para popullit as para ligjit.

Qe sa kohë është bërë alarmante çështja e grurit të importuar nga Serbia dhe për skandalin e miellit të destinuar për kafshë e që është përdorur në tregun tonë për njerëz.

Institucionet tona vazhdimisht heshtin. Askush nuk po merr masa që të zgjidhet kjo çështje. Qytetarët vazhdojnë të kenë dilema sepse ende nuk e dinë a kanë ngrënë miell për kafshë apo për njerëz.

Këtë punë duhet ta zgjedhin institucionet përgjegjëse, Ministria e Bujqësisë dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë duhet të punojnë për zbardhjen e kësaj çështje.  

Edhe deputetët duhet ta gjykojnë ashpër  këtë dukuri sepse ata të gjithë janë zgjedhur nga populli dhe duhet t’i mbrojnë interesat e tij. Prandaj, të zbulohet e vërteta dhe të dënohen fajtorët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)