Çështë kjo ftohtësi
Shkurar nga Lulzim A. Beqiri
Paradoksi që jemi duke e jetuar...
Barrë e rëndë o dashamirë të karrigave, Barrë e rëndë
Sot o kurrë e kemi mundësin më të mira në të gjitha sferat e jetës për të ndryshuar këtë gjendje amullie që ka kapluar shoqërinë kosovare. Por, çjemi duke bërë se?!
Diploma universitare false, punime shkencore false, vendime kushtetuese false, lista veteranësh false, barna shëruese false, etiketa ushqimi false, deklarime doganore false, fatura rryme false, leje ndërtimi false, lajme radiotelevizive false, biznese false, kontrata false, përndjekje false, burgje false, institucione false, premtime false, qëndrime false, ide false - gjithçka false (Lumir Abdixhiku)
Edhe
Po na etiketojnë me etiketime që kurrë si kemi pasur, po na akuzojnë si jo tolerant përderisa pikërisht toleranca është meritë e jona.
Vetë pak gjëra po i potencojë, lista e ftohtësis është pa fund, Kosovë mos thuaj marova
503 diploma false në Pejë, në një Shtet normal, më e vogla që eshtë dashtë të ndodh, është dorëheqja e Ministrit të Arsimit.
Në vitin 2007 në konkursin për master në Fakultetin Ekonomik të Universitetit Hasan Prishtina numri më i madh i të pranuarve ishte nga Peja, mu nga ky Universitet, dhe shumica me notën mesatare 10, që ishtë paradoks për atë kohë, (pa i etiketuar ata që vertetë e merituan), andaj si të motivohet një studentë në UP sot?
Kush është përgjegjës i këti krimi të pa parë ndonjëherë, E ese mos ik nga ky vend.
Papunësia
Humbja e një vendi pune mund të jetë ngjarje shumë e mërzitshme ekonomike në jetën e një personi.
Shumica e njerëzve mbështeten në fitimet e tyre nga puna për të ruajtur standardin e jetesës.
Shumë njerëz fitojnë nga puna e tyre jo vetëm të ardhurat, por gjithashtu një ndjesi të arritjeve personale.
Humbja e një vendi të punës, do të thotë një standard më i ulët i jetesës në të tashmen, ankth për të ardhmen dhe një vetëvlerësim i reduktuar.
Barrë e rëndë o dashamirë të karrigave, Barrë e rëndë
Papunësia është një barrë e madhe për të gjithë qytetarët në këtë vend të dalë nga një luftë e përgjakshme, duke shkaktuar një dëm të madh ekonomik.
Siç dihet, ky fenomen shkakton shumë dëme të mëdha, si në aspektin ekonomik, shoqëror, social e politik.
Mbetet sfidë e madhe për institucionet e Republikës së Kosovës dhe mekanizmat që kanë qasje në përmasimin e kësaj dukurie, që e ka kapluar shoqërinë kosovare, posaçërisht rininë e saj, e cila përbën më shumë se 50% të fuqisë punëtore.
Rritja e madhe e papunësisë mund të shërbejë si shtrat i ngrohtë për zhvillimin e dukurive negative të dëmshme për shoqërinë në përgjithësi, e posaçërisht për rininë, e cila në Kosovë është jashtëzakonisht në moshë të re.
Këto dukuri mund të jenë: kriminaliteti, vjedhjet, plaçkitjet, zhvillimi i ekonomisë ilegale, droga, huliganizmi etj.
Për të siguruar ekzistencën e vet dhe të anëtarëve të familjes, të papunët janë të prirë të bëjnë punë të liga dhe të dëmshme që shkojnë në dëm të shoqërisë në përgjithësi.
Mund të konstatojmë se papunësia e madhe paraqet një problem mjaft kompleks dhe të ndërlikuar ekonomiko-shoqëror dhe social, për çka duhet edhe të kihet qasje komplekse për zgjedhjen e këtij problemi.
Korrupsioni
Korrupsioni është një virus i pa shërueshëm deri më tani, që po i përcjellë vazhdimisht organet shtetërore të Republikës së Kosovës.
Prijësit tanë duhet që të jenë më të ndërgjegjshëm para qytetarëve dhe shtetit që sapo mbushi 7 vite të ekzistencës së tij si shtet i pavarur dhe sovran.
Këta politikan duhet urgjentisht të hartojnë strategji efektive për ta luftuar këtë dukuri që njëherit është edhe njëri nga obligimet që duhet të përmbushen në rrugëtimin drejt BE-së.
Korrupsioni është njëra nga arsyet pse qytetaret e Republikës se Kosovës janë kaq pesimist për të jetuar dhe investuar në token ku sakrifikuan shumë.
Kosova ballafaqohet sot me sfida shumë të mëdha në Integrimet Euroatlantike zotri Thaçi.
Korrupsioni mbetet fenomen i zakonshëm në jetën e përditshme të kosovarëve.
Qytetaret e këtij vendi duhet që në asnjë mënyrë të mos kontribuojnë në përhapjen e kësaj sëmundjeje, nga veprimet aktive ose pasive të tyre, ose me heshtjen e tij të bëhemi bashkëfajtorë.
Korrupsioni është një e keqe që duhet të luftohet duke refuzuar të japë ose të marrë dhe duke raportuar atë në organet kompetente.
Kjo në fund të fundit është detyra jonë si qytetar, për të denoncuar të keqen dhe në të njëjtën kohë, në duhet gjithmonë të jemi të vetëdijshëm për të mos përkrahur sjelljen e keqe të disa individëve, ne nuk duhet të lidhemi me ta ose tu lakmojmë atyre qofshin edhe të afërmit tanë.
Sot ryshfeti dhe korrupsioni sikur është bërë normale në jetën tonë, dhe ndoshta edhe kemi marrë pjesë në të edhe pa menduar fare!
Po me vjen turp nga mos turpi juaj...